Shoqata Ujësjellës Kanalizime e Shqipërisë

Call Directions Website Contact the organization

Shoqata Ujësjellës Kanalizime e Shqipërisë Shoqata e Ujësjellës Kanalizimeve e Shqipërisë (SHUKALB), e themeluar në vitin 2000, është një Shoqatë profesionale, jofitimprurëse e profesionistëve ...

Shoqata e Ujësjellës Kanalizimeve e Shqipërisë (SHUKALB), e themeluar në vitin 2000, është një Shoqatë profesionale, jofitimprurëse e profesionistëve në sektorin e furnizimit me ujë dhe kanalizimeve, e cila synon te përmirësojë menaxhimin e Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Kanalizimeve në Shqipëri, për ta bërë atë më efiçent, të qëndrueshëm dhe efektiv në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi në Shqipëri. Shoqata është e regjistruar sipas ligjit në Gjykatën e Tiranës. Vizioni i SHUKALB është “të njihet si Lider i Afirmuar në avancimin e cilësisë së performancës dhe qëndrueshmërisë në sektorin e ujit”. Deklarata e Misionit të Organizatës konsiston në 4 objektiva kryesore:

Mbrojtja e interesave kolektive të profesionistëve të sektorit të ujit në Shqipëri. Lider në shërbimin si burim njohurish, zhvillim profesional dhe network
Investim në kohë dhe burime për rritjen e ndërgjegjësimit dhe tërheqjen e brezit të ri për të zhvilluar karrierën e tyre profesionale në sektorin e ujit. Një forcë pozitive për nxitjen e mirëkuptimit, bashkëpunimit, dhe partneritetit rajonal në Ballkanin Perëndimor.

14/10/2026

🌊 𝐓𝐇𝐈𝐑𝐑𝐉𝐄 𝐏𝐄𝐑 𝐀𝐏𝐋𝐈𝐊𝐈𝐌

𝐁𝐞𝐡𝐮 𝐩𝐣𝐞𝐬𝐞 𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢𝐭 𝐭𝐞 𝐏𝐫𝐨𝐟𝐞𝐬𝐢𝐨𝐧𝐢𝐬𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐭𝐞 𝐑𝐢𝐧𝐣 𝐭𝐞 𝐔𝐣𝐢𝐭 (𝐏𝐑𝐔) 𝐩𝐫𝐚𝐧𝐞 𝐒𝐇𝐔𝐊𝐀𝐋𝐁

A je një profesionist i ri i apasionuar pas sektorit të ujit dhe dëshiron të kontribuosh në zhvillimin e tij në Shqipëri?

👉 Kjo është mundësia jote për të ndikuar, mësuar dhe krijuar lidhje të vlefshme profesionale.

🌟 Ç𝐟𝐚𝐫𝐞 𝐩𝐞𝐫𝐟𝐢𝐭𝐨𝐧?
🤝 Rrjetëzim me profesionistë të sektorit
🎓 Zhvillim profesional dhe lidership
🗣️ Pjesëmarrje në konferenca, trajnime, webinare dhe iniciativa sektoriale
💡 Mundësi për të ndikuar në prioritetet e brezit të ri të profesionistëve të ujit

✅ 𝐊𝐮𝐬𝐡 𝐦𝐮𝐧𝐝 𝐭𝐞 𝐚𝐩𝐥𝐢𝐤𝐨𝐣𝐞?
• Të jesh nën 35 vjeç
• Të jesh i angazhuar në sektorin e ujit në Shqipëri
• Të kesh dëshirë të kontribuosh vullnetarisht në komunitetin PRU dhe aktivitetet e SHUKALB

📅 𝐀𝐟𝐚𝐭𝐢 𝐢 𝐚𝐩𝐥𝐢𝐤𝐢𝐦𝐢𝐭
𝟐𝟖 𝐭𝐞𝐭𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟔

📩 𝐒𝐢 𝐭𝐞 𝐚𝐩𝐥𝐢𝐤𝐨𝐧𝐢?
Dërgoni 𝐂𝐕-𝐧𝐞 dhe një 𝐥𝐞𝐭𝐞𝐫 𝐦𝐨𝐭𝐢𝐯𝐢𝐦𝐢 në:
📧 [email protected]

