21/10/2026
🤝 Caritas Shqiptar dhe “Sot për të Ardhmen” forcojnë bashkëpunimin për një shoqëri më gjithëpërfshirëse!
Nën frymën e bashkëpunimit dhe partneritetit, u nënshkruan dy marrëveshje bashkëpunimi nga znj. Juljana Reso, Drejtoreshë Kombëtare e Caritas Shqiptar, dhe znj. Fabiola Egro, Drejtoreshë Ekzekutive e Qendrës për Zhvillim Komunitar “Sot për të Ardhmen”.
📌 Marrëveshjet synojnë të forcojnë bashkëpunimin për mbrojtjen e fëmijëve, fuqizimin e të rinjve, mbështetjen e komuniteteve në nevojë, krijimin e mjediseve fizike dhe virtuale të aksesueshme për personat me aftësi të kufizuara dhe nxitjen e barazisë gjinore përmes Rrjetit PRISMA.
💚 Së bashku, për më shumë mundësi, pjesëmarrje dhe përfshirje sociale!