Institute for Albanian Municipalities

Call Directions Website Contact the organization

Institute for Albanian Municipalities Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Institute for Albanian Municipalities, Non-Governmental Organization (NGO), (A): Boulevard ’Bajram Curri’, Pallati NCE, H. 1, NJA 1,, Tirana-Albanian, Tirana.

Institute for Albanian Municipalities, working to empower local government, sustainable cities,support transparency, and connect Albanian municipalities with the world.

TRANSNATIONAL MEETING – JETSKIR PROJECTAvilés, 13–15 October 2026
17/10/2026

TRANSNATIONAL MEETING – JETSKIR PROJECT
Avilés, 13–15 October 2026

16/10/2026

During tje second day of Jetskit meeting we visited the ArcelorMittal’s R&D centres in Avilés, with a focus on
innovation and decarbonisation activities linked to the transformation of the
steel industry. Interreg EuropeInstitute for Albanian Municipalities

15/10/2026

Visit to ArcelorMittal’s R&D centres in Avilés, with a focus on
innovation and decarbonisation activities linked to the transformation of the
steel industry.

Projekti JETSKIR në vëmendjen e mediave spanjolle-Avilés, Spanjë 🇪🇸🇪🇺Takimi ndërkombëtar i projektit JETSKIR – Just Ener...
15/10/2026

Projekti JETSKIR në vëmendjen e mediave spanjolle-Avilés, Spanjë 🇪🇸🇪🇺

Takimi ndërkombëtar i projektit JETSKIR – Just Energy Transition for Sustainable and Inclusive Regions, i zhvilluar më 1-15 tetor 2026 në Avilés të Spanjës, ka tërhequr vëmendjen e mediave rajonale spanjolle.

Gazetat La Nueva España dhe El Comercio i kanë kushtuar tre artikuj të veçantë këtij takimi, duke vënë në pah rëndësinë e tranzicionit të drejtë industrial dhe ekologjik, inovacionit, ekonomisë qarkulluese dhe bashkëpunimit ndërmjet autoriteteve vendore, bizneseve dhe partnerëve socialë.

Në qendër të raportimeve ishte modeli i qytetit të Avilés për dialogun dhe partneritetin publik-privat, i konkretizuar përmes marrëveshjes Avilés Innova, e cila bashkon bashkinë, përfaqësuesit e sipërmarrjes dhe sindikatat në mbështetje të transformimit ekonomik dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe vizitës në La Curtidora, një qendër inovacioni dhe mbështetjeje për sipërmarrjet, si shembull i transformimit të trashëgimisë industriale në mundësi të reja ekonomike.

Instituti për Bashkitë e Shqipërisë (IAM), si partner i projektit JETSKIR, pjesë e programit Interreg Europe, mori pjesë në këtë takim së bashku me partnerë nga vende të ndryshme evropiane, duke shkëmbyer përvoja mbi rolin e qeverisjes vendore në tranzicionin e drejtë, zhvillimin ekonomik dhe përfshirjen e komuniteteve.

Për IAM, kjo përvojë përforcon një mesazh të rëndësishëm: tranzicioni i drejtë nuk është vetëm një proces ekonomik dhe mjedisor, por edhe një proces social dhe territorial, ku bashkitë duhet të kenë një rol aktiv në planifikim, vendimmarrje dhe krijimin e mundësive të reja për komunitetet e tyre.

Vëmendja e mediave spanjolle dëshmon rëndësinë e bashkëpunimit evropian dhe të shkëmbimit të praktikave të mira për ndërtimin e territoreve më të qëndrueshme, konkurruese dhe gjithëpërfshirëse. Interreg Europe Agron Haxhimali

14/10/2026

Internal technical meeting of the JETSKIR project at La Curtidora
(business incubator and innovation hub supporting entrepreneurship, start-ups,
and SMEs in Avilés, and a key asset in the city’s innovation ecosystem).Interreg Europe Agron Haxhimali https://www.interregeurope.eu/jetskir

The TDBB October Board of Directors meeting was hosted by the Zeytinburnu Municipality.During the meeting, Uğur Ibrahim ...
13/10/2026

The TDBB October Board of Directors meeting was hosted by the Zeytinburnu Municipality.