📄 Për më shumë detaje, konsultoni 𝐓𝐞𝐫𝐦𝐚𝐭 𝐞 𝐑𝐞𝐟𝐞𝐫𝐞𝐧𝐜𝐞𝐬 (𝐓𝐨𝐑) në linkun e mëposhtëm.
https://shukalb.al/wp-content/uploads/2026/10/ToR_PRU_SHUKALB_FINAL.pdf

💧 𝐒𝐇𝐔𝐊𝐀𝐋𝐁 𝐧𝐢𝐬 𝐩𝐫𝐨𝐠𝐫𝐚𝐦𝐢𝐧 “𝐌𝐢𝐪𝐭𝐞 𝐞 𝐔𝐣𝐢𝐭” 𝐩𝐞𝐫 𝐯𝐢𝐭𝐢𝐧 𝟐𝟎𝟐𝟔!SHUKALB ka nisur zbatimin e programit të edukimit dhe ndërgjegjësi...
12/10/2026

💧 𝐒𝐇𝐔𝐊𝐀𝐋𝐁 𝐧𝐢𝐬 𝐩𝐫𝐨𝐠𝐫𝐚𝐦𝐢𝐧 “𝐌𝐢𝐪𝐭𝐞 𝐞 𝐔𝐣𝐢𝐭” 𝐩𝐞𝐫 𝐯𝐢𝐭𝐢𝐧 𝟐𝟎𝟐𝟔!

SHUKALB ka nisur zbatimin e programit të edukimit dhe ndërgjegjësimit “𝐌𝐢𝐪𝐭𝐞 𝐞 𝐔𝐣𝐢𝐭”, një nismë që synon të edukojë brezat e rinj mbi rëndësinë e ujit, përdorimin e përgjegjshëm të tij dhe mbrojtjen e burimeve ujore. Programi u dedikohet nxënësve të klasave të treta të shkollave fillore dhe zhvillohet në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit.

Këtë vit, programi përfshin 20 shkolla fillore nga rajonet e Korçës, Beratit, Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës. Zbatimi i programit realizohet me mbështetjen e Projektit 𝐒𝐃𝐒𝐋𝐞𝐚𝐃 (𝐒𝐦𝐚𝐫𝐭 𝐃𝐞𝐜𝐢𝐬𝐢𝐨𝐧 𝐒𝐮𝐩𝐩𝐨𝐫𝐭 𝐚𝐧𝐝 𝐋𝐞𝐚𝐤𝐚𝐠𝐞 𝐃𝐞𝐭𝐞𝐜𝐭𝐢𝐨𝐧), i financuar në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar 𝐈𝐧𝐭𝐞𝐫𝐫𝐞𝐠 𝐕𝐈-𝐀 𝐈𝐏𝐀 𝐆𝐫𝐞𝐞𝐜𝐞–𝐀𝐥𝐛𝐚𝐧𝐢𝐚.

📚 Më 8 tetor, në Tiranë, SHUKALB zhvilloi trajnimin me mësuesit e shkollave pjesëmarrëse, të cilët do të udhëheqin nxënësit gjatë aktiviteteve edukative. Trajnimi u moderua nga Olta Alla, Menaxhere e Programeve, dhe u fokusua në objektivat, përmbajtjen dhe materialet e programit, si dhe në mënyrën e zhvillimit të aktiviteteve me nxënësit.

🎨 Gjatë programit, nxënësit e klasave të treta do të njihen me ciklin e ujit në natyrë, burimet e ujit të pijshëm, trajtimin e ujit, përdorimin e tij në jetën e përditshme dhe mënyrat për ta kursyer e mbrojtur atë. Njohuritë e fituara do t’i shprehin përmes vizatimeve, duke përcjellë idetë e tyre për rëndësinë e ujit dhe mbrojtjen e mjedisit.

🖼️ Vizatimet do të prezantohen fillimisht në ekspozita lokale, ndërsa punimet e përzgjedhura do të bëhen pjesë e Ekspozitës Kombëtare “𝐔𝐣𝐢 𝐩𝐞𝐫𝐦𝐞𝐬 𝐬𝐲𝐯𝐞 𝐭𝐞 𝐟𝐞𝐦𝐢𝐣𝐞𝐯𝐞”, që do të organizohet nga SHUKALB më 15 dhjetor 2026.

💙 Përmes programit “Miqtë e Ujit”, SHUKALB synon të nxisë te fëmijët që në moshë të hershme ndërgjegjësimin për përdorimin e përgjegjshëm të ujit dhe kujdesin ndaj mjedisit, duke i bërë ata ambasadorë të mbrojtjes së burimeve ujore.

