ETwinning Albania EU

Directions Website

ETwinning Albania EU Official National Support Organisation for eTwinning in Albania. Connecting schools across Europe!

Ndani mendimet tuaja për Platformën Evropiane të Arsimit Shkollor!Merrni pak kohë për të plotësuar anketën tonë për përd...
22/10/2026

Ndani mendimet tuaja për Platformën Evropiane të Arsimit Shkollor!

Merrni pak kohë për të plotësuar anketën tonë për përdoruesit dhe na tregoni mendimin tuaj për platformën.

💬 Përshtypjet dhe sugjerimet tuaja na ndihmojnë të përcaktojmë hapat e ardhshëm!

⏱️ Plotësimi zgjat vetëm rreth 5 minuta
🗣️ Anketa është e disponueshme në gjuhën angleze
📅 E hapur deri më 30 nëntor 2026.

Plotësoni anketën dhe bëhuni pjesë e zhvillimit të mëtejshëm të platformës!

🇪🇺 Share your thoughts on the European School Education Platform

Take a moment to complete our user survey and let us know what you think about the platform.

Your feedback helps us shape what comes next!

⏱️ Takes only about 5 minutes
🗣️ Available in English
📅 Open until 30 November 2026

Have your say 🔗 https://school-education.ec.europa.eu/en/discover/surveys/european-school-education-platform-user-survey-2026?pk_campaign=Esep_etwinning_meta

FTESË PËR MËSUESIT E ARSIMIT PROFESIONAL! Seminar ndërgjegjësues online: Mundësitë e eTwinning për shkollat profesionale...
21/10/2026

FTESË PËR MËSUESIT E ARSIMIT PROFESIONAL!

Seminar ndërgjegjësues online: Mundësitë e eTwinning për shkollat profesionale

Njësia Kombëtare e Mbështetjes eTwinning NSO Albania fton mësuesit e arsimit dhe formimit profesional (VET) të marrin pjesë në një seminar ndërgjegjësues online, që synon njohjen me mundësitë që ofron platforma European School Education Platform (ESEP)/eTwinning për bashkëpunimin ndërmjet shkollave dhe zhvillimin e projekteve ndërkombëtare.

Data: 23 tetor 2026
Ora: 17:00
Formati: Online
Pjesëmarrësit: Mësues të shkollave profesionale

Gjatë seminarit do të trajtohen:

- Mundësitë që ofron eTwinning për mësuesit dhe shkollat profesionale.
- Regjistrimi dhe përdorimi i platformës ESEP/eTwinning.
- Krijimi i partneriteteve me shkolla të tjera evropiane.
- Zhvillimi i projekteve eTwinning të lidhura me profilet dhe kompetencat profesionale.

Bëhuni pjesë e komunitetit eTwinning dhe zbuloni mundësi të reja për bashkëpunim, inovacion dhe shkëmbim përvojash në arsimin profesional!

Linku i pjesëmarrjes:
https://forms.cloud.microsoft/Pages/ResponsePage.aspx?id=ErjY9WpgukKM-TNxz-KcciEaDUmjfmhFpRIBuPeZAxJURjBLUEVXU1lTTFlZUzZUUVA0S0xBTVlLSC4u

Aktiviteti organizohet në kuadër të projektit “Promotion of eTwinning in Albania”, financuar nga Bashkimi Evropian përmes programit Erasmus+.

Më 16-18 tetor, në Armeni u zhvillua seminari ndërkombëtar eTwinning, i cili mblodhi mbi 60 mësues e mësuese nga vende t...
20/10/2026

Më 16-18 tetor, në Armeni u zhvillua seminari ndërkombëtar eTwinning, i cili mblodhi mbi 60 mësues e mësuese nga vende të ndryshme evropiane për të shkëmbyer përvoja, ide dhe praktika mbi shkollën e së ardhmes.

