Protection and Preservation of Natural Environment in Albania

Call Directions Website Contact the organization

Protection and Preservation of Natural Environment in Albania Shoqata e Ruajtjes dhe e Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri

PPNEA - BirdLife Albania

Të rinjtë që ngrihen për atë që besojnë, meritojnë të dëgjohen.PPNEA shpreh mbështetjen për studentët që po protestojnë ...
19/10/2026

Të rinjtë që ngrihen për atë që besojnë, meritojnë të dëgjohen.

PPNEA shpreh mbështetjen për studentët që po protestojnë dhe për të drejtën e tyre për të ngritur zërin, për të shprehur shqetësimet, për të kërkuar ndryshim dhe për t’u bërë pjesë aktive e çështjeve që ndikojnë në shoqëri.

Qëndrojmë pranë të rinjve që kërkojnë të bëhen pjesë e vendimeve që ndikojnë në të ardhmen e tyre. Mbështetja jonë për të drejtën e protestës paqësore nuk është thirrje për negociata politike.

PPNEA qëndron për të drejtën e qytetarëve për të protestuar, për t’u shprehur lirisht dhe për të kërkuar përgjegjësi. Përgjegjësia nuk mund t’u kalohet sërish atyre që kanë ngritur zërin.
Ky qëndrim lidhet me parimet demokratike dhe përgjegjësinë institucionale, jo me negociata apo marrëveshje politike.

Besojmë se angazhimi qytetar dhe pjesëmarrja aktive e të rinjve janë thelbësore për një shoqëri më të drejtë, më të përgjegjshme që sjell një mjedis më të shëndetshëm dhe ruajtje të natyrës për të gjithë ne.

-

Young people who stand up for what they believe in deserve to be heard.

PPNEA expresses its support for the students who are protesting and for their right to raise their voices, express their concerns, call for change, and actively participate in issues that affect society.

We stand alongside young people who seek to have a voice in the decisions that shape their future. Our support for the right to peaceful protest is not a call for political negotiations.

PPNEA stands for citizens’ right to protest, to express themselves freely, and to demand accountability. Responsibility must not once again be shifted onto those who have raised their voices.

This position is rooted in democratic principles and institutional accountability, not in political negotiations or agreements.

We believe civic engagement and young people's active participation are essential to building a fairer, more accountable society, one that fosters a healthier environment and preserves nature for the benefit of us all.

Dita Botërore e Shpendëve Shtegtarë 2026Shpendët shtegtarë nuk njohin kufij. Udhëtimi i tyre i gjatë varet nga vende ku ...
12/10/2026

Dita Botërore e Shpendëve Shtegtarë 2026

Shpendët shtegtarë nuk njohin kufij. Udhëtimi i tyre i gjatë varet nga vende ku mund të ushqehen, të pushojnë dhe të gjejnë strehë. Por sa mirë i njohim ne shpendët që kalojnë apo jetojnë në territoret tona? Dhe çfarë mund të bëjmë për të siguruar që ata t’i gjejnë këto vende edhe në të ardhmen?

Këto pyetje morën përgjigje në terren, aty ku vëzhgimi kthehet në njohuri dhe njohuria në mundësi për të mbrojtur natyrën. Në Prespë, në Liqenin Artificial të Tiranës dhe në Peizazhin e Mbrojtur Vjosë-Nartë, studentë, vullnetarë dhe qytetarë u përfshinë në monitorimin e shpendëve, duke kontribuar në mbledhjen e të dhënave për biodiversitetin e vendit.

Në Parkun Kombëtar të Prespës, studentë të departamenteve Histori-Gjeografi dhe Biologji-Kimi të Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë vëzhguan shpendët përgjatë pesë transekteve në liqenet e Prespës së Madhe dhe të Prespës së Vogël. Në Liqenin Artificial të Tiranës, kalimtarë dhe vullnetarë iu bashkuan vëzhgimeve, duke zbuluar se kontributi në mbrojtjen e natyrës nuk kërkon domosdoshmërisht të jesh specialist. Mjafton të vëzhgosh me kujdes, të regjistrosh atë që sheh dhe të kuptosh rëndësinë e informacionit që mbledh. Kjo është shkenca qytetare: kur secili mund të bëhet pjesë e përpjekjeve për të njohur dhe mbrojtur biodiversitetin.

