ANAD-SHKSHNJND

Call Directions Website Contact the organization

ANAD-SHKSHNJND Shoqata Kombetare Shqiptare e Njerezve Qe Nuk Degjojne. (Sh.K.Sh.Nj.ND)

Albanian National Association of the Deaf
(ANAD)

❤️ Shëndeti i zemrës është i rëndësishëm për çdo grua!ANAD zhvilloi një sesion informues në Gjuhën Shqipe të Shenjave me...
12/10/2026

❤️ Shëndeti i zemrës është i rëndësishëm për çdo grua!

ANAD zhvilloi një sesion informues në Gjuhën Shqipe të Shenjave me gra dhe vajza që nuk dëgjojnë, duke theksuar rëndësinë e parandalimit të sëmundjeve të zemrës dhe të kontrolleve të rregullta shëndetësore.

Shërbime shëndetësore të aksesueshme dhe pa barriera për të gjithë! ❤️

30/09/2026

❤️ Shëndeti i zemrës është i rëndësishëm për çdo grua!

ANAD do të zhvillojë një sesion informues në Gjuhën e Shenjave Shqipe, me gra dhe vajza që nuk dëgjojnë, mbi shëndetin e zemrës, parandalimin dhe rëndësinë e kontrolleve të hershme.

📅 Data: 11 tetor 2026
📍 Vendi: Zyra e ANAD, Tiranë
🕥 Ora: 10:30

Gjatë këtij sesioni do të ndajmë informacion të rëndësishëm dhe të kuptueshëm në Gjuhën e Shenjave Shqipe, në mënyrë që gratë dhe vajzat që nuk dëgjojnë të kenë mundësi të informohen, të kujdesen për shëndetin e tyre dhe të kërkojnë në kohë shërbimet shëndetësore që u nevojiten.

❤️ Çdo grua që nuk dëgjon ka të drejtë të marrë informacion të kuptueshëm, të komunikojë pa barriera dhe të ketë akses të barabartë në kujdesin shëndetësor.

Shëndeti është e drejtë, jo privilegj.

Java Ndërkombëtare e Njerëzve që Nuk DëgjojnëMë 27 shtator 2026, në Tiranë, ANAD organizoi një aktivitet me komunitetin ...
29/09/2026

Java Ndërkombëtare e Njerëzve që Nuk Dëgjojnë

Më 27 shtator 2026, në Tiranë, ANAD organizoi një aktivitet me komunitetin e njerëzve që nuk dëgjojnë, në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Njerëzve që Nuk Dëgjojnë.

Gjatë aktivitetit zhvilluam një diskutim të hapur, ku ndamë përvoja, sfida dhe nevoja të komunitetit, duke folur për të drejtat, gjuhën e shenjave, barazinë, aksesueshmërinë dhe përfshirjen.

Kjo javë na kujton se zëri i komunitetit duhet të dëgjohet, të drejtat duhet të respektohen dhe Gjuha e Shenjave duhet të jetë pjesë e barabartë e shoqërisë.

Shpallja e të Drejtave të Njerëzve që Nuk Dëgjojnë

GJUHA E SHENJAVE ËSHTË E DREJTË, JO PRIVILEGJ! 🤟💙Kur gjuha e shenjave njihet dhe respektohet, komunitetet e Njerëzve që ...
23/09/2026

GJUHA E SHENJAVE ËSHTË E DREJTË, JO PRIVILEGJ! 🤟💙

Kur gjuha e shenjave njihet dhe respektohet, komunitetet e Njerëzve që Nuk Dëgjojnë fuqizohen.
Kur komunikimi është i aksesueshëm, krijohen mundësi të barabarta për të gjithë. 🌍

🇦🇱 🇲🇪 🇽🇰 🇲🇰 🇧🇦 🇷🇸
Bashkimi Ballkanik i Njerëzve që Nuk Dëgjojnë

Të bashkuar nga një qëllim i përbashkët: barazi, akses, përfshirje dhe njohje e gjuhës së shenjave. 🤟💙

Ky aktivitet është një hap i rëndësishëm drejt një shoqërie më gjithëpërfshirëse, ku gjuha e shenjave njihet dhe respektohet si një e drejtë themelore e komuniteteve të Njerëzve që Nuk Dëgjojnë.

📍 Podgoricë, Mal i Zi
🗓️ 17–19 Shtator 2026

🤟 Gjuha e shenjave nuk është privilegj. Është e drejtë.
💙 Barazi në gjuhë. Barazi në jetë.