⏰ 𝐊𝐀𝐍𝐄 𝐌𝐁𝐄𝐓𝐔𝐑 𝐕𝐄𝐓𝐄𝐌 𝟗 𝐃𝐈𝐓𝐄 𝐏𝐄𝐑 𝐑𝐄𝐆𝐉𝐈𝐒𝐓𝐑𝐈𝐌𝐈𝐍 𝐌𝐄 𝐓𝐀𝐑𝐈𝐅𝐀 𝐓𝐄 𝐑𝐄𝐃𝐔𝐊𝐓𝐔𝐀𝐑𝐀!Mos e humbisni mundësinë për të marrë pjesë në 𝐊𝐨𝐧𝐟𝐞...
21/09/2026

⏰ 𝐊𝐀𝐍𝐄 𝐌𝐁𝐄𝐓𝐔𝐑 𝐕𝐄𝐓𝐄𝐌 𝟗 𝐃𝐈𝐓𝐄 𝐏𝐄𝐑 𝐑𝐄𝐆𝐉𝐈𝐒𝐓𝐑𝐈𝐌𝐈𝐍 𝐌𝐄 𝐓𝐀𝐑𝐈𝐅𝐀 𝐓𝐄 𝐑𝐄𝐃𝐔𝐊𝐓𝐔𝐀𝐑𝐀!

Mos e humbisni mundësinë për të marrë pjesë në 𝐊𝐨𝐧𝐟𝐞𝐫𝐞𝐧𝐜𝐞𝐧 𝐝𝐡𝐞 𝐄𝐤𝐬𝐩𝐨𝐳𝐢𝐭𝐞𝐧 𝐞 𝟏𝟒-𝐭𝐞 𝐭𝐞 𝐏𝐞𝐫𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐞𝐭 𝐁𝐚𝐥𝐥𝐤𝐚𝐧𝐢𝐤𝐞, që do të mbahet më 𝟑–𝟓 𝐧𝐞𝐧𝐭𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟔, në 𝐏𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭𝐢𝐧𝐞, 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞, në Emerald Hotel.

💧 𝐓𝐞𝐦𝐚 𝐞 𝐤𝐞𝐭𝐢𝐣 𝐯𝐢𝐭𝐢: “𝐔𝐣𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐌𝐮𝐧𝐝𝐞𝐬𝐢 𝐭𝐞 𝐁𝐚𝐫𝐚𝐛𝐚𝐫𝐭𝐚”

Konferenca do të mbledhë 𝐦𝐞 𝐬𝐡𝐮𝐦𝐞 𝐬𝐞 𝟓𝟎𝟎 𝐩𝐫𝐨𝐟𝐞𝐬𝐢𝐨𝐧𝐢𝐬𝐭𝐞 nga sektori i ujit dhe ujërave të ndotura, institucione publike, partnerë zhvillimi, akademia, kompani private dhe organizata ndërkombëtare nga Ballkani Perëndimor, Evropa dhe më gjerë.

Gjatë tre ditëve, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të:
🔹 Shkëmbejnë njohuri, përvoja dhe praktika të mira
🔹 Diskutojnë zgjidhje për sfidat dhe zhvillimin e sektorit të ujit
🔹 Eksplorojnë tema si ndryshimet klimatike, transformimi dixhital, modernizimi i infrastrukturës dhe zhvillimi i burimeve njerëzore
🔹 Zgjerojnë rrjetin e kontakteve profesionale dhe krijojnë mundësi të reja bashkëpunimi
🔹 Vizitojnë 𝐄𝐤𝐬𝐩𝐨𝐳𝐢𝐭𝐞𝐧 𝐓𝐞𝐤𝐧𝐢𝐤𝐞 dhe njihen me teknologjitë, pajisjet dhe zgjidhjet më të fundit për sektorin e ujit dhe ujërave të ndotura

⏳ 𝐑𝐄𝐆𝐉𝐈𝐒𝐓𝐑𝐈𝐌𝐈 𝐌𝐄 𝐓𝐀𝐑𝐈𝐅𝐀 𝐓𝐄 𝐑𝐄𝐃𝐔𝐊𝐓𝐔𝐀𝐑𝐀 𝐄𝐒𝐇𝐓𝐄 𝐈 𝐇𝐀𝐏𝐔𝐑 𝐃𝐄𝐑𝐈 𝐌𝐄 𝟑𝟎 𝐒𝐇𝐓𝐀𝐓𝐎𝐑 𝟐𝟎𝟐𝟔!