Në Vjosë-Nartë, një prej zonave më të rëndësishme ligatinore për shpendët në Shqipëri, u regjistruan lloje si kredharaku i madh, gjelaci symadh, kuqla qafëgjelbër, flamingo, pelikani kaçurrel, karabullaku i vogël, çafka sqepblu dhe shumë shpendë të tjerë. Qindra individë të vëzhguar risjellin në vëmendje rëndësinë e kësaj zone si vend ushqimi dhe pushimi për shpendët.

Megjithatë, përtej numrave dhe llojeve të regjistruara, qëndron një realitet shqetësues: këto habitate po përballen me presion dhe ndërhyrje që rrezikojnë t’u marrin shpendëve hapësirat nga të cilat varen. Në Vjosë-Nartë, ku peizazhi ligatinor po kërcënohet gjithnjë e më shumë, mund të vijë një ditë kur disa prej këtyre shpendëve të mos i shohim më në habitatet që njohim sot. Humbja e këtyre hapësirave nuk do të nënkuptonte vetëm ndryshimin e peizazhit, por edhe humbjen e kushteve që u mundësojnë shpendëve të mbijetojnë dhe të vazhdojnë udhëtimin e tyre.

Çdo shpend vlen. Çdo vëzhgim ka rëndësi. Shkatërrimi i një habitati mund të jetë fundi i udhëtimit të tyre drejt tij.

-

World Migratory Bird Day 2026

Migratory birds know no borders. Their long journeys depend on places where they can feed, rest, and find shelter. But how well do we know the birds that pass through or inhabit our territories? And what can we do to ensure these places remain available to them in the future?

These questions were explored in the field, where observation becomes knowledge, and knowledge creates opportunities to protect nature. In Prespa, at Tirana’s Artificial Lake, and in the Vjosa-Narta Protected Landscape, students, volunteers, and members of the public took part in bird monitoring, contributing to the collection of valuable data on Albania’s biodiversity.

In Prespa National Park, students from the History-Geography and Biology-Chemistry departments of “Fan S. Noli” University in Korça observed birds along five transects across the Great and Small Prespa Lakes. At Tirana’s Artificial Lake, passersby and volunteers joined the observations, discovering that contributing to nature conservation does not necessarily require specialist knowledge. It starts with observing carefully, recording what we see, and understanding the value of the information we collect. This is citizen science: an opportunity for everyone to contribute to understanding and protecting biodiversity.

In Vjosa-Narta, one of Albania’s most important wetland areas for birds, species recorded included the Great Crested Grebe, Pygmy Cormorant, Black-necked Grebe, Greater Flamingo, Dalmatian Pelican, Pygmy Cormorant, and many other bird species. The hundreds of individuals observed highlight the importance of this area as a feeding and resting site for birds.

Yet beyond the numbers and species recorded lies a worrying reality: these habitats are facing increasing pressure and interventions that threaten to deprive birds of the spaces they depend on. In Vjosa-Narta, where the wetland landscape is increasingly under threat, a day may come when some of these birds are no longer seen in the habitats we know today. The loss of these areas would mean more than a change in the landscape; it would mean losing the conditions that allow birds to survive and continue their journeys.

Every bird matters. Every observation counts. The destruction of a habitat could bring their journey back to that place to an end.



Universiteti "Fan S. Noli", Korçë - UNIKO

Nisma për përfshirjen e Prespës në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s duhet të çojë përpara mbrojtjen dakordësua...
12/10/2026

Nisma për përfshirjen e Prespës në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s duhet të çojë përpara mbrojtjen dakordësuar më parë

PrespaNet kërkon që nisma për UNESCO-n të jetë pjesë e kuadrit të Marrëveshjes së vitit 2010 për Parkun e Prespës, duke u shoqëruar me bashkëpunim dhe veprime të menjëhershme për mbrojtjen e zonës.