During the meeting, Uğur Ibrahim Altay-President of the United Cities and Local Governments (UCLG) and Mayor of Konya Metropolitan Municipality handed over the TDBB presidency, a role he had held for eight years, to Fırat Görgel, Mayor of Kahramanmaraş Metropolitan Municipality.

At the Board of Directors meeting, agenda items aimed at strengthening existing cooperation and fostering solidarity among local governments across the Turkic world were evaluated.TDBB Sister Cities Platform - TDBB Kardeş Şehirler Platformu Türk Dünyası Belediyeler Birliği - Union Of Turkish World Municipalities Uğur İbrahim Altay

Takimi Transnacional i Projektit JETSKIR📍 Avilés, Spanjë | 13–15 tetor 2026Instituti për Bashkitë e Shqipërisë (IAM) po ...
13/10/2026

Takimi Transnacional i Projektit JETSKIR
📍 Avilés, Spanjë | 13–15 tetor 2026

Instituti për Bashkitë e Shqipërisë (IAM) po merr pjesë në Takimin Transnacional të projektit JETSKIR, që zhvillohet në qytetin e Avilés, Spanjë.

Në kuadër të këtij takimi, u organizua një pritje zyrtare institucionale në Bashkinë e Avilés, në Sallën Plenare të Këshillit Bashkiak, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve dhe organizatave nënshkruese të Marrëveshjes Avilés Innova.

Marrëveshja Avilés Innova përfaqëson një model të partneritetit lokal publik-privat, të nënshkruar ndërmjet Bashkisë së Avilés, Federatës së Sipërmarrësve të Asturias (FADE) dhe dy sindikatave kryesore, UGT dhe CCOO.

Ky model bashkëpunimi ndërmjet qeverisjes vendore, sektorit të biznesit dhe sindikatave përbën një përvojë të rëndësishme për nxitjen e inovacionit, zhvillimit ekonomik vendor dhe tranzicionit të drejtë.

Në takim marrin pjesë edhe përfaqësues të Institutit për Bashkitë e Shqipërisë (IAM) dhe Duisburg Business & Innovation GmbH (Gjermani) dhe partner nga vende te tjera.

Interreg Europe

JETSKIR aims to facilitate a just transition of industrial regions, balancing ecology, competitiveness and social issues, while engaging all stakeholders. It seeks to exchange experiences among partner city regions on organizing this transition integratively. The project fosters integrated, just, an...

“27 vende të BE-së, 27 realitete territoriale: Integrimi europian nuk ka një model unik bashkie.”Çfarë na mëson përvoja ...
13/10/2026

“27 vende të BE-së, 27 realitete territoriale: Integrimi europian nuk ka një model unik bashkie.”

Çfarë na mëson përvoja europiane për reformën territoriale në Shqipëri?

Me miratimin e ndarjes së re administrativo-territoriale, Shqipëria kalon nga 61 në 46 bashki, ndërsa ruan 12 qarqet. Ky ndryshim rikthen në vëmendje një pyetje të rëndësishme: A është madhësia e bashkisë përcaktuese për eficiencën e qeverisjes vendore dhe integrimin europian?

Të dhënat krahasuese të OECD/UCLG për vendet e Bashkimit Europian tregojnë një realitet interesant: nuk ekziston një model i vetëm europian i organizimit territorial.

Franca ka rreth 35 mijë bashki, me një popullsi mesatare prej 1,928 banorësh. Çekia ka mbi 6,200 bashki, me mesatarisht 1,710 banorë, ndërsa Sllovakia rreth 2,900 bashki, me mesatarisht 1,865 banorë.

Nga ana tjetër, Danimarka ka 98 bashki me mesatarisht rreth 60 mijë banorë, Holanda 352 bashki me rreth 50 mijë banorë dhe Suedia 290 bashki me rreth 36 mijë banorë.

Të gjitha këto vende janë pjesë e Bashkimit Europian, pavarësisht dallimeve të mëdha në organizimin e tyre territorial.

Çfarë i bashkon këto modele?

Jo madhësia e bashkive, por përpjekja për të organizuar kompetencat, financimin, bashkëpunimin ndërvendor dhe koordinimin rajonal në mënyrë që institucionet t’u përgjigjen nevojave të qytetarëve.

