Meqenese Hoteleri Turizmi eshte nje pjese shume e rendesishme e Shqiperise ne jemi fokusuar totalisht ne permiresimi pozitiv dhe standartizues , promovimin e kushteve me te mira per zhvillimin e kesaj industrie ne Shqiperi. Nepermjet programit tone kemi si qellim anetaresimin e prodhuesve vendas, bareve, restoranteve , hoteleve dhe individeve te ndryshem qe bejne pjese ne kete sektor. Synojme pjes
emarrje sa me te madhe me qellim qe te arrijme te nxjerrim nje brez profesionistesh per te sherbyer industrise se Hoteleri Turizmit dhe tradites shqiptare. Gjithashtu nepermjet projektit trajnim dhe punesimit te cilat realizohen ne kushtet me te mira sipas standarteve europiane dhe te mbrojtura me certifikata perkatese, synojme qe ti punesojme gjithe kursantet ne po keto struktura bashkepunuese. Shoqata “Ushqimi dhe Mirëqënia”, e krijuar në bazë të ligjit 7580, datë 07/07/1994, nene 39, 53, si dhe ligji 8781 datë 03/05/2001 dhe ligjit 8788 datë 07/05/2001, ku, në Aktin e Themelimit dhe Statutin e saj ka shprehur qëllimin, misionin, objektivat dhe veprimtarinë e saj. Misioni i themeluesit të shoqatës është këshillim, trajnim, formim nëpërmjet specialistëve për arsimin e përgjithshëm dhe atë profesional. Qëllimi i shoqatës, në përputhje me kushtet e parashikuara nga ligjet përkatëse, është që të kontribuojë:
-Në etikën profesionale
-Zhvillimin e aktiviteteve ekonomike të anëtarëve të saj, brenda dhe jashtë vendit
-Zhvillimin e kurseve profesionale ne deget e ndryshme te ekonomise qe zhvillohen ne Republiken e Shqiperise dhe Kosove
Objektivat e veprimtarisë janë:
-Pjesëmarrje gjithëpërfshirëse në spektrin ekonomik, arsimin profesional, kulturor dhe sportiv.
-Pjesemarrja në aktivitete, si panaire, hapje qendrash promovimi dhe bashkëpunimi me shoqatat homologe brenda dhe jashtë vendit