01/03/2026
Një tjetër histori suksesi nga e Metropolitan Incubator!🚀
Skuadra NineHana, fituese e vendit të parë në Startup City 7, ka përfunduar me sukses programin 2-mujor të trajnimit, i ofruar nga BINP – Boosting Innovation in Poliba, në kuadër të çmimit të fituar.
👶💡 NineHana është një aplikacion inovativ që synon mbështetjen e nënave gjatë shtatzënisë dhe mëmësisë së hershme, duke adresuar nevoja reale dhe duke krijuar impakt social.
Gjatë trajnimit, skuadra u përgatit në temat kryesore të zhvillimit të një startup-i:
✔️ Modeli i Biznesit (Business Model Canvas)
✔️ Ndërtimi i Propozimeve të Forta të Vlerës (Value Proposition Canvas)
✔️ Koherenca ndërmjet të gjitha dimensioneve të modelit të biznesit
✔️ Analiza dhe përcaktimi i problemit, zgjidhjes dhe tregut
✔️ Rishikimi dhe përmirësimi i prezantimit (Pitch Review)
✔️ Matja e performancës së startup-it – metrika dhe analiza
👏 Jemi krenarë për përkushtimin dhe progresin e skuadrës NineHana dhe presim me padurim hapat e tyre të radhës drejt rritjes dhe mbështetjes së mëtejshme.
📌 Ide që lindin nga nevoja reale. Zgjidhje që krijojnë impakt.
StartupShqipëri GraNëTeknologji 💙