Pas takimit të ministrave të kulturës të Shqipërisë, Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, të premten e kaluar në Prespë të Greqisë, PrespaNet mirëpret nismën për të shqyrtuar mundësinë e një kandidimi të përbashkët të rajonit ndërkufitar të Prespës si pasuri natyrore dhe kulturore e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Kjo nismë përbën një mundësi të rëndësishme për të rikthyer vëmendjen ndërkombëtare te ky peizazh i përbashkët, i pasur me biodiversitet të jashtëzakonshëm, trashëgimi të pasur kulturore dhe tradita që jetojnë ende, si dhe për të forcuar bashkëpunimin për të ardhmen e tij.

Lexoni më shumë në: https://ppnea.org/ambicia-e-prespes-per-tu-bere-trashegimi-boterore-duhet-te-coje-perpara-mbrojtjen-e-premtuar-tashme/

-

The initiative to include Prespa on the UNESCO World Heritage List must advance the protection already agreed upon

PrespaNet calls for the UNESCO initiative to be embedded within the framework of the 2010 Agreement on the Prespa Park, with immediate cooperation and action to protect the region.

Following the meeting of the Ministers of Culture of Albania, Greece and North Macedonia in Prespa last Friday, PrespaNet welcomes the initiative to explore a joint nomination of the transboundary Prespa region for inclusion on the UNESCO World Heritage List as a mixed natural and cultural heritage site.

This initiative offers an important opportunity to renew international attention to this shared landscape, renowned for its exceptional biodiversity, rich cultural heritage and living traditions, and to strengthen cooperation for its future.

Read more here: https://ppnea.org/prespas-world-heritage-ambition-must-advance-the-protection-already-promised/?lang=en

PrespaNet calls for the UNESCO initiative to be anchored in the 2010 Prespa Park Agreement, with cooperation and conservation action...

Mbi 5,000 kilometra udhëtim, fluturim për mbijetesë! Një rrugë shtegtimi që duhet të jetë më e sigurt. Kali i qyqes, një...
10/10/2026

Mbi 5,000 kilometra udhëtim, fluturim për mbijetesë!
Një rrugë shtegtimi që duhet të jetë më e sigurt.

Kali i qyqes, një nga shpendët grabitqarë më të rrezikuar të Evropës, shtegton çdo vit nga Ballkani drejt Afrikës, duke u përballur me kërcënime që rrezikojnë mbijetesën e tij.

Sot, në Ditën Botërore të Shpendëve Shtegtarë, sjellim në vëmendje nevojën për të mbrojtur jo vetëm vendet ku shpendët riprodhohen, por edhe çdo hapësirë që ata përshkojnë gjatë udhëtimit të tyre.

Në Shqipëri dhe në tri vende të tjera të Ballkanit kanë mbetur vetëm rreth 50 çifte të kalit të qyqes. Helmimi i paligjshëm, gjuetia dhe goditjet elektrike nga infrastruktura e pasigurt janë ndër kërcënimet kryesore me të cilat përballet ky lloj.

Përmes projektit ndërkombëtar LIFE EV Safe Return, PPNEA bashkohet me organizata dhe institucione nga Evropa, Lindja e Mesme dhe Afrika për të forcuar përpjekjet për ruajtjen dhe rimëkëmbjen e popullatës së këtij shpendi të rrallë.

🔗 Lexoni më shumë: https://ppnea.org/njoftim-per-shtyp-projekt-nderkombetar-per-te-siguruar-nje-rruge-shtegtimi-me-te-sigurt-dhe-per-te-rimekembur-popullaten-e-kalit-te-qyqes-ne-ballkan/

-

Over 5,000 kilometres of travel. A flight for survival!
A migration route that needs to be safer.

The Egyptian Vulture, one of Europe’s most endangered species, migrates every year from the Balkans to Africa, facing numerous threats that put its survival at risk.