Në disa vende, bashkitë e vogla funksionojnë përmes mekanizmave të fortë bashkëpunimi dhe niveleve të tjera të qeverisjes. Në vende të tjera, bashkitë më të mëdha ushtrojnë kompetenca më të gjera, të mbështetura nga struktura rajonale.

Ky krahasim është i rëndësishëm edhe për Shqipërinë.

Integrimi në Bashkimin Europian nuk kërkon një madhësi të caktuar të bashkive. Po kështu, numri apo madhësia e bashkive nuk është kriter i drejtpërdrejtë për alokimin e fondeve të politikës së kohezionit.

Megjithatë, kapacitetet administrative, planifikimi strategjik, menaxhimi financiar, bashkëpunimi institucional dhe aftësia për të përgatitur e zbatuar projekte janë vendimtare për përdorimin efektiv të fondeve europiane.

Kjo nuk do të thotë se bashkitë më të mëdha nuk kanë përparësi. Konsolidimi territorial mund të krijojë ekonomi shkalle, të përmirësojë kapacitetet profesionale dhe të mundësojë planifikim më të integruar. Por këto përfitime nuk vijnë automatikisht nga ndryshimi i kufijve administrativë.

Prandaj, në kushtet kur Shqipëria ka miratuar organizimin e ri me 46 bashki dhe 12 qarqe, diskutimi duhet të orientohet gjithnjë e më shumë drejt cilësisë së sistemit të qeverisjes vendore dhe rajonale.

A kemi një ndarje të qartë të kompetencave? A kanë bashkitë burime financiare të mjaftueshme? A funksionon bashkëpunimi ndërvendor? Çfarë roli do të kenë qarqet në koordinimin e zhvillimit rajonal dhe përgatitjen për politikën europiane të kohezionit? A do të përmirësohet përfaqësimi, aksesi në shërbime dhe zhvillimi i ekuilibruar i territoreve?

Këto janë pyetje që meritojnë përgjigje dhe vlerësim të bazuar në rezultate.

Përvoja europiane na mëson se nuk është madhësia e bashkisë ajo që përcakton vetvetiu cilësinë e qeverisjes, por mënyra se si organizohet, financohet dhe ushtrohet pushteti vendor.

Për Shqipërinë, sfida e radhës është që konsolidimi territorial të shoqërohet me decentralizim real, institucione funksionale, autonomi financiare, përfaqësim demokratik dhe kapacitete të qëndrueshme për zhvillimin vendor e rajonal.

Europa nuk na ofron një hartë të vetme për ta kopjuar. Na ofron modele të ndryshme dhe përvoja nga të cilat mund të mësojmë.

📊 Burimi i tabelës: OECD/UCLG (2022), 2022 Country Profiles of the World Observatory on Subnational Government Finance and Investment. Të dhënat e tabelës i referohen vitit 2021.

Rrugët ruraleNë transfertën e vitit 2025, njësive të vetëqeverisjes vendore u është akorduar fondi për rrugët rurale të ...
13/10/2026

Rrugët rurale
Në transfertën e vitit 2025, njësive të vetëqeverisjes vendore u është akorduar fondi për rrugët rurale të transferuara në bashki ne masë 666 905 lek për 61 bashkitë, ose mesatarishtë 10.9 milion për çdo bashki.
Por Njësitë e vetëqeverisjes vendore janë ligjërishtë të lira të shtojnë fonde nga të ardhurat e tyre për të rritur cilësinë e shërbimit në rrugët rurale.
Grafiku më poshtë tregon shpërndarjen për çdo bashki dhe mesataren.
Nga këndvështrimi ekpertëve të Institutit për Bashkitë ky buxhetim është
tejet i ulët në raportë me nevojën për infrastrukurën rrugore rurale.
Ndaj
kërkohet më shumë burime financimi nga qeveria por dhe nga vetë bashkitë.

Address

(A): Boulevard ’Bajram Curri’, Pallati NCE, H. 1, NJA 1,, Tirana-Albanian
Tirana
1004

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Institute for Albanian Municipalities posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Institute for Albanian Municipalities:

Shortcuts

Share