05/10/2026
Akelius – Teknologjia që po transformon mënyrën e të mësuarit të gjuhëve të huaja në shkollat shqiptare! 🌍📚
Prej më shumë se 5 vitesh, iniciativa hashtag po krijon mundësi të reja për mijëra fëmijë në Shqipëri, duke e bërë mësimin e gjuhëve të huaja më tërheqës, interaktiv dhe gjithëpërfshirës. Përmes teknologjisë dhe qasjes së të nxënit të kombinuar, fëmijët, veçanërisht ata nga grupet më të cenueshme, kanë më shumë mundësi të zhvillojnë aftësitë e tyre gjuhësore dhe të përmirësojnë rezultatet në të nxënë.
Angazhimi i Ministrisë së Arsimit dhe ASCAP ka qenë thelbësor në zgjerimin dhe qëndrueshmërinë e kësaj iniciative, përmes integrimit të saj në shkolla, zhvillimit të moduleve të akredituara të trajnimit dhe forcimit të kapaciteteve të mësuesve. Deri tani, mbi 1,200 mësues janë trajnuar në përdorimin e platformës dhe metodologjinë e të nxënit të kombinuar.
📊 Rezultatet flasin vetë:
👉 78 shkolla dhe Instituti i të Miturve në Kavajë zbatojnë iniciativën.
👉 Rreth 6,000 fëmijë përdorin çdo muaj platformën.
👉 4 gjuhë të huaja: anglisht, frëngjisht, italisht dhe gjermanisht.
👉 Mbi 1,200 mësues të trajnuar.
Akelius është kthyer në një nga nismat domethënëse të transformimit digjital në arsim, duke dëshmuar se përdorimi i teknologjisë, i kombinuar me metodologji bashkëkohore të mësimdhënies, mund të sjellë ndryshime konkrete në përvojën e të nxënit të fëmijëve.
Falënderojmë Fondacionin Akelius për mbështetjen dhe investimin e vazhdueshëm, si dhe Ministrinë e Arsimit, ASCAP dhe të gjithë partnerët për angazhimin në zgjerimin e kësaj iniciative në Shqipëri. 🙏
Nisma hashtag financohet nga Akelius Foundation dhe zbatohet nga UNICEF Albania në bashkëpunim me Akelius Languages, Ministrinë e Arsimit, Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, Observatorin për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve, ASCAP dhe Institutin e të Miturve në Kavajë.