27/07/2026
Novo Nordisk (prodhuesi i Ozempic dhe Wegovy) ka paditur në gjykatë kompaninë Eli Lilly (prodhuesen e Mounjaro/Zepbound dhe tabletës Orforglipron). Padia pretendon se reklamat e Eli Lilly janë mashtruese, pasi i paraqesin barnat e saj si më efektive se ato të Novo Nordisk. Sipas Novo Nordisk, reklamat e Lilly përdorin studime klinike të vjetra, ku krahasohen dozat më të larta të barnave të Lilly me doza më të ulëta të barnave të Novo-s. Gjithashtu, reklamat nuk përfshijnë të dhënat më të reja për Wegovy në dozën më të lartë, e cila është miratuar së fundmi dhe, sipas Novo-s, arrin rezultate në humbjen e peshës shumë më të krahasueshme me barnat e Lilly. Debati nuk ka lidhje me sigurinë e barnave por me tregun e marketingut. Te dyja kompanite po konkurojnë për një treg qe vlen dhjtra miliarda dollarë ndaj ményra se si prezantohen rezultatet shkencore ka ndikim të madh tek pacientet mjekët dhe investitorët.Nëse padia pranohet, Eli Lilly mund të detyrohet të ndryshojë mënyrën se si promovon barnat e saj. Nëse rrëzohet, reklamat mund të vazhdojnë si më parë.