Today, on World Migratory Bird Day, we highlight the need to protect not only the places where birds breed, but also the habitats and routes they depend on throughout their migratory journeys.

In Albania and three other Balkan countries, only around 50 breeding pairs of Egyptian Vultures remain. Illegal poisoning, hunting, and electrocution from unsafe power infrastructure are among the main threats facing this species.

Through the international LIFE EV Safe Return project, PPNEA is joining forces with organisations and institutions across Europe, the Middle East, and Africa to strengthen efforts to protect and help recover the population of this threatened bird.

🔗 Read more: https://ppnea.org/international-project-to-secure-a-safer-flyway-and-restore-the-egyptian-vulture-in-the-balkans/?lang=en

Njoftim për Shtyp: Projekt ndërkombëtar për të siguruar një rrugë shtegtimi më të sigurt dhe për të rimëkëmbur popullatën e...

🇦🇱 CELIM dhe PPNEA njoftojnë se, më datë 9 tetor 2026, është hapur Thirrja për Propozime “Skema e sub-granteve për organ...
09/10/2026

🇦🇱 CELIM dhe PPNEA njoftojnë se, më datë 9 tetor 2026, është hapur Thirrja për Propozime “Skema e sub-granteve për organizatat e vogla të shoqërisë civile mjedisore dhe grupet vendore të veprimit për zbatimin e projekteve mjedisore”.
Thirrja u drejtohet Organizatave të Shoqërisë Civile Mjedisore (ECSO) dhe Grupeve Vendore të Veprimit (LAG), të angazhuara në ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit. Aplikantët e pranueshëm duhet të jenë themeluar dhe regjistruar në Shqipëri prej të paktën tre vitesh, të kenë përvojë të dëshmuar në zbatimin e aktiviteteve në Shqipërinë e Jugut dhe të demonstrojnë kapacitete për të operuar në Peizazhin e Mbrojtur Vjosë-Nartë dhe/ose në Parkun Kombëtar Detar Karaburun-Sazan.
Thirrja është e ndarë në dy lote: Loti 1, i dedikuar Parkut Kombëtar Detar Karaburun-Sazan, dhe Loti 2, i dedikuar Peizazhit të Mbrojtur Vjosë-Nartë.
Buxheti i përgjithshëm në dispozicion për këtë thirrje është 84,000 €, ndërsa projektet e përzgjedhura do të kenë një kohëzgjatje prej gjashtë muajsh.
Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është 25 nëntor 2026.
Aplikantët ftohen të konsultojnë Udhëzuesin për Aplikantët, i cili gjendet në faqen zyrtare të CELIM-it (https://www.celim.it/en/tender/), për më shumë informacion mbi kriteret e pranueshmërisë, procedurat e aplikimit dhe udhëzimet për dorëzimin e aplikimeve.
Sesion informues
CELIM dhe PPNEA do të organizojnë një sesion informues më 15 tetor 2026, në orën 10:00, në Hotel Partner, në Vlorë. Organizatat e interesuara ftohen të marrin pjesë për t'u informuar më hollësisht mbi thirrjen dhe procesin e aplikimit.
Skema e sub-granteve për organizatat e vogla të shoqërisë civile mjedisore (ECSO) dhe Grupet Vendore të Veprimit (LAG), për zbatimin e projekteve mjedisore, është një aktivitet në kuadër të projektit “Veprimi i Përbashkët i Organizatave të Shoqërisë Civile për Promovimin e Rrjetit Natura 2000 në Shqipëri – APN2000”, i financuar nga Bashkimi Evropian në Shqipëri dhe i zbatuar nga CELIM dhe PPNEA.

