Europa Donna Albania

Directions Website Contact the organization

Europa Donna Albania Europa Donna Albania përfaqëson interesat e grave shqiptare lidhur me parandalimin dhe mbrojtjen nga kanceri i gjirit përballë institucioneve shëndetësore

Europa Donna Albania mbron interesat e pacientëve me kancer gjiri. Sepse të sëmurët me kancer duhet të kenë një shoqatë që drejtohet prej tyre, familjarëve të tyre, një shoqatë që merr në mbrojtje jo një pacient të vetëm apo të privilegjuar, por të gjithë pacientët bashkë. Një organizatë që të çojë zërin dhe shqetësimin e tyre në institucionet përgjegjëse apo në media. Dhe është shumë e rëndësishme që shoqatat e pacientëve të forcohen dhe të funksionojnë mbi baza solide.

“Europa Donna Albania” është bijë e organizatës ombrellë “Europa Donna”, e cila është një organizatë jofitimprurëse, e përbërë nga organizata anëtare në të gjithë Europën. Ky koalicion organizatash punon për të rritur ndërgjegjësimin e kancerit të gjirit dhe për të mobilizuar mbështetjen e grave europiane për të ushtruar më shumë presion për përmirësimin e edukimit lidhur me kancerin e gjirit, diagnostikimin dhe trajtimin e përshtatshëm dhe gjenerimin e fondeve për kërkime shkencore. Europa Donna Albania përfaqëson interesat e grave shqiptare lidhur me parandalimin dhe mbrojtjen nga kanceri i gjirit përballë institucioneve shëndetësore dhe autoriteteve publike të cilat e kanë për detyrë ta realizojnë këtë.

Me hidhërim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Elvis Karaj, Drejtor i Amavita Hospital Elvis Karaj Gjatë vit...
30/07/2026

Me hidhërim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Elvis Karaj, Drejtor i Amavita Hospital Elvis Karaj

Gjatë viteve, Elvisi ka qenë një bashkëpunëtor i vyer i Europa Donna Albania. Përmes mbështetjes së Amavita Hospital, ai ishte gjithmonë i gatshëm të kontribuonte në nismat tona në ndihmë të pacienteve me kancer gjiri, duke dëshmuar profesionalizëm, përkushtim dhe ndjeshmëri ndaj komunitetit që i shërbente.

Në emër të Europa Donna Albania, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes, miqve, kolegëve dhe gjithë stafit të Amavita Hospital.

Kontributi i tij do të kujtohet me mirënjohje dhe respekt.

U prehtë në paqe.

17/06/2026

👟 SAVE THE DATE 👟

Let's get ready to Race for the Cure®!

📅 October 10th, 2026
📍 Tirana, Albania

Run. Walk. Support. Unite.
Be part of something bigger. 💗


Europa Donna Albania

👉 www.raceforthecure.eu

21/05/2026

Antigona, sa shumë na e trishtove shpirtin sot…
Një grua me vlera të rralla, me një forcë dhe dashuri të jashtëzakonshme për jetën, që nuk reshti së luftuari deri në frymën e fundit.

Ti nuk ishe vetëm një paciente apo një zë në komunitet. Ishe frymëzim, forcë, zemër dhe shpresë për kaq shumë vajza dhe gra që përballen me kancerin e gjirit dhe kancerin metastatik të gjirit. Ajo që ke bërë për këtë komunitet shkon përtej çdo nisme, projekti apo fjale. Ke lënë gjurmë në zemrat tona dhe në jetën e shumë njerëzve.

Do të jemi përjetësisht mirënjohës për gjithçka që ndave me ne, për forcën, buzëqeshjen, kurajën dhe dashurinë tënde për jetën. Dhe të premtojmë se do t’i çojmë deri në fund të gjitha gjërat që lamë përgjysmë, ashtu siç ishte dëshira jote para se të na lije përgjithmonë.

