12/10/2026
On 6 October 2026, Noelia Greca, representing European Movement Albania (EMA), participated in a consultation in Brussels organised by Youth Forum and European Movement International as part of the European MOSAIC project, funded by the European Union under CERV programme, which aims to make discussions on the EU’s long-term budget more accessible to people of all ages and backgrounds.
The event brought together youth organisations and inclusion experts to exchange experiences and explore practical ways to make events more inclusive and accessible.
💬 The discussions focused on three key themes:
* Young people experiencing poverty: Identifying barriers to participation and ways to encourage meaningful involvement.
* Roma youth inclusion: Exploring solutions to improve accessibility, engagement, and representation.
* Safer and braver spaces: Discussing how to create environments where people from marginalised communities feel safe, respected, and comfortable expressing themselves.
Through expert presentations, interactive group work, and collaborative discussions, participants shared ideas and practical solutions that will contribute to a guide on organising more inclusive events and consultations.
Building inclusive spaces starts with listening, understanding different experiences, and ensuring that everyone has the opportunity to participate and be heard.
****
Më 6 tetor 2026, Noelia Greca, përfaqësoi EMA, në një konsultim në Bruksel organizuar nga Youth Forum dhe European Movement International, në kuadër të projektit europian MOSAIC, financuar nga Bashkimi Europian si pjesë e programit CERV, i cili synon ta bëjë më të kuptueshëm dhe të aksesueshëm për njerëzit e të gjitha moshave dhe prejardhjeve diskutimin mbi buxhetin afatgjatë të Bashkimit Europian.
Aktiviteti mblodhi organizata rinore dhe ekspertë, të cilët shkëmbyen përvoja dhe diskutuan mënyra konkrete për të organizuar aktivitete më gjithëpërfshirëse dhe të aksesueshme për të gjithë.
💬 Diskutimet u përqendruan në tri tema kryesore:
- Të rinjtë që përjetojnë varfëri: Identifikimi i pengesave që kufizojnë pjesëmarrjen e tyre dhe mënyrat për të nxitur përfshirjen e tyre aktive dhe kuptimplotë.
- Përfshirja e të rinjve romë: Eksplorimi i zgjidhjeve për të përmirësuar aksesueshmërinë, angazhimin dhe përfaqësimin e tyre.
- Hapësira më të sigurta dhe gjithëpërfshirëse: Diskutimi mbi krijimin e mjediseve ku personat nga komunitetet e margjinalizuara të ndihen të sigurt, të respektuar dhe të lirë për të shprehur mendimet e tyre.
Përmes prezantimeve nga ekspertët, punës interaktive në grupe dhe diskutimeve , pjesëmarrësit ndanë ide dhe zgjidhje praktike që do të kontribuojnë në hartimin e një udhëzuesi për organizimin e aktiviteteve dhe konsultimeve më gjithëpërfshirëse.
Krijimi i hapësirave gjithëpërfshirëse nis me dëgjimin, kuptimin e përvojave të ndryshme dhe garantimin që secili të ketë mundësinë të marrë pjesë dhe të dëgjohet.
European Movement