👉 𝐑𝐞𝐠𝐣𝐢𝐬𝐭𝐫𝐨𝐡𝐮𝐧𝐢 𝐭𝐚𝐧𝐢:
https://crm.shukalb.al/civicrm/event/info/?id=116&reset=1

📄 𝐒𝐡𝐤𝐚𝐫𝐤𝐨𝐧𝐢 𝐁𝐫𝐨𝐬𝐡𝐮𝐫𝐞𝐧 𝐞 𝐊𝐨𝐧𝐟𝐞𝐫𝐞𝐧𝐜𝐞𝐬 𝐝𝐡𝐞 𝐄𝐤𝐬𝐩𝐨𝐳𝐢𝐭𝐞𝐬 𝟐𝟎𝟐𝟔:
https://tdb-cdn.fra1.digitaloceanspaces.com/wp-content/uploads/balkansjointconference.org/2026/07/21103550/Broshura-e-Konferences-dhe-Ekspozites-2026.pdf

🌐 𝐌𝐞 𝐬𝐡𝐮𝐦𝐞 𝐢𝐧𝐟𝐨𝐫𝐦𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧:
https://balkansjointconference.org/?lang=sq

📍 𝐏𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭𝐢𝐧𝐞, 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞 | 𝟑–𝟓 𝐍𝐞𝐧𝐭𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟔

Ju mirëpresim në Prishtinë për të qenë pjesë e këtij eventi të rëndësishëm rajonal!


Shoqata e Ujësjellësve dhe Kanalizimit Kosovë
Shoqata Ujësjellës Kanalizime e Shqipërisë

14th Balkans Joint Conference and Exhibition, “Water and Equal Opportunities”, 3–5 November 2026 Register Now/ Regjistrohu tani! Welcome to the 14th Balkans Joint Conference & Exhibition, organized by SHUKOS and SHUKALB, taking place 3–5 November 2026 at the Emerald Hotel, Prishtina, Kosovo....

As the global water community gathers for World Water Week in Stockholm, we highlight the experience of our colleague 𝐀𝐥...
26/08/2026

As the global water community gathers for World Water Week in Stockholm, we highlight the experience of our colleague 𝐀𝐥𝐛𝐚𝐧 𝐊𝐮𝐬𝐡𝐢, who participated in the RCDN+ Twinning Programme in Switzerland.

Supported by 🇨🇭 Swiss and 🇩🇪 German Government, the programme connected wastewater professionals from the Western Balkans with Swiss utilities for hands-on exchange on wastewater treatment, sludge management, energy efficiency, resource recovery and operational practices.

Regional exchange matters because many of our water challenges are shared and so are the solutions.

🎥 Watch the video of Alban Kushi’s statement:
https://youtu.be/R0sVRgLB7mc

GIZ Albania
Bundesministerium für wirtschaftliche Zusammenarbeit und Entwicklung (BMZ)

Swiss Development & Cooperation

💧 𝐍𝐣𝐞 𝐫𝐫𝐣𝐞𝐭 𝐦𝐞 𝐦𝐨𝐝𝐞𝐫𝐧 𝐩𝐞𝐫 𝐧𝐣𝐞 𝐟𝐮𝐫𝐧𝐢𝐳𝐢𝐦 𝐦𝐞 𝐭𝐞 𝐬𝐢𝐠𝐮𝐫𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐧𝐣𝐞 𝐬𝐡𝐞𝐫𝐛𝐢𝐦 𝐦𝐞 𝐭𝐞 𝐦𝐢𝐫𝐞 𝐩𝐞𝐫 𝐪𝐲𝐭𝐞𝐭𝐚𝐫𝐞𝐭 𝐞 𝐒𝐡𝐤𝐨𝐝𝐫𝐞𝐬.Një investim i r...
10/08/2026

💧 𝐍𝐣𝐞 𝐫𝐫𝐣𝐞𝐭 𝐦𝐞 𝐦𝐨𝐝𝐞𝐫𝐧 𝐩𝐞𝐫 𝐧𝐣𝐞 𝐟𝐮𝐫𝐧𝐢𝐳𝐢𝐦 𝐦𝐞 𝐭𝐞 𝐬𝐢𝐠𝐮𝐫𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐧𝐣𝐞 𝐬𝐡𝐞𝐫𝐛𝐢𝐦 𝐦𝐞 𝐭𝐞 𝐦𝐢𝐫𝐞 𝐩𝐞𝐫 𝐪𝐲𝐭𝐞𝐭𝐚𝐫𝐞𝐭 𝐞 𝐒𝐡𝐤𝐨𝐝𝐫𝐞𝐬.