Prehu në paqe, Antigona.
Qoftë i lehtë dheu për ty dhe qofsh e parajsës🤍🕊️

Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të gjithë atyre që patën fatin ta njohin dhe ta duan. Bashkohemi me dhimbjen tuaj.

06/05/2026

Përtej Diagnozës | Beyond the Diagnosis

Më 30 Prill 2026, Europa Donna Albania organizoi një nga takimet e ciklit të “Përtej diagnozës: Mbështetje psikosociale për gratë me kancer gjiri ”në QSUT, tek Onkologjiku.
Ky takim fokusohej tek mbështetja psikosociale e grave që jetojnë me kancer gjiri. Ndamë histori, dëgjuam njëra-tjetrën dhe u mblodhëm së bashku për të kujtuar se asnjë grua nuk duhet të kalojë këtë rrugëtim vetëm.

Po ashtu, dhuruam 100 çanta rozë për pacientet e onkologjisë, secila përmbante:
1️⃣Një jastëk(Jastëkët për gjoksin pas mastektomisë janë një pjesë thelbësore e procesit të shërimit dhe mund t’ju ndihmojnë të ndiheni sa më mirë pas operacionit).
2️⃣ Një top anti-stres
3️⃣ Fjongo rozë
4️⃣ Materiale informuese
5️⃣ Çantë shpine

Falënderojmë stafin e Onkologjisë në QSUT për mbështetjen e tyre të çmuar, për mirëpritjen dhe bashkëpunimin e tyre të vazhdueshëm.

Ky nuk është takimi i parë dhe as i fundit. “Përtej Diagnozës” është një cikël aktivitetesh që do të zhvillohet në lokacione të ndryshme, me qëllim që mbështetja psikosociale të arrijë sa më shumë paciente.

Do të njoftoheni për aktivitetet e ardhshme. Ky projekt është për ju dhe do të vazhdojë të jetë prezent kudo ku keni nevojë.

Europa Donna Albania

Në fund të muajit shkurt, në Milano u zhvillua Kursi i Trajnimit për Advokim, i cili organizohet çdo vit nga EUROPA DONN...
27/03/2026

Në fund të muajit shkurt, në Milano u zhvillua Kursi i Trajnimit për Advokim, i cili organizohet çdo vit nga EUROPA DONNA - The European Breast Cancer Coalition!

Nga Shqipëria Europa Donna Albania morën pjesë anëtaret dhe vullnetaret Diljana Kollarja dhe Ambra Perhati. Ato përfituan njohuri të rëndësishme mbi epidemiologjinë e kancerit të gjirit, faktorët e rrezikut, parandalimin, trajtimin, kërkimin shkencor dhe aftësitë e avokimit.

Përveç prezantimeve nga ekspertë të njohur, ky seminar shërbeu gjithashtu si një mundësi shumë e mirë për shkëmbim mendimesh, përvojash dhe forcim të rrjeteve mes anëtareve, gjë që është thelbësore për të ndërtuar mbështetje të qëndrueshme për spitalet dhe pacientët në mbarë botën.

02/03/2026
18/02/2026

At the end of 2025, Think Pink Europe proudly established the Pink Ribbon Foundation Fund, with the valued support of Pink Ribbon Foundation UK, to help bridge gaps in healthcare across Europe.

We are pleased to announce the selection of the first 5 projects that will be supported in 2026:

🎗 ALBANIA | Beyond the Diagnosis | Europa Donna Albania
🎗 BOSNIA AND HERZEGOVINA | Together4MentalHealth | Think Pink Bosna i Hercegovina
🎗 KOSOSVO | Psychological support for breast cancer patients | Renesansa
🎗 MONTENEGRO | Family centered psychological support | NVO Brini o sebi
🎗 MOLDOVA | Restart Pink at Casa Valeriu | Ajuta un om
🎗 SPAIN - CANARIAS | Camino (European version) | Fundacion Carrera Por La Vida / Walk For Life

These projects focus on strengthening psycho-social care for people affected by breast cancer, addressing needs that go beyond medical treatment — such as emotional wellbeing, mental health, connection and quality of life. 🩷

Because comprehensive breast cancer care means caring for the whole person.
And because together, across Europe, we can build more inclusive and compassionate care systems.

