Shoqata "Gazetarët Profesionistë të Shqipërisë" APJ Albania

  • Home
  • Albania
  • Tirana
  • Shoqata "Gazetarët Profesionistë të Shqipërisë" APJ Albania

Shoqata "Gazetarët Profesionistë të Shqipërisë" APJ Albania Free media matters! Professionals make difference in media!

Faqja e shoqatës "Gazetarët Profesionistë të Shqipërisë" ofrohet si platformë e mendimit të lirë të gazetarëve kudo ku ata punojnë! E themeluar që në vitin 1993, Shoqata "Gazetarët Profesionistë të Shqipërisë (SHGPSH), APJ Albania (anglisht) është një organizatë joqeveritare me karakter profesional, jofitimprurëse, me anëtarësi. Anëtarësia në shoqatë bëhet mbi bazën e vullnetit të lirë, pa kufizim

e në lidhje me bindjet politike, fetare, racën, kombësinë, me kusht që anëtari të pranojë Statutin e shoqatës dhe të paguajë rregullisht kuotizacionin.

E papranueshme qe policia prek gazetaret e akoma me rende, i privon nga liria!
23/07/2026

E papranueshme qe policia prek gazetaret e akoma me rende, i privon nga liria!

🔴Përditësim:
Gazetarja Vjolanda Peca është liruar nga ambientet e komisariatit. Shoqërimi në komisariat kundër vullnetit dhe mbajtja për më shumë se dy orë e gazetares në kushte të privimit të lirisë është e pa pranueshme dhe një shkelje e rëndë e lirisë së ushtrimit të profesionit që nuk duhet të përsëritet.

🔴 Reagim

Gazetarja e Citizens.al, Vjolanda Peca është shoqëruar në Komisariatin nr.1, ku po mbahet në kushte të privimit të lirisë.
Ajo ishte ishte duke ushtruar detyrën e saj në raportimin e protestës së zhvilluar sot para Kuvendit.

Gazetarët kanë detyrimin dhe të drejtën kushtetuese të raportojnë ngjarjet me interes publik, pa u penguar, intimiduar apo shoqëruar nga autoritetet për shkak të punës së tyre. Çdo ndërhyrje që cenon ushtrimin e lirë të profesionit përbën shqetësim serioz për lirinë e medias dhe të drejtën e publikut për t’u informuar.

Redaksia jonë e dënon këtë akt dhe u bën thirrje autoriteteve të garantojnë që gazetarët të ushtrojnë detyrën e tyre në mënyrë të lirë, të sigurt dhe pa presion, ndërsa mbetemi të angazhuar në mbrojtje të lirisë së medias dhe të drejtës për informim.

22/06/2026
16/03/2026

On 13 March 2026, Albanian Prime Minister Edi Rama held a press conference in Tirana during which he once again displayed disrespect towards members of ...

DECLARATIONThe Association of Professional Journalists of Albania once again expresses its concern over Prime Minister E...
13/03/2026

DECLARATION

The Association of Professional Journalists of Albania once again expresses its concern over Prime Minister Edi Rama’s bullying behavior towards journalists when they ask questions. This behavior was evident once again during today’s press conference.
The Prime Minister's intimidating and labelling language escalated today into an act of force, with two journalists being removed from the press conference: Ambrozia Meta of Syri TV, who was told she would be banned from all future press conferences, and Isa Myzyraj of Report TV, who was physically removed from the room. By restricting journalists' access to public information, the Prime Minister is displaying his power over them and revealing how he perceives his relationship with the media. Journalists' access to public information is not a privilege, but a fundamental right that guarantees transparency and the proper functioning of parliamentary democracy.
The Association of Professional Journalists of Albania condemns the Prime Minister's behavior towards journalists and calls on him to exercise self-restraint, respecting the role of the media as the fourth power and as a voice of public interest. All politicians, particularly Prime Ministers, are obliged to be responsible and accountable to the media.
In a democratic society, the relationship between the different branches of power, including that between the executive and the media, is not a matter of personal preference, but rather a necessary coexistence that is regulated by the constitution. In this system, each branch of power exercises its own role and responsibilities while respecting the duties of the others.

DEKLARATËShoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë shpreh sërish shqetësimin për sjelljen bullizuese të kryeminis...
13/03/2026

DEKLARATË

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë shpreh sërish shqetësimin për sjelljen bullizuese të kryeministrit Edi Rama me gazetarët teksa i bëjnë pyetje, një situatë që u përsërit edhe gjatë konferencës së sotme për shtyp.
Gjuha intimiduese dhe etiketuese e përdorur nga kryeministri u përshkallëzua ditën e sotme, me një akt force, nxjerrjen jashtë konferencës për shtyp të dy gazetarëve, Ambrozia Meta e Syri TV, të cilës i bëri të ditur se do të përjashtohej përgjithmonë nga konferencat e tij, si dhe gazetarit Isa Myzyraj i Report TV, që u nxor jashtë nga salla. Shembulli i forcës së pushtetit që tregoi kryeministri ndaj gazetarëve, duke u kufizuar aksesin në informacionin publik, ishte prova se si z. Rama e koncepton marrëdhënien me median. Aksesi i gazetarëve në informacionin publik nuk është privilegj, por një e drejtë thelbësore, që garanton transparencën dhe funksionimin e demokracisë parlamentare.
Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë e dënon këtë sjellje të kryeministrit ndaj gazetarëve dhe i bën thirrje atij të tregojë vetëpërmbajtje dhe të respektojë rolin e medias, si pushteti i katërt dhe si zë i interesit publik. Çdo politikan, veçanërisht një kryeministër, ka detyrimin të jetë i përgjegjshëm dhe llogaridhënës përballë medias.
Në një shoqëri demokratike, marrëdhënia mes pushteteve, përfshirë atë mes ekzekutivit dhe medias, nuk është çështje preference personale, por një bashkëjetesë e domosdoshme, e rregulluar në kushtetutë, ku secili ushtron rolin dhe përgjegjësinë e vet, duke respektuar detyrën e tjetrit.

28/01/2026

Address

Tirana
AL1001

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shoqata "Gazetarët Profesionistë të Shqipërisë" APJ Albania posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Shoqata "Gazetarët Profesionistë të Shqipërisë" APJ Albania:

Shortcuts

Share