🇪🇺 CELIM NGO and PPNEA hereby announce that, as of 9 October 2026, the Call for Proposals entitled “Sub-grant Scheme for Small ECSOs and Local Action Groups to Implement Environmental Actions” has been launched.
The call is addressed to Environmental Civil Society Organisations (ECSOs) and Local Action Groups (LAGs) committed to environmental conservation and protection. Eligible applicants must have been legally established in Albania for at least three years, have a proven track record of activities in Southern Albania, and demonstrate the capacity to operate in the Vjosë-Nartë Protected Landscape and/or Karaburun-Sazan National Marine Park.
The call is divided into two lots: Lot 1, dedicated to Karaburun-Sazan National Marine Park, and Lot 2, dedicated to Vjosë-Nartë Protected Landscape.
The total budget available under the call is €84,000, and the selected projects will have a duration of six months.
The deadline for submitting applications is 25 November 2026.
Applicants are invited to consult the Guidelines for Applicants, available on the CELIM website (https://www.celim.it/en/tender/ ) for further information on eligibility requirements, application procedures and submission instructions.
Information Session
CELIM and PPNEA will organise an information session on 15 October 2026 at 10:00 AM at Hotel Partner in Vlorë. Interested organisations are invited to attend to learn more about the call and the application process.
The Sub-grant scheme for small ECSOs and Local Action Groups to implement environmental actions is an activity part of the ECSOs Joint Action for the Promotion of Nature 2000 Network in Albania - APN2000” project, funded by the European Union in Albania and implemented by CELIM and PPNEA.

CELIM Milano

Ditën Botërore të Kafshëve dhe Ditën Botërore të Habitateve Natyrore i kaluam në Qendrën Informative të Parkut Kombëtar ...
06/10/2026

Ditën Botërore të Kafshëve dhe Ditën Botërore të Habitateve Natyrore i kaluam në Qendrën Informative të Parkut Kombëtar "Pelister", së bashku me nxënësit e shkollës fillore komunale "Kliment Ohridski" nga Bitola.

Punëtoria edukative nisi me një prezantim të shkurtër në sallën e ekspozitës së Qendrës Informative. Aty nxënësit u njohën me llojet më karakteristike dhe më të rëndësishme të kafshëve që jetojnë në Pelister, me veçoritë e tyre dhe me habitatet ku jetojnë.

Njohuritë e marra i vumë më pas në praktikë përmes lojës interaktive "Gjej cila kafshë jam". Gjatë saj, nxënësit tërhiqnin karta me pyetje për pamjen dhe karakteristikat e kafshëve të ndryshme dhe përpiqeshin të gjenin për cilën lloj bëhej fjalë. Pasi e identifikonin llojin, zgjidhnin fotografinë e saj dhe e vendosnin në një poster të përbashkët ku ishin paraqitur katër lloje të ndryshme habitatesh, pikërisht në fushën që i përgjigjej mjedisit natyror ku jeton ai lloj.

Ditën e përmbyllëm me një shëtitje të shkurtër në një shteg të shënuar të Parkut, ku ato që mësuam i lidhëm me natyrën përreth nesh.

Punëtoria u realizua në kuadër të projektit "Iniciativa për një Prespë të gjelbër dhe blu – Forcimi i mbrojtjes përmes kërkimit, edukimit dhe komunikimit", i financuar nga Bashkimi Evropian (BE) në kuadër të programit "BE për Prespën" dhe i bashkëfinancuar nga Fondi i Mirëbesimit për Natyrën e Prespës dhe Ohrit (PONT). Partnerë në zbatimin e projektit janë Shoqata Ekologjike e Maqedonisë (MES), Komuna e Resnjës, Parku Kombëtar "Galiçica", Shoqata për Mbrojtjen e Prespës (SPP) nga Republika e Greqisë dhe Shoqata për Mbrojtjen dhe PPNEA nga Republika e Shqipërisë. Zbatimi i aktiviteteve të projektit mbështetet nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Parku Kombëtar "Pelister".