Shqipëria u përfaqësua nga Ambasadorja eTwinning Aida Lumshi dhe mësueset Stela Kamberi dhe Alma Guri. 💛💜

Gjatë seminarit, diskutimet dhe aktivitetet praktike u përqendruan te mendimi kritik, përdorimi etik i teknologjisë dhe inteligjencës artificiale, mirëqenia e nxënësve dhe mësuesve, të nxënit social-emocional dhe pedagogjitë krijuese. 💡

Përmes modelit GROW, pjesëmarrësit reflektuan mbi mënyrën se si synimet për shkollën e së ardhmes mund të kthehen në hapa konkretë dhe të realizueshëm. Ndërkohë, fotografia, arti, rrëfimi, prezantimet PechaKucha dhe konstruksionet LEGO u prezantuan si mjete për të nxitur kreativitetin, bashkëpunimin dhe shprehjen e ideve nga nxënësit. 🎨🤝

Në përfundim, mësues nga vende të ndryshme punuan së bashku për të zhvilluar ide dhe projekte eTwinning, duke i kthyer përvojat e seminarit në mundësi konkrete bashkëpunimi ndërmjet shkollave. 🌍

Një shkollë e gatshme për të ardhmen është një shkollë që planifikon me kujdes, kujdeset për njerëzit e saj dhe i jep hapësirë krijimtarisë dhe bashkëpunimit. ✨

Si të hartojmë projekte eTwinning për nxënës të përgatitur për të ardhmen?Webinari Designing eTwinning projects for futu...
19/10/2026

Si të hartojmë projekte eTwinning për nxënës të përgatitur për të ardhmen?

Webinari Designing eTwinning projects for future-ready students sjell ide praktike për zhvillimin e njohurive mbi AI, mendimit kritik dhe krijimtarisë përmes projekteve bashkëpunuese.

Një mundësi për të zbuluar qasje për zgjedhjen e temave, hartimin e aktiviteteve dhe krijimin e bashkëpunimeve ndërkombëtare.

20 tetor 2026 | 16:00, Online

How can we design eTwinning projects for future-ready students?

The webinar Designing eTwinning projects for future-ready students offers practical ideas for developing AI literacy, critical thinking and creativity through collaborative projects.

Discover approaches to choosing meaningful themes, designing engaging activities and creating opportunities for international collaboration.

20 October 2026 | 16:00, Albania local time
Online · In English.

🌍💻 Kur kodimi takohet me mjedisin: nxënësit e gjimnazit “Zhani Ciko”, Patos, në EU Code Week 2026! 🌱💧Në kuadër të Javës ...
19/10/2026

🌍💻 Kur kodimi takohet me mjedisin: nxënësit e gjimnazit “Zhani Ciko”, Patos, në EU Code Week 2026! 🌱💧

Në kuadër të Javës Evropiane të Kodimit (EU Code Week 2026), nxënësit e gjimnazit “Zhani Ciko”, Patos, nën drejtimin e mësueses Erviola Ndreko Konomi, Leading Teacher për Code Week Albania, kanë nisur një iniciativë që ndërthur teknologjinë, kreativitetin dhe ndërgjegjësimin mjedisor.

💡 “Ruajtësit e Kodit Blu dhe të Gjelbër - A mund të na tregojnë të dhënat nëse uji është i shëndetshëm?”

Përmes kësaj sfide, nxënësit angazhohen në zgjidhjen e një problemi real mjedisor, duke përdorur konceptet e të menduarit kompjuterik dhe kodimit për të propozuar zgjidhje inovative.
Në ekipe, ata do të zhvillojnë dhe prezantojnë idetë e tyre duke ndjekur pesë hapa:

🔹 Problemi - Algoritmi - Teknologjia - Zgjidhja - Ndikimi

👏 eTwinning Albania përgëzon nxënësit dhe mësuesen znj. Erviola Ndreko Konomi për këtë iniciativë, e cila tregon se si teknologjia mund të shërbejë si një mjet për të eksploruar sfidat e botës reale dhe për të zhvilluar kompetencat digjitale, mendimin kritik dhe bashkëpunimin.

