ACPD Albania

Call Directions Website Contact the organization

ACPD Albania ACPD is a non profit association managed by volunteers who work for the improvement of the wellbeing.

The Albanian Center for Population and Development (ACPD) is a non-for-profit organization, established in January 1993, which works for improvement of policies and legislation on population issues including reproductive health; promotion and provision of equal access to quality information, accessible and affordable services and education, in particular for young people and vulnerable groups; gender, human trafficking and provision of reproductive health services to the survivors of violence. Over the years, ACPD has implemented more than 170 projects in the interest of its beneficiaries. ACPD works for the improvement of the health and wellbeing of all people in Albania, in particular vulnerable and marginalized groups, by:
- Advocating appropriate legislation and policies including the field of reproductive health and rights; Raising awareness among the population, and groups at risk, in respect of healthy life styles and human rights;
- Eliminating barriers to equal participation of men and women in all aspects of economic, political, social life;
- Preventing gender-based violence and human trafficking and providing protection to the survivors of violence;
- Promoting and providing equal access to quality information, accessible and affordable services and supplies and education, in particular for young people and vulnerable groups. ACPD provides high-quality, innovative, demand-driven services to stakeholders, aiming at the highest benefit for them. ACPD also provided a gateway for dialogue, networking and cooperation among stakeholders and partners on regional, national and local levels.

A ndihesh shpesh se po humbet kontrollin? A përfundojnë debatet me bërtitje, thyerje gjerash ose dhunë fizike e psikolog...
09/10/2026

A ndihesh shpesh se po humbet kontrollin? A përfundojnë debatet me bërtitje, thyerje gjerash ose dhunë fizike e psikologjike ndaj njerëzve që do?
Shpesh, zëmërimi qe shpërthen është thjesht një maskim i fshehur i stresit, pasigurisë ose traumave të papërpunuara. Por dhuna nuk është kurrë zgjidhje dhe asnjëherë nuk sjell respektin që kërkon.
Nëse e kupton se sjellja jote po dëmton familjen tënde dhe dëshiron të ndryshosh, ka një rrugëdalje.
Në qendrën tonë mund të punojmë së bashku për:
• Kuptimin e shkaqeve: Pse shpërthen ne zëmërim dhe cilet janë ngacmuesit (triggers).
• Teknikat e vetëkontrollit: Mëso si të ndalosh para se të reagosh me dhunë.
• Rindërtimin e komunikimit: Si të shprehësh nevojat tua pa përdorur forcën ose frikësimin.
Ndryshimi kërkon kurajo. Bëj hapin e parë për të mbrojtur familjen tënde dhe për të rindertuar respektin për veten.
📍 Ndihmë profesionale dhe konfidenciale: Qendra e Keshillimit per Burra dhe Djemacpd
📞+355683725722

🤝 Së bashku për një komunitet më mbështetës dhe gjithëpërfshirës në Vlorë!Kemi kënaqësinë të njoftojmë ri-nënshkrimin e ...
25/09/2026

🤝 Së bashku për një komunitet më mbështetës dhe gjithëpërfshirës në Vlorë!

Kemi kënaqësinë të njoftojmë ri-nënshkrimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Qendrës Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin (QSHPZH) dhe Bashkisë Vlorë!

Kjo marrëveshje rikonfirmon angazhimin tonë të përbashkët për:
🔹 Ofrimin e shërbimeve të integruara sociale dhe shëndetësore për të moshuarit në nevojë pranë Qendrës Ditore në Vlorë.
🔹 Fuqizimin e mekanizmave të mbrojtjes dhe barazisë gjinore, përfshirë trajnimin e profesionistëve shëndetësorë dhe anëtarëve të Mekanizmit të Referimit Kundër Dhunës.
🔹 Ndërgjegjësimin e të rinjve mbi shëndetin riprodhues dhe mirëqenien.

Falenderojmë Bashkinë Vlorë për partneritetin e vazhdueshëm dhe UNFPA Albania për mbështetjen e palodhur në fuqizimin e shërbimeve komunitare!

📍

✨ Sapo hapëm dyert e Qendrës së Këshillimit për Burra dhe Djem! 💙Me kënaqësi të madhe, Qendra Shqiptare për Popullsinë d...
17/09/2026

✨ Sapo hapëm dyert e Qendrës së Këshillimit për Burra dhe Djem! 💙

Me kënaqësi të madhe, Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin (ACPD) bashkë me partnerët tanë HERA (Maqedonia e Veriut) përuruam shërbimin tonë më të ri pranë Qendrës Rinore “Po” në Tiranë!

Kjo qendër përfaqëson një hapësirë të sigurt dhe konfidenciale që ofron këshillim psikologjik të specializuar, mbështetje për mirëqenien emocionale, trajtimin e varësive dhe parandalimin e dhunës me bazë gjinore e asaj në familje.

