Kryqi i Kuq Shqiptar, Programi i Rinisë dhe Edukimit Humanitar

  • Home
  • Albania
  • Tirana
  • Kryqi i Kuq Shqiptar, Programi i Rinisë dhe Edukimit Humanitar

Kryqi i Kuq Shqiptar, Programi i Rinisë dhe Edukimit Humanitar Faqe e perkushtuar Programit te Rinise dhe Edukimit Humanitar. Vullnetarët janë baza dhe thelbi i të gjithë veprimtarive të shoqatës.

Kryqi i Kuq Shqiptar (KKSH) është një shoqatë që funksionon në baza vullnetare dhe nëpërmjet vullnetarëve. Pjesa dërrmuese e anëtarëve dhe vullnetarëve të saj, në masën 90% janë të rinj, kjo dhe për arsye të historisë së sotme të KKSH. Shoqata bën kujdes që me gjithë moshën e re, ata të jenë pjesa më e qenësishme dhe imazhi i saj në veprimtaritë që realizon. Të rinjtë janë e ardhme e Kryqit të Kuq

Shqiptar. Kryqi i Kuq Shqiptar konsideron një synim të rëndësishëm të Programit të Rinisë dhe të Edukimit Humanitar, pjesëmarrjen dhe rolin në rritje të të rinjve në veprimtaritë humanitare dhe përhapjen e vlerave humanitare të Lëvizjes ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe, si një kontribut të vyer në edukimin qytetar të brezit të ri. Programi synon që në radhë të integrojë sa më mirë vullnetarët e rinj të angazhuar në programet e ndryshme, për t’u integruar vetë ata sa më mirë, si një synim i rëndësishëm i programit. Ky synim që të kërkohet të jetë gjithëpërfshirës, synon në mënyrë të veçantë degët kryesore të kategorisë së parë, ku dhe përqendrimi i i të rinjve në zonat urbane është i madh. Në strategjinë 2020, Programi i Rinisë dhe Edukimit Humanitar duke patur në fokus punën me të rinjtë vullnetarë dhe vullnetarët në përgjithësi do të bazohet në tre drejtime kryesore për vendosjen e objektivave dhe organizmin e veprimtarive; Të rinjtë si vullnetarë, të rinjtë si lider dhe të rinjtë si përfitues. Për këtë ndarje jemi bazuar edhe në Youth Engagement Strategy të FNKK si dhe në kushtet e vendit tonë ku të rinjtë janë të angazhuar në këto tre drejtime bazë. Tre jane drejtimet që programi synon të realizojë me të rinjtë vullnetarë:

1. Të promovohet dhe zhvillohet vullnetarizmi tek të rinjtë si një angazhim qytetar në drejtim të promovimit të vlerave humanitare.

2. Promovimi dhe rritja e rolit të lidershipit tek të rinjtë në drejtim të vendimmarrjes, ofrimit të shërbimeve, rolit ndihmës për njerëzit në nevojë dhe partneritetit.

3. Promovimi i parimeve themelore të Lëvizjes dhe edukimit humanitar tek të rinjtë, si mjete për të ndryshuar mendimet, për të shpëtuar jetë dhe për të rritur tolerancën. Më qëllim arritjen e drejtimeve të mësipërme të programit, janë menduar në nivel dege dhe në nivel qendror:
Për drejtimin e parë do të :
-Të promovohet dhe zhvillohet vullnetarizmi tek të rinjtë si një angazhim qytetar në drejtim të promovimit të vlerave humanitare.
-Të promovohen parimet themelore të Lëvizjes dhe edukimit humanitar tek të rinjtë, si mjete për të ndryshuar mendimet, për të shpëtuar jetë dhe për të rritur tolerancën.
- Të mbështeten të rinjtë për tu angazhuar në programet dhe shërbimet që ofron shoqata në shërbim të komunitetit.
- Të rriten kapacitetet e vullnetarëvë nëpërmjet trajnimeve për aftësi udhëheqëse me të rinjtë rritjen e përgjegjësive duke u shërbyer për jetën.
- Të synohet per integrimin e edukimit humanitar në kurrikulat e shkollave për një mjedis edukues jo formal (dhënia prioritet shërbimit komunitar)
- Të ofrohen trajnime dhe mundësi të reja për zhvillimin e aftësive të vullnetarizmit
- Të zhvillohen veprimtari me të rinjtë për të mbështetur kalimin e vullnearizmit nga fëmijët tek të riturit. Për drejtimin e dytë do të :

- Të rriten anëtarësimet e të rinjve brenda Shoqërisë Kombëtare
- Të krijohen grupet e liderave për të shërbyer në shkolla dhe komunitet.
- Të rritet roli i lidershipit për të përfaqësuar moshatarët e tyre dhe çështjet rinore në
strukturat qeverisëse të shoqatës .
- Të ofrohen mundësi trajnuese për të rritur kapacitete tek të rinjtë si lider rinie.
- Të ofrohen mundësi për vullnetarët e rinj të të shërbejnë për njerëzit në nevojë pranë
insitucione të ndryshme.
- Të organizohen takime dhe diskutime me vullnetarët e të gjitha moshave në interes të
punës në Shoqatë.
- Të krijohet një netëork me të rinjtë brenda dhe jashtë vendit. Për drejtimin e tretë do të:

- Të promovohen parimet themelore dhe vlerat humanitare si pika referimi për t’u
ndjekur nga të rinjtë
- Të organizohen grupet e të rinjve vullnetarë për përhapjen e parimeve të Lëvizjes dhe vlerave brenda tyre.
- Të synohet kryerja e trajnimit dhe angazhimit i të rinjve si aktorë kryesorë për të ndryshuar mëndjet, për të shpëtuar jetë dhe për të rritur tolerancën tek grupet e të rinjve dhe komuniteti.
- Të vendosen mekanizma për vetë- vlerësimin e shtrirjes shoqatës nacionale ndaj
përfitues të rinj .

Address

Rruga "Muhamet Gjollesha"
Tirana
1001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Kryqi i Kuq Shqiptar, Programi i Rinisë dhe Edukimit Humanitar posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Kryqi i Kuq Shqiptar, Programi i Rinisë dhe Edukimit Humanitar:

Share