BASHF

Directions

BASHF BASHF,e vetmja faqe zyrtare e (Shoqata Bashkimi Arbitrave Shqiptare te Futbollit)

31/08/2026
Gëzuar 80-vjetorin, President!Me rastin e 80-vjetorit të ditëlindjes suaj, Shoqata e Arbitrave ju shpreh urimet më të pë...
04/08/2026

Gëzuar 80-vjetorin, President!

Me rastin e 80-vjetorit të ditëlindjes suaj, Shoqata e Arbitrave ju shpreh urimet më të përzemërta për jetë të gjatë, shëndet të plotë dhe mbarësi.

Ky jubile i veçantë është një moment për të vlerësuar kontributin, përkushtimin dhe lidershipin tuaj ndër vite në drejtimin e Shoqatës së Arbitrave. Puna dhe angazhimi juaj kanë lënë gjurmë të rëndësishme në zhvillimin dhe forcimin e arbitrazhit.

Ju urojmë që vitet në vijim t'ju sjellin po aq energji, respekt dhe kënaqësi, të rrethuar gjithmonë nga dashuria e familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve.

Gëzuar 80-vjetorin! Ju urojmë edhe shumë vite të tjera me shëndet, lumturi dhe suksese.

Vlerësim për anëtarët tanë!Një jetë në shërbim të futbollit shqiptar.Pas gati tre dekadash kontributi në arbitrim, Egin ...
07/05/2026

Vlerësim për anëtarët tanë!

Një jetë në shërbim të futbollit shqiptar.

Pas gati tre dekadash kontributi në arbitrim, Egin Doda zhvilloi dje ndeshjen e tij të fundit si asistent arbitër, në takimin mes Tiranës dhe Vllaznisë.
Përpara nisjes së ndeshjes, Presidenti i BASHF-së, Tahir Kastrati, dhe kryetari i Kolegjiumit Tiranë “Luan Zylo”, Bujar Pregja, e vlerësuan për kontributin e tij ndër vite.

Egin Doda iu përkushtua arbitrimit që prej vitit 1997, duke gjykuar shumë ndeshje në futbollin shqiptar me profesionalizëm, korrektësi dhe përkushtim. Dje, ai mbylli zyrtarisht karrierën e tij si arbitër, duke lënë pas një rrugëtim të gjatë dhe të respektuar në shërbim të lojës.

Faleminderit për gjithçka, Egin Doda!

26/04/2026

Team One

Me dhimbje të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta në moshën 82-vjeçare të Hiqmet Kuka, ish-arbitër i Kategorisë Ndërkombët...
01/04/2026

Me dhimbje të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta në moshën 82-vjeçare të Hiqmet Kuka, ish-arbitër i Kategorisë Ndërkombëtare FIFA.

Një figurë e respektuar e arbitrimit shqiptar, ai i kushtoi mbi dy dekada këtij profesioni, duke qenë protagonist në ndeshje të rëndësishme të kampionatit dhe duke përfaqësuar me dinjitet Shqipërinë në arenën ndërkombëtare.

Kuka ndoqi me përkushtim traditën familjare, duke u bërë një shembull profesionalizmi, korrektësie dhe serioziteti. Pas përfundimit të karrierës si arbitër, vijoi të kontribuojë si vëzhgues dhe mbështetës i brezave të rinj.

Kujtimi i tij do të mbetet i paharruar për familjen, miqtë dhe gjithë komunitetin sportiv.

Shoqata i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Kuka.

I paharuar Hiqmet Kuka!

📣 Enea Jorgji në Akademinë e ArbitrimitDitën e sotme në Akademinë e Arbitrimit, gjyqtari i FIFA-s Enea Jorgji mbajti një...
20/03/2026

📣 Enea Jorgji në Akademinë e Arbitrimit

Ditën e sotme në Akademinë e Arbitrimit, gjyqtari i FIFA-s Enea Jorgji mbajti një leksion me temë “Incidentet ne zonen e penalltise”.

Ishte një moment shumë i vlefshëm për arbitrat e rinj të Akademisë, ku përvoja dhe praktika e Jorgjit u ndërthurën me energjinë dhe dëshirën për të mësuar të gjeneratës së re të arbitrave.

⚽️ Mos hezito, eja edhe ti!
👉 Bëhu Arbiter!

📩 Apliko në: [email protected]

📣 Emanuela Rusta në Akademinë e ArbitrimitDitën e sotme në Akademinë e Arbitrimit, gjyqtarja e FIFA-s Emanuela Rusta mba...
13/03/2026

📣 Emanuela Rusta në Akademinë e Arbitrimit

Ditën e sotme në Akademinë e Arbitrimit, gjyqtarja e FIFA-s Emanuela Rusta mbajti një leksion me temë “Bashkepunimi-Puna ne Ekip”.

Ishte një moment shumë i vlefshëm për arbitrat e rinj të Akademisë, ku përvoja dhe praktika e Rustës u ndërthurën me energjinë dhe dëshirën për të mësuar të gjeneratës së re të arbitrave.

⚽️ Mos hezito, eja edhe ti!
👉 Bëhu Arbiter!

📩 Apliko në: [email protected]

Address

Rr. Liman Kaba, Tirane, Shqiperi
Tirana
1001

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when BASHF posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share