Gjatë ceremonisë së hapjes, dëgjuam mesazhe frymëzuese mbi rëndësinë e adresimit të shëndetit mendor të burrave dhe djemve, si dhe rritjes së angazhimit të të rinjve si partnerë kyç për barazinë gjinore.

🙏 Një falënderim i përzemërt shkon për:
• Ministrinë Federale Austriake të Çështjeve Sociale, Shëndetësisë, Kujdesit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit (International Partnerships Austria) për mbështetjen e këtij projekti.
• Z. Harald Breza-Fugger, Atasheu Austriak, për praninë dhe mbështetjen e tij.
• Ekipin e HERA Maqedonia e Veriut për bashkëpunimin e shkëlqyer rajonal.
• Të gjithë profesionistët e shëndetit mendor, përfaqësuesit e shoqërisë civile, median dhe pjesëmarrësit që iu bashkuan kësaj ngjarjeje të rëndësishme!

📍 Na gjeni këtu: Qendra Rinore “Po”, Kulla VIII, Kati II, Ish-Ekspozita "Shqipëria Sot", Tiranë.

Bashkë thyejmë tabutë dhe ndërtojmë një komunitet më të shëndetshëm! 🤝

Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të projektit “Transformimi i Normave Gjinore: Parandalimi i Dhunës me Bazë Gjinore përmes Angazhimit të Rinisë në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut” i mbështetur nga Ministria Federale për Punë, Politika Sociale, Shëndetësi, Kujdes dhe Konsumatorë npm International Partnerships Austria, zbatuar nga ACPD Shqipëri & HERA Maqedoni e Veriut.

Si e shohin burrërinë brezat e ndryshëm në Shqipëri? 🤝💬Në vijim të diskutimeve mbi maskulinitetin dhe barazinë gjinore, ...
15/09/2026

Si e shohin burrërinë brezat e ndryshëm në Shqipëri? 🤝💬

Në vijim të diskutimeve mbi maskulinitetin dhe barazinë gjinore, në Tiranë u zhvillua një takim ndërbrezor ku burra të moshës së tretë dhe të rinj ballafaquan pikëpamjet e tyre mbi rolin dhe identitetin mashkullor.

Takimi shërbeu si një urë komunikimi midis dy brezave, duke nxjerrë në pah se si përkufizohet burrëria sot:
🔹 Pikëpamja e brezit të vjetër:
• Përqendrohet te responsabiliteti, autoriteti dhe forca.
• Burrëria lidhet ngushtë me sigurimin ekonomik të familjes, qëndrueshmërinë dhe kontrollin e emocioneve.
🔹 Pikëpamja e të rinjve:
• Promovon një model më fleksibël, bazuar te barazia, respekti dhe komunikimi.
• Vlerësohet inteligjenca emocionale, kujdesi për veten dhe aftësia për të shprehur dobësitë pa frikën e gjykimit.
🔹 Pikat e përbashkëta dhe synimi:
• Të dyja palët ndajnë vlera thelbësore si përgjegjësia, integriteti dhe kujdesi për familjen.
• Lufta ndaj maskulinitetit toksik nuk do të thotë mohohje e burrërisë, por ruajtje e vlerave pozitive tradicionalisht të lidhura me të, duke eliminuar presionin për dominim, agresivitet apo mbyllje emocionale.
Dialogu ndërbrezor tregoi se përkufizimi i burrërisë nuk është një përplasje mes të vjetrës dhe të resë, por një proces integrimi ku ruhet karakteri dhe promovohet respekti reciprok.

Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të projektit “Transformimi i Normave Gjinore: Parandalimi i Dhunës me Bazë Gjinore përmes Angazhimit të Rinisë në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut” i mbështetur nga Ministria Federale për Punë, Politika Sociale, Shëndetësi, Kujdes dhe Konsumatorë npm International Partnerships Austria, zbatuar nga ACPD Shqipëri & HERA Maqedoni e Veriut dhe mbështetjes së IPPF.

Maskuliniteti tek të rinjtë: Midis ndikimit të rrjeteve sociale, familjes dhe barazisë gjinore 📱🧠⚖️Në kuadër të një disk...
15/09/2026

Maskuliniteti tek të rinjtë: Midis ndikimit të rrjeteve sociale, familjes dhe barazisë gjinore 📱🧠⚖️

Në kuadër të një diskutimi të zhvilluar me të rinjtë, u analizua mënyra se si po formësohet identiteti mashkullor sot në Shqipëri dhe si përplasen modelet tradicionale me ato moderne.