Një investim i rëndësishëm në rrjetin e furnizimit me ujë po sjell përmirësime të prekshme për komunitetin e Shkodrës. 🚰

Me rreth 𝟕𝟐.𝟗 𝐤𝐦 𝐫𝐫𝐣𝐞𝐭 𝐭𝐞 𝐫𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐭ë 𝐩𝐞𝐫𝐦𝐢𝐫𝐞𝐬𝐮𝐚𝐫, mbi 𝟐,𝟐𝟎𝟎 𝐥𝐢𝐝𝐡𝐣𝐞 𝐟𝐚𝐦𝐢𝐥𝐣𝐚𝐫𝐞 dhe një infrastrukturë më moderne, projekti synon të sjellë:
✅ Furnizim me ujë më të qëndrueshëm dhe më të sigurt
✅ Më pak ndërprerje dhe probleme në furnizim
✅ Reagim më të shpejtë ndaj defekteve
✅ Reduktim të humbjeve të ujit
✅ Menaxhim dhe mirëmbajtje më efikase të rrjetit
✅ Shërbim më cilësor për familjet dhe bizneset

Në fund të fundit, një rrjet më modern do të thotë një shërbim më i mirë dhe më i sigurt për qytetarët.

📖 Lexoni artikullin e plotë për të mësuar më shumë rreth projektit dhe ndikimit të tij në komunitet:
🔗 https://shukalb.al/?p=9850&lang=sq

Ujesjelles Kanalizime Rajoni Shkoder

📅 On 21 July 2026, the Validation and Closing Workshop for the “𝐈𝐧𝐭𝐞𝐠𝐫𝐚𝐭𝐞𝐝 𝐒𝐚𝐧𝐢𝐭𝐚𝐭𝐢𝐨𝐧 𝐚𝐧𝐝 𝐒𝐭𝐨𝐫𝐦𝐰𝐚𝐭𝐞𝐫 𝐌𝐚𝐧𝐚𝐠𝐞𝐦𝐞𝐧𝐭 𝐒𝐭𝐫𝐚𝐭𝐞𝐠𝐲...
24/07/2026

📅 On 21 July 2026, the Validation and Closing Workshop for the “𝐈𝐧𝐭𝐞𝐠𝐫𝐚𝐭𝐞𝐝 𝐒𝐚𝐧𝐢𝐭𝐚𝐭𝐢𝐨𝐧 𝐚𝐧𝐝 𝐒𝐭𝐨𝐫𝐦𝐰𝐚𝐭𝐞𝐫 𝐌𝐚𝐧𝐚𝐠𝐞𝐦𝐞𝐧𝐭 𝐒𝐭𝐫𝐚𝐭𝐞𝐠𝐲 𝐟𝐨𝐫 𝐆𝐫𝐞𝐚𝐭𝐞𝐫 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐚” brought together 42 representatives from national and local institutions, water utilities, international financial institutions and academia.

The project is financed by the Swiss State Secretariat for Economic Affairs SECO and implemented by the National Water Supply and Sewerage Agency (AKUK), with technical support from ECOPSIS, EBS and Eawag, while SHUKALB supported stakeholder engagement.

💧 The workshop provided an opportunity to present and discuss the Strategy’s vision and key recommendations for the municipalities of Tirana, Kamza and Vora. The main topics included planned wastewater infrastructure investments, centralised and decentralised sanitation, faecal sludge management, stormwater and urban flooding, institutional and regulatory arrangements and capacity strengthening needs.

🌍 The workshop marked an important step towards a more coordinated, inclusive and sustainable approach to sanitation and stormwater management across Greater Tirana. We sincerely thank all participating institutions, partners and experts for their valuable contributions and constructive engagement.



Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve Sandec Shoqata Ujësjellës Kanalizime e Shqipërisë

📢 𝐑𝐞𝐠𝐣𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢𝐦𝐢 𝐞𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐢 𝐡𝐚𝐩𝐮𝐫!SHUKALB dhe SHUKOS ju ftojnë të merrni pjesë në 𝐊𝐨𝐧𝐟𝐞𝐫𝐞𝐧𝐜𝐞𝐧 𝐝𝐡𝐞 𝐄𝐤𝐬𝐩𝐨𝐳𝐢𝐭𝐞𝐧 𝐞 𝟏𝟒-𝐭ë 𝐭𝐞 𝐏𝐞𝐫𝐛𝐚𝐬...
21/07/2026

📢 𝐑𝐞𝐠𝐣𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢𝐦𝐢 𝐞𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐢 𝐡𝐚𝐩𝐮𝐫!

SHUKALB dhe SHUKOS ju ftojnë të merrni pjesë në 𝐊𝐨𝐧𝐟𝐞𝐫𝐞𝐧𝐜𝐞𝐧 𝐝𝐡𝐞 𝐄𝐤𝐬𝐩𝐨𝐳𝐢𝐭𝐞𝐧 𝐞 𝟏𝟒-𝐭ë 𝐭𝐞 𝐏𝐞𝐫𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐞𝐭 𝐁𝐚𝐥𝐥𝐤𝐚𝐧𝐢𝐤𝐞, që do të zhvillohet më 𝟑–𝟓 𝐧𝐞𝐧𝐭𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟔 në E merald Hotel, Prishtine, Kosove.

💧 𝐓𝐞𝐦𝐚 𝐞 𝐤𝐞𝐭𝐢𝐣 𝐯𝐢𝐭𝐢: " Uji dhe Mundesi të Barabarta"

Ky event, një nga më të rëndësishmit për sektorin e ujit në Ballkanin Perëndimor, do të mbledhë mbi 𝟓𝟎𝟎 𝐩𝐣𝐞𝐬𝐞𝐦𝐚𝐫𝐫𝐞𝐬 nga shoqëritë ujësjellës-kanalizime, institucionet publike, partnerët e zhvillimit, universitetet dhe sektori privat.

Pse të merrni pjesë?
✅ Sesione teknike dhe diskutime me ekspertë ndërkombëtarë.
✅ Ekspozitë me teknologjitë, pajisjet dhe zgjidhjet më të fundit për sektorin e ujit dhe ujërave të ndotura.
✅ Mundësi të shkëlqyera për rrjetëzim dhe krijimin e partneriteteve të reja.

⏰ 𝐏𝐞𝐫𝐟𝐢𝐭𝐨𝐧𝐢 𝐧𝐠𝐚 𝐭𝐚𝐫𝐢𝐟𝐚 𝐞 𝐮𝐥𝐞𝐭𝐚 𝐝𝐞𝐫𝐢 𝐦𝐞 𝟑𝟎 𝐬𝐡𝐭𝐚𝐭𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟔.

📝 𝐑𝐞𝐠𝐣𝐢𝐬𝐭𝐫𝐨𝐡𝐮𝐧𝐢 𝐨𝐧𝐥𝐢𝐧𝐞:
https://crm.shukalb.al/civicrm/event/info/?id=116&reset=1

📅 Ju mirëpresim në Prishtinë!


Shoqata e Ujësjellësve dhe Kanalizimit Kosovë
Shoqata Ujësjellës Kanalizime e Shqipërisë

14th Balkans Joint Conference and Exhibition, “Water and Equal Opportunities”, 3–5 November 2026 Register Now/ Regjistrohu tani! Welcome to the 14th Balkans Joint Conference & Exhibition, organized by SHUKOS and SHUKALB, taking place 3–5 November 2026 at the Emerald Hotel, Prishtina, Kosovo....

Gjatë datave 𝟕–𝟖 𝐤𝐨𝐫𝐫𝐢𝐤 𝟐𝟎𝟐𝟔, në Tiranë, SHUKALB zhvilloi me sukses Workshopin e dytë të Programit të Trajnimit "𝐄𝐟𝐢ç𝐞𝐧𝐜...
10/07/2026

