Jo Tabu

Call Directions Website

Jo Tabu Jo Tabu është një faqe e cila ka për qëllim të japë informacione të detajuara rreth shëndetit seksual dhe riprodhues tek të rinjtë

JOTABU ËSHTË NJË PORTAL INFORMUES PËR TË RINJTË SHQIPTARË RRETH SHËNDETIT SEKSUAL DHE RIPRODHUES. KY PORTAL KA PËR QËLLIM TË JAPË INFORMACIONE TË DETAJUARA RRETH KËTYRE ÇËSHTJEVE PËR TË RINJTË SHQIPTARË.

09/10/2026
Apliko këtu 👉 https://forms.gle/c88jcc7SLW82A8qW9
29/09/2026

Apliko këtu 👉 https://forms.gle/c88jcc7SLW82A8qW9

𝐊𝐔𝐑𝐓𝐇𝐈 𝐕𝐈𝐑𝐀𝐋 - 𝐍𝐣ë 𝐩𝐞𝐫𝐟𝐨𝐫𝐦𝐚𝐧𝐜ë 𝐤𝐮 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐮 𝐦𝐮𝐧𝐝 𝐭ë 𝐧𝐝𝐫𝐲𝐬𝐡𝐨𝐣ë 𝐡𝐢𝐬𝐭𝐨𝐫𝐢𝐧ë

📅 𝟏 𝐓𝐞𝐭𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟔 🕐 𝟏𝟒:𝟎𝟎–𝟏𝟓:𝟑𝟎 📍 𝐐𝐞𝐧𝐝𝐫𝐚 𝐑𝐢𝐧𝐨𝐫𝐞, 𝐃𝐢𝐛ë𝐫
𝐀𝐩𝐥𝐢𝐤𝐨 𝐤ë𝐭𝐮 https://forms.gle/tAv2caZKcKyiN74c8

Shoqata Together for Life, në bashkëpunim me Qendrën Rinore Dibër, ju fton të bëheni pjesë e eventit “Kurthi Viral”, një aktivitet interaktiv që ndërthur lojën, teatrin dhe reflektimin mbi sfidat që të rinjtë përballen në mjedisin digjital.

Eventi organizohet në kuadër të projektit MYndTheater – Promoting Mental Health in Youth through the Forum Theatre Methodology Facing the Threats of the Digital Environment, i mbështetur nga Bashkimi Evropian përmes programit Erasmus+ dhe i zbatuar nga organizata partnere nga vende të ndryshme evropiane.

Përmes lojërave dhe teknikave të Forumit të Teatrit, pjesëmarrësit do të përfshihen gradualisht në një eksperiencë ku nuk janë vetëm spektatorë. Në qendër të eventit do të jetë performanca “Kurthi Viral” – historia e një adoleshenteje, videoja e së cilës shpërndahet pa pëlqimin e saj dhe kthehet në objekt talljeje. Historia sjell në skenë bullizmin kibernetik, presionin e bashkëmoshatarëve dhe heshtjen e atyre që shohin, por nuk ndërhyjnë.

Por këtë herë, publiku mund ta ndryshojë historinë. Pas performancës, pjesëmarrësit do të ftohen të bëhen SpektAktorë: të hyjnë në skenë, të marrin rolin e personazheve dhe të provojnë mënyra të tjera reagimi dhe ndërhyrjeje.

Më shumë info 👉http://www.togetherforlife.org.al/.../Ftesa_KURTHI-VIRAL.pdf

Hasni më shpesh informacione pozitive apo negative për vaksinimin e fëmijëve? Plotësoni pyetësorin 👇 https://shendeti.ec...
04/08/2026

Hasni më shpesh informacione pozitive apo negative për vaksinimin e fëmijëve? Plotësoni pyetësorin 👇 https://shendeti.ecrtool.org/webform/ndikimi_i_dezinformimit_ne_vaksi

Po zhvillojmë një pyetësor të shkurtër për të kuptuar se çfarë informacioni qarkullon për vaksinimin e fëmijëve.

Do ta vlerësonim shumë nëse e plotësoni. 🙏

Plotëso pyetësorin👉https://shendeti.ecrtool.org/form/ndikimi-i-dezinformimit-ne-vaksi? ❝𝒩𝓊𝓀 𝒿𝒶𝓃ë 𝓉ë 𝓈𝒾𝑔𝓊𝓇𝓉𝒶.❞❝𝒦𝒶𝓃ë 𝓈𝒽𝓊𝓂ë...
03/07/2026

Plotëso pyetësorin👉https://shendeti.ecrtool.org/form/ndikimi-i-dezinformimit-ne-vaksi?

❝𝒩𝓊𝓀 𝒿𝒶𝓃ë 𝓉ë 𝓈𝒾𝑔𝓊𝓇𝓉𝒶.❞
❝𝒦𝒶𝓃ë 𝓈𝒽𝓊𝓂ë 𝑒𝒻𝑒𝓀𝓉𝑒 𝒶𝓃ë𝓈o𝓇𝑒.❞
❝𝒩𝓊𝓀 𝒿𝒶𝓃ë 𝓂ë 𝓉ë 𝓃𝑒𝓋o𝒿𝓈𝒽𝓂𝑒.❞

Me shumë mundësi i keni lexuar ose dëgjuar këto pretendime për vaksinat. Por sa ndikojnë realisht te prindërit?

Na ndihmoni ta kuptojmë duke plotësuar këtë pyetësor anonim, që zgjat vetëm 2 minuta.

A keni hasur ndonjëherë informacione kontradiktore për vaksinat në Facebook, TikTok, portale apo grupe online?Sa ndikojn...
09/06/2026

A keni hasur ndonjëherë informacione kontradiktore për vaksinat në Facebook, TikTok, portale apo grupe online?

Sa ndikojnë këto informacione në vendimet që marrin prindërit për shëndetin e fëmijëve?

Nëse jeni prind, qytetar ose profesionist i shëndetësisë, na ndihmoni duke plotësuar këtë pyetësor të shkurtër dhe anonim.

Përgjigjet tuaja do të kontribuojnë në një studim mbi ndikimin e dezinformimit në vaksinimin e fëmijëve në Shqipëri.

📝 Plotësoni pyetësorin këtu:

Ky pyetësor zhvillohet nga Together for Life (TFL), me mbështetjen e Autoritetit të Medias Audiovizive, në kuadër të projektit mbi “Presionin publik dhe ndikimin e dezinformimit në mjekësi”. Qëllimi i këtij raporti është të analizojë ndikimin që dezinformimi ka në vendimmarrjen m...

Address

Tirana
1001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Jo Tabu posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share