🌟 Inkurajojmë edhe shkollat dhe mësuesit e tjerë të bëhen pjesë e EU Code Week dhe të ndajnë iniciativat e tyre me komunitetin eTwinning!

💻🇪🇺 eTwinning Albania mbështet EU Code Week 2026!Në kuadër të Javës Evropiane të Kodimit (EU Code Week 2026), u zhvillua...
19/10/2026

💻🇪🇺 eTwinning Albania mbështet EU Code Week 2026!

Në kuadër të Javës Evropiane të Kodimit (EU Code Week 2026), u zhvilluan dy ditë trajnimesh online, të organizuara nga mësueset znj. Dhurata Cuka dhe znj. Erviola Ndreko Konomi, Leading Teachers të Code Week Albania, me pjesëmarrjen e mbi 150 mësuesve dhe profesionistëve të arsimit të interesuar për zhvillimin e kompetencave digjitale.

Në këto trajnime mori pjesë edhe NSO Albania nëpërmjet Koordinatorit Kombëtar znj. Kiara Muka, në kuadër të angazhimit për promovimin e iniciativave evropiane që mbështesin inovacionin dhe përdorimin e teknologjisë në arsim.

Gjatë dy ditëve, pjesëmarrësit u njohën me mundësitë që ofron EU Code Week, mënyrat e organizimit të aktiviteteve të kodimit, burimet praktike për mësuesit dhe nismat që nxisin përfshirjen e nxënësve në programim, inteligjencë artificiale dhe siguri kibernetike.

Në ditën e dytë, aktivitetit iu bashkua edhe znj. Hatixhe Bilibashi, Ambasadore e Code Week Albania, e cila prezantoi mundësitë e angazhimit të shkollave dhe mësuesve në këtë iniciativë.

🌍 eTwinning Albania vijon të promovojë sinergjitë ndërmjet iniciativave evropiane në arsim, duke inkurajuar mësuesit të eksplorojnë mundësi të reja për zhvillimin e kompetencave digjitale, kreativitetit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

👏 Falënderojmë organizatoret dhe të gjithë kontribuesit për këtë iniciativë dhe për ndarjen e përvojave dhe burimeve të vlefshme me komunitetin arsimor!

Trajnim FALAS online për Javën Evropiane të Kodimit (EU Code Week) nga dy LeadingTeacher për CodeWeek Albania Dhurata Cu...
14/10/2026

Trajnim FALAS online për Javën Evropiane të Kodimit (EU Code Week) nga dy LeadingTeacher për CodeWeek Albania Dhurata Cuka dhe Erviola Ndreko Konomi ! 💻✨
Je mësues, edukator apo i interesuar për teknologjinë në arsim? Bashkohu në trajnimin falas rreth fushatës Code Week dhe merr certifikatë të lëshuar nga Codeweek.eu, një nismë e Komisionit Evropian. 🇪🇺
✅ Mëso si ta organizosh aktivitetin tënd të kodimit
✅ Njihu me ide dhe burime praktike për klasë
✅ Pajisu me certifikatë zyrtare
Ju ftojmë të jeni pjesë! 🇦🇱👏
🔗 Detajet dhe regjistrimi këtu:
Trajnim FALAS online për Javën Evropiane të Kodimit (EU Code Week) nga dy LeadingTeacher për CodeWeek Albania Dhurata Cuka dhe Erviola Ndreko Konomi ! 💻✨
Je mësues, edukator apo i interesuar për teknologjinë në arsim? Bashkohu në trajnimin falas rreth fushatës Code Week dhe merr certifikatë të lëshuar nga Codeweek.eu, një nismë e Komisionit Evropian. 🇪🇺
✅ Mëso si ta organizosh aktivitetin tënd të kodimit
✅ Njihu me ide dhe burime praktike për klasë
✅ Pajisu me certifikatë zyrtare
Ju ftojmë të jeni pjesë! 🇦🇱👏
🔗 Detajet dhe regjistrimi këtu:
https://codingevents.blogspot.com/.../codeweek-for-all...