Nga diskutimi u veçuan disa gjetje kyçe:
• Rrjetet sociale dhe influencerët shpesh promovojnë modele kontraverse të burrërisë, ku të qenit burrë lidhet me dominimin apo shtypjen e emocioneve. Megjithatë, viraliteti i këtyre përmbajtjeve shpesh amplifikohet nga algoritmet që favorizojnë debatin, e jo domosdoshmërisht nga përvetësimi i tyre masiv nga të rinjtë.
• Familja dhe edukimi nga nëna shërbejnë si një filtër mbrojtës dhe stabilizues ndaj modelit të maskulinitetit ekstrem që qarkullon në internet.
• Lufta ndaj maskulinitetit toksik nuk do të thotë eliminim i identitetit mashkullor, por promovim i një forme më të shëndetshme: vetëbesim pa dominim, forcë pa dhunë dhe përgjegjësi me shprehje të lirë emocionale.
• Sfidat sot kërkojnë të ruhen vlerat pozitive tradicionale, si puna, integriteti e kujdesi për familjen, duke i përshtatur ato me parimet e barazisë gjinore e respektit reciprok.
Të rinjtë sot nuk po rikthehen thjesht te e vjetra, por po e rinegociojnë identitetin e tyre përballë pritshmërive shoqërore dhe botës digjitale.

Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të projektit “Transformimi i Normave Gjinore: Parandalimi i Dhunës me Bazë Gjinore përmes Angazhimit të Rinisë në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut” i mbështetur nga Ministria Federale për Punë, Politika Sociale, Shëndetësi, Kujdes dhe Konsumatorë npm International Partnerships Austria, zbatuar nga ACPD Shqipëri & HERA Maqedoni e Veriut dhe mbështetjes së IPPF.

Si po ndryshon perceptimi mbi maskulinitetin dhe barazinë gjinore te burrat e moshuar në Shqipëri? 💬⚖️Në kuadër të një d...
15/09/2026

Si po ndryshon perceptimi mbi maskulinitetin dhe barazinë gjinore te burrat e moshuar në Shqipëri? 💬⚖️
Në kuadër të një diskutimi cilësor me 10 burra në moshë, u eksploruan pikëpamjet e tyre mbi rolin e burrit në familje, barazinë gjinore dhe sfidat që sjell ndryshimi mes brezave.
Nga bisedat e zhvilluara u evidentuan disa elemente kryesore:
🔹 Tradita përballë modernes: Te kjo grupmoshë bashkë ekzistojnë dy modele: figura tradicionale e burrit si "shtylla" e mbrojtësi i shtëpisë, por edhe një hapje në rritje ndaj partneritetit dhe ndarjes së përgjegjësive me gruan.
🔹 Kërkesa për mirëkuptim: Shumë nga pjesëmarrësit shprehën dëshirën për më shumë mirëkuptim në çift dhe një ndarje më të drejtë të detyrave, duke theksuar se ndryshimi duhet të jetë gradual e me respekt ndaj familjes.
🔹 Komplekset dhe tabutë: Burrëria ende konceptohet nga disa si forcë karakteri apo dominancë, ndërsa të shprehurit e dobësive apo kërkimi i ndihmës mbetet sfidë.
Transformimi i roleve gjinore nuk është vetëm një sfidë për gratë, por edhe një proces ku burrat përballen me rindërtimin e identitetit dhe rolit të tyre në shoqëri.

Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të projektit “Transformimi i Normave Gjinore: Parandalimi i Dhunës me Bazë Gjinore përmes Angazhimit të Rinisë në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut” i mbështetur nga Ministria Federale për Punë, Politika Sociale, Shëndetësi, Kujdes dhe Konsumatorë npm International Partnerships Austria, zbatuar nga ACPD Shqipëri & HERA Maqedoni e Veriut dhe mbështetjes së IPPF.

📍 Shkodër30 psikologë shkollorë, mësues biologjie dhe të edukimit fizik ndoqën trajnimin një-ditor me temë: "Masterclass...
04/09/2026

📍 Shkodër

30 psikologë shkollorë, mësues biologjie dhe të edukimit fizik ndoqën trajnimin një-ditor me temë: "Masterclass mbi Edukimin Seksual Gjithëpërfshirës (CSE)", i cili u zhvillua në kuadër të fuqizimit të kapaciteteve të stafit pedagogjik dhe mbështetës në shkolla.

Trajnimi ofroi mjetet praktike të nevojshme për të trajtuar me lehtësi dhe profesionalizëm tema kyçe me nxënësit, si:
• Shëndeti riprodhues dhe mirëqenia fizike
• Koncepti i pëlqimit (consent) dhe marrëdhëniet e shëndetshme
• Shëndeti mendor dhe mbështetja e të rinjve në ambientet shkollore
Faleminderit pjesëmarrësve për angazhimin dhe bashkëpunimin!