Gjatë datave 𝟕–𝟖 𝐤𝐨𝐫𝐫𝐢𝐤 𝟐𝟎𝟐𝟔, në Tiranë, SHUKALB zhvilloi me sukses Workshopin e dytë të Programit të Trajnimit "𝐄𝐟𝐢ç𝐞𝐧𝐜𝐚 𝐊𝐨𝐦𝐞𝐫𝐜𝐢𝐚𝐥𝐞 𝐩𝐞𝐫 𝐒𝐡𝐨𝐪𝐞𝐫𝐢𝐭𝐞 𝐔𝐣𝐞𝐬𝐣𝐞𝐥𝐥𝐞𝐬 𝐊𝐚𝐧𝐚𝐥𝐢𝐳𝐢𝐦𝐞", me mbështetjen e 𝐏𝐚𝐫𝐭𝐧𝐞𝐫𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢𝐭 𝐭𝐞 𝐃𝐚𝐧𝐮𝐛𝐢𝐭 𝐩𝐞𝐫 𝐌𝐞𝐬𝐢𝐦 (𝐃-𝐋𝐞𝐚𝐏)

Trajnimi mblodhi 𝐬𝐭𝐚𝐟 𝐭𝐞𝐤𝐧𝐢𝐤 𝐝𝐡𝐞 𝐟𝐢𝐧𝐚𝐧𝐜𝐢𝐚𝐫 𝐧𝐠𝐚 𝐬𝐡𝐨𝐪𝐞𝐫𝐢𝐭𝐞 𝐮𝐣𝐞𝐬𝐣𝐞𝐥𝐥𝐞𝐬 𝐤𝐚𝐧𝐚𝐥𝐢𝐳𝐢𝐦𝐞 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞, 𝐃𝐮𝐫𝐫𝐞𝐬, 𝐊𝐨𝐫ç𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐒𝐚𝐫𝐚𝐧𝐝𝐞, të cilët gjatë dy ditëve punuan mbi tema kyçe për rritjen e performancës komerciale të shoqërive.

Programi përfshiu:
🔹 analizën e kërkesës për ujë;
🔹 ushtrime praktike mbi bilancin e ujit dhe matjen e efiçencës komerciale;
🔹 strukturën organizative dhe planifikimin e burimeve njerëzore;
🔹 hartimin e Planeve të Veprimit për Përmirësimin e Performancës (PIP).

Përmes prezantimeve interaktive, ushtrimeve praktike dhe diskutimeve në grup, pjesëmarrësit forcuan njohuritë dhe aftësitë e tyre për të zhvilluar dhe zbatuar masa konkrete që kontribuojnë në rritjen e efiçencës komerciale dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve.

Trajnimi u drejtua nga 𝐅𝐫𝐨𝐬𝐞𝐥𝐚 𝐅𝐢𝐥𝐨 dhe 𝐄𝐭𝐥𝐞𝐯𝐚 𝐃𝐞𝐦𝐢𝐫𝐢, të cilat ndanë përvojën dhe ekspertizën e tyre përmes një qasjeje praktike dhe të orientuar drejt rezultateve.

Ky program është pjesë e angazhimit të SHUKALB për zhvillimin e kapaciteteve profesionale të sektorit dhe mbështetjen e shoqërive UK në përmirësimin e performancës dhe ofrimin e shërbimeve sa më cilësore për qytetarët.

Ujësjellës Kanalizime Tiranë
Ujësjellës Kanalizime Rajoni Durrës
Ujësjellës Kanalizime Rajoni Sarandë
UKKO Sh.A.

📢 𝐓𝐡𝐢𝐫𝐫𝐣𝐚 𝐩𝐞𝐫 𝐀𝐛𝐬𝐭𝐫𝐚𝐤𝐭𝐞 𝐞𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐞 𝐡𝐚𝐩𝐮𝐫!🎤 Bëhuni pjesë e 𝐊𝐨𝐧𝐟𝐞𝐫𝐞𝐧𝐜𝐞𝐬 𝐝𝐡𝐞 𝐄𝐤𝐬𝐩𝐨𝐳𝐢𝐭𝐞𝐬 𝐬𝐞 𝟏𝟒-𝐭𝐞 𝐭𝐞 𝐏ë𝐫𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐞𝐭 𝐁𝐚𝐥𝐥𝐤𝐚𝐧𝐢𝐤𝐞, që ...
09/07/2026

📢 𝐓𝐡𝐢𝐫𝐫𝐣𝐚 𝐩𝐞𝐫 𝐀𝐛𝐬𝐭𝐫𝐚𝐤𝐭𝐞 𝐞𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐞 𝐡𝐚𝐩𝐮𝐫!