“Pyjet nën presion” – gjendja, mbrojtja dhe sfidatSeria e aktiviteteve në pavijonin e hapësirës HBS në sheshin Skënderbe...
06/10/2026

“Pyjet nën presion” – gjendja, mbrojtja dhe sfidat

Seria e aktiviteteve në pavijonin e hapësirës HBS në sheshin Skënderbej, në fushatën Shqipëria është biodiversitet, solli bashkëbisedimin “Pyjet nën presion”, me ekspertin e pyjeve Dr. Abdulla Diku dhe inxhinierët e pyjeve Ilir Shyti dhe Fatmir Brazhda. Takimi trajtoi rëndësinë e pyjeve për komunitetet dhe jetën e egër, ndryshimet në gjendjen e pyjeve në Shqipëri ndër vite, sipërfaqen pyjore të vendit dhe presionet me të cilat përballen pyjet sot.

Bashkëbisedimi solli në vëmendje zjarret si një nga rreziqet më të mëdha për pyjet, duke marrë si shembull malin e Munellës dhe dëmet e shkaktuara ndër vite në këtë rajon me rëndësi ekologjike, por edhe në zona të tjera. Humbja e habitateve pyjore dhe mungesa e kapaciteteve kombëtare për të parandaluar përhapjen e zjarreve përbëjnë sfida që kërkojnë angazhimin e institucioneve dhe të komuniteteve.

Parandalimi i zjarreve merr rëndësi të veçantë në zonat me pyje primare dhe të vjetra, përfshirë “Lumin e Gash*t” dhe “Pyjet e Rrajcës”, të njohura si pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Ruajtja e tyre është thelbësore për mbrojtjen e vlerave të rralla natyrore që mbartin.

Pjesë e diskutimit ishin edhe pyjet e vjetra si një trashëgimi natyrore e pazëvendësueshme, që duhet monitoruar dhe ruajtur. Vitet e fundit, PPNEA, së bashku me ekspertë shqiptarë dhe të huaj, po studion këto pyje nëpërmjet projektit “Pyjet përtej kufijve”, duke kontribuar në njohuritë mbi funksionimin e tyre. Studimi na ndihmon të kuptojmë se si pemët e vjetra, bimësia, druri i vdekur dhe rigjenerimi natyror mbështesin jetën brenda një pylli primar.

U diskutua gjithashtu potenciali i këtyre pyjeve për të shërbyer si rezerva gjenetike që mund të mbështesin restaurimin e ekosistemeve të dëmtuara. Ruajtja e tyre mbron biodiversitetin dhe njohuritë që na nevojiten për të orientuar menaxhimin dhe restaurimin e pyjeve në të ardhmen.

-

“Forests Under Pressure” – State, Protection and Challenges

The series of activities at the pavilion brought together a discussion titled “Forests Under Pressure”, featuring forest expert Dr. Abdulla Diku and forestry engineers Ilir Shyti and Fatmir Brazhda. The discussion explored the importance of forests for communities and wildlife, changes in the condition of Albania’s forests over the years, the country’s forest area, and the pressures forests are facing today.

The discussion highlighted wildfires as one of the greatest threats to forests, using Munella Mountain as an example and addressing the damage caused over the years in this ecologically important region, as well as in other areas. The loss of forest habitats and the lack of national capacity to prevent the spread of wildfires are challenges that require the engagement of both institutions and communities.

Fire prevention is particularly important in areas containing primary and old-growth forests, including Gash*t river and the forests of Rrajca, which are recognized as part of the UNESCO World Heritage. Protecting these forests is essential to safeguarding the rare natural values they hold.

The discussion also focused on old-growth forests as an irreplaceable natural heritage that must be monitored and protected. In recent years, PPNEA, together with Albanian and international experts, has been studying these forests through the “Forests Beyond Borders” project, contributing to a better understanding of how they function. The research helps us understand how old trees, vegetation, deadwood, and natural regeneration support life within a primary forest.

The potential of these forests to serve as genetic reservoirs that can support the restoration of damaged ecosystems was also discussed. Protecting them safeguards biodiversity, as well as the knowledge needed to guide forest management and restoration in the future.

05/10/2026

Address

Rruga Janos Hunyadi, Godina 32, Ap. 11
Tirana
1019

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Telephone

+35545628954

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Protection and Preservation of Natural Environment in Albania posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Protection and Preservation of Natural Environment in Albania:

Share