Ky aktivitet mbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian ne kuader te projektit: Krenar të kemi të Drejta: Promovimi i barazisë, përfshirjes sociale dhe mosdiskriminimit të GRAVE dhe personave LGBTIQ+ në Shqipëri, Europe Aid/177069/DD/ACT/AL – IPA III/2023/452-57. Përmbajtja e tij është vetëm përgjegjësi e partnereve dhe jo domosdoshmërisht pasqyron qendrimet e Bashkimit Evropian"

Një hap i rëndësishëm për shëndetin dhe të drejtat e komunitetit në Shkodër! 🏥Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvill...
14/08/2026

Një hap i rëndësishëm për shëndetin dhe të drejtat e komunitetit në Shkodër! 🏥
Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin (ACPD), nëpërmjet Qendres "Trokitja" degës së saj në Shkodër po zbaton projektin "Act for Health", një nismë që synon të transformojë përgjigjen e shërbimeve publike ndaj nevojave të shendetit mendor dhe riprodhues.
📍 Pse eshte i rendesishem ky projekt? Në Shkodër, gratë, vajzat, rinia dhe komuniteti shpesh perballen me stigma dhe paragjykim ne qasjen ndaj sherbimeve te specializuara. Me 113 raste te reja onkologjike te identifikuara ne nje vit, si dhe me vetem 28% te te rinjve qe kane njohuri per pelqimin (consent), nevoja per ndryshim eshte me se e qarte.
📌 Cfare synojme te arrijme?
• Advokim institucional: Krijimi i Grupit te Punes per te Drejtat e Shendetit, takime teknike dhe rekomandime politike ne nivel bashkiak.
• Ngritje kapacitetesh: Trajnime per 40 punonjes te administrates publike dhe 30 mesues e psikologe shkolle.
• Perfshirje ne komunitet: 6 "Kafe Shendeti", pika mobile informimi dhe fushata digjitale per promovimin e platformes "Safe from GBV" dhe permiresimin e referimit.
🎯 Kush do te perfitoje?
• 70 profesioniste te linjes se pare
• 200 gra dhe 90 te rinj neper mjedise komunitare
Ky projekt realizohet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian ne kuader te projektit: Krenar të kemi të Drejta: Promovimi i barazisë, përfshirjes sociale dhe mosdiskriminimit të GRAVE dhe personave LGBTIQ+ në Shqipëri, Europe Aid/177069/DD/ACT/AL – IPA III/2023/452-57. Përmbajtja e tij është vetëm përgjegjësi e partnereve dhe jo domosdoshmërisht pasqyron qendrimet e Bashkimit Evropian”

👏📍 ShkodërVijojmë punën për fuqizimin e kapaciteteve të shërbimit publik! Përmbyllëm me sukses trajnimin 1-ditor "Kujdes...
28/07/2026

👏📍 Shkodër
Vijojmë punën për fuqizimin e kapaciteteve të shërbimit publik!
Përmbyllëm me sukses trajnimin 1-ditor "Kujdesi i Informuar mbi Traumën (TIC) për Punonjësit e Administratës Publike", ku u bënë pjesë 15 nëpunës publikë në Shkodër.
Gjatë këtij sesioni trajtuan tema me rëndësi parësore si:
➡️ Kuptimi i traumës (TIC): Ndikimi i traumës psikologjike në sjellje e vendimmarrje, dhe lidhja e saj e ngushtë me Dhunën me Bazë Gjinore (GBV).
➡️Plani Vendor dhe Kuadri i Ri Ligjor (Ligji 11/2026): Zbatimi i Planit Vendor për Barazinë Gjinore në Bashkinë Shkodër dhe mbrojtja e zgjeruar ligjore në sferën publike, private dhe mjedisin digjital.
➡️Adresimi i formave të reja të dhunës: Përballja me dhunën digjitale (shantazhi online, përndjekja me GPS), dhunën në vendin e punës dhe atë në politikë.
➡️Roli i administratës publike: Praktikat e dëgjimit aktiv, shmangia e ri-traumatizimit të viktimave dhe përmbushja e detyrimit ligjor për raportimin e menjëhershëm të rasteve.
👏Falenderojmë pjesëmarrësit për angazhimin dhe përkushtimin në ngritjen e standardeve institucionale në shërbim të qytetarëve!

Ky aktivitet mbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian ne kuader te projektit: Krenar të kemi të Drejta: Promovimi i barazisë, përfshirjes sociale dhe mosdiskriminimit të GRAVE dhe personave LGBTIQ+ në Shqipëri, Europe Aid/177069/DD/ACT/AL – IPA III/2023/452-57. Përmbajtja e tij është vetëm përgjegjësi e partnereve dhe jo domosdoshmërisht pasqyron qendrimet e Bashkimit Evropian”— me@qendra_trokitja.acpd dhe

01/07/2026

Address

Bulevardi Gjergj Fishta Nd. 26, H. 6, Ap. 5
Tirana
1001

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Telephone

+355683725722

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when ACPD Albania posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to ACPD Albania:

Shortcuts

Share