CodeWeek for all code: cw26-cyId2
Tag: AL-CUKA448
CodeWeek for all code: cw26-cyId2
Tag: AL-CUKA448

Po kërkoni frymëzim për projektin tuaj të ardhshëm në klasë?Libri eTwinning 2026, “Learning for life: Building basic ski...
13/10/2026

Po kërkoni frymëzim për projektin tuaj të ardhshëm në klasë?

Libri eTwinning 2026, “Learning for life: Building basic skills through eTwinning”, bashkon projekte reale, përvoja të mësuesve dhe nxënësve, aktivitete për klasën dhe burime europiane.

Zbuloni ide praktike për zhvillimin e aftësive bazë përmes bashkëpunimit dhe qasjeve që i vendosin nxënësit në qendër të të nxënit.

Shkarkoni librin dhe frymëzohuni në European School Education Platform.

Looking for inspiration for your next classroom project?

The eTwinning 2026 book, “Learning for life: Building basic skills through eTwinning”, brings together real projects, teachers’ and students’ experiences, classroom activities and European resources.

Discover practical ideas for developing basic skills through collaboration and approaches that put students at the centre of learning.

Download the book and get inspired on the European School Education Platform.

IDE PËR KLASËN | Bëhuni “vëzhgues të gjelbër” të shkollësBëhuni ‘vëzhgues të gjelbër’ të shkollësFtojini nxënësit të bëh...
12/10/2026

IDE PËR KLASËN | Bëhuni “vëzhgues të gjelbër” të shkollës

Bëhuni ‘vëzhgues të gjelbër’ të shkollës
Ftojini nxënësit të bëhen për një ditë “vëzhgues të gjelbër” dhe të shohin me një sy tjetër mjedisin e klasës ose të shkollës.

Si ta zhvilloni aktivitetin?
1 Ndajini nxënësit në grupe dhe caktojini secilit grup një fushë për të vëzhguar:
· përdorimin e energjisë
· përdorimin e ujit
· mbetjet dhe riciklimin
· përdorimin e letrës dhe materialeve
· hapësirat e gjelbra

2 Kërkojuni të evidentojnë çfarë po bëhet mirë dhe çfarë mund të përmirësohet.

3 Çdo grup propozon një ndryshim të vogël dhe të realizueshëm që mund të bëhet në klasë ose në shkollë.

4 Në fund, bashkoni propozimet dhe krijoni së bashku:

“5 hapa për një shkollë më të qëndrueshme”

Pas disa javësh, rikthehuni te lista dhe diskutoni me nxënësit:

Çfarë arritëm të ndryshojmë? Çfarë mund të bëjmë më mirë?

Po në eTwinning?

Ftojeni klasën partnere të bëjë të njëjtin vëzhgim në shkollën e saj. Nxënësit mund të krahasojnë rezultatet, të shkëmbejnë zgjidhje dhe të identifikojnë çfarë kanë të përbashkët dhe çfarë ndryshon mes shkollave të tyre.

Një mënyrë e thjeshtë për ta kthyer qëndrueshmërinë nga një temë për t’u diskutuar, në diçka që nxënësit mund ta vëzhgojnë dhe përmirësojnë vetë.

Burimi i frymëzimit: Lexoni artikullin: Erasmus+ Teacher Academy resources: sustainability and climate change | European School Education Platform

Address

ALB-1001, Rruga E Durrësit 23, Tiranë
Tirana

Opening Hours

Monday 08:00 - 04:30
Tuesday 08:00 - 04:30
Wednesday 08:00 - 04:30
Thursday 08:00 - 04:45
Friday 08:00 - 02:30

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when ETwinning Albania EU posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share