Qendra Shqiptare për Filantropi
Albanian Centre on Philantropy
(ALCEFI NGO)
www.alcefi.org|
ALCEFI NGO është organizatë e shoqërisë civile e themeluar në vitin 2011 nga një grup të rinjesh profesionist dhe të angazhuar në fusha të ndryshme të jetes publike vendosen krijimin e një organizmi të veçantë në traditën e organizatave të Shoqërisë Civile në Shqipëri. Qendra Sqiptare për Filantropi/Alb
anian Centre on Phylanthropy. Eshtë një organizëm Jo-FitimpruresJo Qeveritare-Jo Politik dhe Jo-Fetare, e cila ofron shërbime sociale, ekonomike për grupet në nevojë në fusha të ndryshme. Shërbimet kanë të bëjnë me zbatimin dhe administrimin e projekteve/programeve strategjiken zhvilluese,sociale,ekonomike pa kufizim. Synon të kontribuojë në progresin dhe zhvillimin e shoqërisë shqiptare nëpërmjet projekteve të orientuara kryesisht nga fushat e politikave sociale, ekonomike, të edukimit, mjedisit, zhvillimit të qendrueshëm, të drejtat e njeriut, filantropia, vullnetrarizmi, inovacionit social dhe sipërmarrjes sociale duke u përqëndruar tek mirqenja e përgjithshme shoqërore në tërsi. ALCEFI NGO
Organigrama
Qendra Shqiptare për Filantropi (ALCEFI NGO) funksionon si një organizëm në përbërje të të cilës jane:
- Bordi i Drejtoreve-
- Drejtori Ekzekutiv
- Administrata
Vizioni
Qendra Shqiptare për Filantropi ka si vizion të nxise, lehtësoj dhe advokoj zgjidhje të reja e praktike që adresojnë nevojat e grupeve në nevoj për një zhvillim social,ekonomik dhe kulturor më të madhë në Shqipëri. Misioni
Qendra Shqiptare për Filantropi(ALCEFI NGO),si një organizëm jo-fitimprurës, që ka për qëllim të kontribuojë në integrimin, progresin dhe zhvillimin e shtresave të varfera dhe në nevoje, të grupeve shoqerore të margjinalizuara, të popullsise së thelle rurale, të të miturve pa prinder, të personave në proces rehabilitimi shoqeror e penal dhe të cdo grupi tjeter shoqeror në cfaredo veshtiresie ekonomike e sociale, pa kufizim. Objektivat
ALCEFI NGO ka si objektiva dhe fusha të veprimtarisë:
o Hartimin dhe zbatimin e projekteve zhvilluese në fushat humanitare që mbështesin strategjine e Qeverisë për Uljen e Varfërsisë nëpermjet ofrimit të ekspertizës dhe angazhimit intelektual. o Iniciativa legjislative për propozimin, lobimin dhe mbeshtetjen e ligjeve dhe akteve nenligjore që synojne integrimin, progresin dhe zhvillimin e shtresave të varfera dhe në nevoje. o Organizimin e fushatave të ndihmave humanitare në favor të grupeve të ndryshme sociale të përcaktuara si me lart. o Organizimin e shkollave dhe kurseve të ndryshme didaktike e profesionale me qellim që grupet shoqerore pa mundesi ekonomike apo sociale të studiojne e të trainohen në këto shkolla. o Botimin e revistave, gazetave, fletushkave dhe ilustrimeve të ndryshme dedikuar sensibilizimit të popullates për nevojat e grupeve shoqerore në nevoje. o Organizimin e aktiviteteve të ndryshme social-kulturore të tilla si koncerte dhe i mbremjeve kulturore dhe artistike, organizimi i ndeshjeve dhe lojerave sportive, organizimi i ankandeve dhe konkurseve të ndryshme, me qellim kryesor përfitimin e të hollave dhe shperndarja e tyre tek grupet sociale në nevoje dhe pa përkrahje. o Përgatitjen e analizave krahasuese në bazë të kerkesës nga ana e institucioneve publike dhe organizmave jo-qeveritare dhe nderkombetare vendase apo të huaja, për projekte në sferën ekonomike, sociale dhe humanitare. o Përgatitjen me vehte ose në bashkepunim me organizma të tretë, të projekteve që hyjnë në sferën ekonomike, sociale dhe humanitare. o Dhënien e këshillimit profesional për organizmat qeveritare, jo-qeveritare dhe ndërkombëtare vendas apo të huaj, në lidhje me fushen ekonomike, sociale dhe politike. o Organizimin e seminareve, trainimeve, konferencave, prezantimeve me pjesmarrjen e zyrtarëve publike dhe jo- publike në lidhje me legjislacionin, organizimin dhe praktikat më të mira ne fushen ekonomike, sociale dhe humanitare. o Përgatitjen e sondazheve, anketimeve dhe analizes statistikore me iniciativën e saj ose të kërkuar nga të tretë në fushën ekonomike, sociale dhe humanitare. o Publikimin periodik, vetëm ose në bashkëpunim me organizma të tjerë të studimeve, analizave, opinioneve sondazheve dhe anketimeve në lidhje me studimet ekonomike, sociale dhe humanitare që do të zhvillohen. Të gjitha këto, por dhe shumë shërbime të tjera me natyrë më specifike, do të ofrohen nga ALCEFI NGO një qendër ekselence e nivelit të lartë. ALCEFI NGO dhe ambicia për zhvillim të shpejtë socio-ekonomik të Shqipërisë, brenda së cilës shkruhet edhe ambicia e ALCEFI NGO për ti ofruar në një fazë të re shërbimet për grupet në nevoj dhe shoqërinë shqiptare. ALCEFI NGO|
Ekipi i ALCEFI NGO përfaqëson një institucion të pavaruar të zbatimit të projekteve në fushavë të ndryshme dhe multidisiplinare të nivelit më të lartë kombëtar i aftë për t’ju dhënë përgjigje mjaft sfidave sociale, ekonomike në Shqipëri e rajon. ALCEFI NGO ka objektiv afatgjatë zhvillimin social dhe ekonomike të Shqipërisë si dhe të njihet në vend për cilësinë dhe impaktin e zbatimit të projekteve dhe shërbimeve sociale në fushat e drejtësisë sociale , zhvillimit shoqëror/social dhe ekonomik. Ekspertiza e ALCEFI NGO do bëjë diferencën për zbatimin e projekteve që ne do të zbatojmë. ALCEFI NGO|
Duke punuar dhe mbështetur ALCEFI NGO si një partner i pavarur dhe serioz ju do të merrni:
Mbështetje të suksesshëm në disa fusha specifike si: Zbatimin e projekteve të ndryshme dhe menaxhimin e tyre për zhvillimin ekonomik, social e shoqëror të vendit përmes krijimit të mundesive të reja. Kjo do të mundësohet nëpërmjet bashkëpunimit me zyrën e projekteve dhe aplikimeve tek donatorët përkatës.