“Kanceri e ktheu botën time përmbys”  World Cancer Day | United by UniqueKanceri nuk është vetëm një diagnozë.Është hist...
04/02/2026

“Kanceri e ktheu botën time përmbys”

World Cancer Day | United by Unique

Kanceri nuk është vetëm një diagnozë.
Është histori, forcë, ndjeshmëri dhe njerëz.

Sot, në Ditën Botërore të Kancerit, e nisim fushatën e këtij viti me këtë imazh të , si kujtesë se kujdesi i vërtetë nis kur shohim njeriun përpara pacientit.

Të bashkuar nga ajo që na bën unikë.
Të bashkuar për më shumë empati, kujdes dhe dinjitet.

Imazh i fushatës së Europa Donna Albania këtë vit do të jetë Antigona dhe ju ftojmë të na ndiqni për të gjitha përditësimet lidhur me historinë e saj të fuqishme🩷

Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se Presidentja jonë, Donjeta Zeqa, është zgjedhur Anëtare e Bordit Ekzekutiv të EUROPA DO...
03/02/2026

Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se Presidentja jonë, Donjeta Zeqa, është zgjedhur Anëtare e Bordit Ekzekutiv të EUROPA DONNA - The European Breast Cancer Coalition!

Kjo është hera e parë që, në 32 vite të ekzistencës së këtij koalicioni europian, Shqipëria përfaqësohet në Bordin Ekzekutiv përmes Donjeta Zeqës. Jemi të bindur se kontributi i saj do të jetë i vlefshëm, duke marrë parasysh zërin e saj të fortë si avokuese e pacientëve, rrjetin e gjerë të bashkëpunimeve ndërkombëtare, si dhe angazhimin për të përfaqësuar edhe vendet jashtë Bashkimit Europian, me fokus të veçantë në Ballkanin Perëndimor.

Donjeta është zgjedhur në nëntor 2025, gjatë Mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme, me votat e vendeve anëtare, ndërsa mandati i saj trevjeçar ka nisur zyrtarisht në janar 2026.

I urojmë shumë suksese në këtë rol të rëndësishëm ndërkombëtar 🩷

🌸 Welcome to our new Board Members!

Following our General Assembly on 23 November, three inspiring women were elected to our Board and officially began their terms this month, January 2026.

We are delighted to welcome and warmly congratulate our new Board members: Susanne Dieroff Hay, Mirela Roman, and Donjeta Zeqa. We are confident that each of them will bring strong commitment, valuable expertise, and fresh perspectives to our organisation.

We are also pleased to announce a change in our leadership: as Fiorita Poulakaki’s term as Vice President has come to an end, we warmly welcome Ingrid Krücken, who has been elected as our new Vice President. We look forward to this new chapter and to continuing our work together in service of our mission.

➡️ At the same time, we would like to express our heartfelt thanks to the Board members whose terms are ending: Fiorita Poulakaki, Rowena Enriquez and Ximena Montano. Your dedication, leadership, and advocacy have made a lasting impact. You have been (and will continue to be) true role models and champions for breast cancer advocacy.

02/02/2026

Gazetarja e njohur Rezarta Reçi është ndarë nga jeta në moshën 64-vjeçare, pas një beteje të gjatë me kancerin e gjirit. Ajo ishte një zë i fortë publik në luftën kundër kancerit. Shprehim ngushëllimet tona dhe mirënjohjen për kontributin që ka dhënë në media ndër vite dhe në ndërgjegjësimin publik për kancerin e gjirit 🙏🏻💕🤍
Source: Tv Klan

Address

Tirana

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 15:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Europa Donna Albania posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Europa Donna Albania:

Shortcuts

Share