🎤 Bëhuni pjesë e 𝐊𝐨𝐧𝐟𝐞𝐫𝐞𝐧𝐜𝐞𝐬 𝐝𝐡𝐞 𝐄𝐤𝐬𝐩𝐨𝐳𝐢𝐭𝐞𝐬 𝐬𝐞 𝟏𝟒-𝐭𝐞 𝐭𝐞 𝐏ë𝐫𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐞𝐭 𝐁𝐚𝐥𝐥𝐤𝐚𝐧𝐢𝐤𝐞, që do të zhvillohet më 𝟑–𝟓 𝐧𝐞𝐧𝐭𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟔 në 𝐏𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭𝐢𝐧𝐞, 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞.

💧 Me temën "𝐔𝐣𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐌𝐮𝐧𝐝𝐞𝐬𝐢 𝐭𝐞 𝐁𝐚𝐫𝐚𝐛𝐚𝐫𝐭𝐚", konferenca e këtij viti do të sjellë në fokus:
✔️ akses të barabartë në shërbimet e ujit dhe kanalizimeve;
✔️ zhvillimin e një sektori më gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm;
✔️ inovacionin, transformimin dixhital, sfidat klimatike dhe zhvillimin e burimeve njerëzore.

Ftojmë profesionistë të sektorit të ujit, shoqëritë ujësjellës-kanalizime, institucionet publike, akademinë, sektorin privat dhe profesionistët e rinj të paraqesin abstraktet e tyre dhe të kontribuojnë në programin teknik të konferencës.

📄 𝐒𝐡𝐤𝐚𝐫𝐤𝐨𝐧𝐢 𝐁𝐫𝐨𝐬𝐡𝐮𝐫𝐞𝐧 𝐞 𝐓𝐡𝐢𝐫𝐫𝐣𝐞𝐬 𝐩𝐞𝐫 𝐀𝐛𝐬𝐭𝐫𝐚𝐤𝐭𝐞:
https://tdb-cdn.fra1.digitaloceanspaces.com/wp-content/uploads/balkansjointconference.org/2026/07/01113049/Thirrje-per-abstrakte_2026.pdf

📧 Për më shumë informacion kontaktoni: [email protected]

🌐 Vizitoni: www.balkansjointconference.org

📍 Ju presim në Prishtinë për të ndarë përvoja, ide dhe zgjidhje që do të kontribuojnë në të ardhmen e sektorit të ujit në Ballkan.

Shoqata e Ujësjellësve dhe Kanalizimit Kosovë
Shoqata Ujësjellës Kanalizime e Shqipërisë

📍 Tiranë | 24 Qershor 2026Sot SHUKALB nisi zhvillimin e kursit dyditor të trajnimit 𝐒𝐡𝐞𝐫𝐛𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐊𝐥𝐢𝐞𝐧𝐭𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐌𝐚𝐫𝐫𝐞𝐝𝐡𝐞𝐧𝐢𝐞𝐭...
24/06/2026

📍 Tiranë | 24 Qershor 2026

Sot SHUKALB nisi zhvillimin e kursit dyditor të trajnimit 𝐒𝐡𝐞𝐫𝐛𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐊𝐥𝐢𝐞𝐧𝐭𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐌𝐚𝐫𝐫𝐞𝐝𝐡𝐞𝐧𝐢𝐞𝐭 𝐦𝐞 𝐏𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐮𝐧, me pjesëmarrjen e specialistëve nga Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës dhe Shoqëria Ujësjellës Kanalizime Tiranë.

Gjatë ditës së parë të trajnimit, të udhëhequr nga eksperti 𝐀𝐫𝐢𝐚𝐧 𝐆𝐣𝐨𝐫𝐠𝐚, pjesëmarrësit trajtuan tema mbi shërbimin cilësor ndaj klientit, komunikimin me publikun, menaxhimin e perceptimit të klientit dhe rëndësinë e informacionit në rritjen e kënaqësisë së konsumatorëve.

Trajnimi synon të forcojë kapacitetet e stafit për të ofruar shërbime më profesionale, më transparente dhe më të orientuara ndaj nevojave të klientëve.

Ujësjellës Kanalizime Tiranë
Ujësjellës Kanalizime Rajoni Durrës

Address

Rruga "Pjeter Bogdani", Ndërtesa 13, Hyrja 10, Ap. 15
Tirana
1019

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shoqata Ujësjellës Kanalizime e Shqipërisë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Shoqata Ujësjellës Kanalizime e Shqipërisë:

Shortcuts

Share