Shoqata Kosovare e të Shurdhërve
Savez Gluvih CG
Savez gluvih i nagluvih Srbije
World Federation of the Deaf Ry

21/09/2026

Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Njerëzve që Nuk Dëgjojnë!

ANAD ju fton të bashkoheni me ne në një takim të veçantë më 27 shtator 2026, në orën 10:00.

📍 Vendi: Zyra e ANAD

Le ta festojmë së bashku këtë ditë, të argëtohemi, të ndajmë buzëqeshje dhe të krijojmë momente të bukura me komunitetin!

Java Ndërkombëtare e Njerëzve që Nuk DëgjojnëDita Ndërkombëtare e Gjuhëve të Shenjave
18/09/2026

Java Ndërkombëtare e Njerëzve që Nuk Dëgjojnë
Dita Ndërkombëtare e Gjuhëve të Shenjave

09/07/2026
KONFERENCA PËRMBYLLËSE E PROJEKTIT“Breaking Barriers: Empowering Deaf Youth for Inclusive Employment in Albania”, i zbat...
26/06/2026

KONFERENCA PËRMBYLLËSE E PROJEKTIT
“Breaking Barriers: Empowering Deaf Youth for Inclusive Employment in Albania”, i zbatuar nga ANAD në partneritet me CCIS dhe me mbështetjen e UNDP.

Konferenca do të shërbejë si një mundësi për të prezantuar rezultatet kryesore të projektit, për të reflektuar mbi sfidat dhe arritjet e deritanishme, si dhe për të diskutuar mbi qëndrueshmërinë e ndërhyrjeve që synojnë fuqizimin dhe përfshirjen e të rinjve që nuk dëgjojnë në tregun e punës në Shqipëri.

Gjatë aktivitetit do të prezantohen rezultatet dhe ndikimi i projektit, përvojat e përfituesve, videoja përmbledhëse e aktiviteteve, si dhe do të zhvillohet një panel diskutimi me përfaqësues të zyrave të punësimit nga Tirana, Shkodra dhe Vora.

Data: 30 Qershor 2026
Ora: 10:00 – 12:00
Vendi: Hotel Mondial, Tiranë

Ky postim është përgatitur në kuadër të projektit “Thyerja e Barrierave: Fuqizimi i të Rinjve që Nuk Dëgjojnë për Punësim Gjithëpërfshirës në Shqipëri”, zbatuar nga Shoqata Kombëtare Shqiptare e Njerëzve që Nuk Dëgjojnë në bashkëpunim me Qendrën për Studime të Krahasuara dhe Ndërkombëtare (CCIS/QSKN), në kuadër të projektit BE për Përfshirjen në Tregun e Punës, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga PNUD Shqipëri, Zyra Publike Suedeze e Punësimit dhe Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, në partneritet me Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive. Përmbajtja e këtij postimi është përgjegjësi e autorëve dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian, PNUD Shqipëri apo partnerëve zbatues.

ANAD-SHKSHNJND
UNDP Albania
CCIS Albania

04/05/2026

Akses i barabartë në shërbime digjitale 💻🤝

Në kuadër të projektit EU4LM, i zbatuar nga Anad dhe CCIS, të rinjtë që nuk dëgjojnë tashmë kanë mundësi të përfitojnë nga shërbimet e e-Albania në mënyrë të aksesueshme dhe të pavarur.

Me mbështetjen e Anad dhe përmes interpretimit në gjuhën e shenjave, çdo procedurë në e-Albania bëhet më e kuptueshme dhe më e lehtë për t’u përdorur. Nga aplikimet për dokumente, te shërbimet administrative – gjithçka është më pranë dhe më e arritshme.

Sepse teknologjia duhet t’u shërbejë të gjithëve, pa përjashtim. 🌍💙

ANAD-SHKSHNJND
UNDP Albania
CCIS Albania

01/05/2026

Interpretimi në gjuhën e shenjave është një e drejtë.
Marrja e informacionit për personat që nuk dëgjojnë dhe njohja e rolit të interpretit janë domosdoshmëri për akses, komunikim dhe përfshirje të barabartë.
Bashkia Tiranë

Address

Rruga Myslym Shyri, Pall 6 Shk 2 Ap 10, Tirane, Albania 41. 324477, 19. 805808
Tirana
1001

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Telephone

+355696389382

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when ANAD-SHKSHNJND posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to ANAD-SHKSHNJND:

Shortcuts

Share