gjumth

gjumth poezi, prozë, prozë poetike, fotografi, pikturë, kaligrafi etjera

Ngaqë nuk thur dot lesh*Ngaqë gjithmonë më ndjekindhe shtëpia ime bastiset përherë.Ngaqë nuk kam një copë letre,Do i gdh...
05/08/2024

Ngaqë nuk thur dot lesh*
Ngaqë gjithmonë më ndjekin
dhe shtëpia ime bastiset përherë.
Ngaqë nuk kam një copë letre,
Do i gdhend kujtimet e mia
në pemën e ullirit të oborrit tim

Do gdhend reflektime të hidhura,
Shfaqje të dashurisë dhe mallit,
Për pemishten e vjedhur të portokajve
Dhe të humburat varre të të vdekurve të mi.

Do të gdhend githë mundimet e mia
Që ti kujtoj ato
Atëherë kur do i mbuloj
Nën ortekun e triumfit

Do të gdhend numrin seri
Të çdo copëze tokë të vjedhur
Vendin e fshatit tim në hartë
Dhe shtëpitë e hedhura në erë,
Dhe pemët e shkulura
Dhe çdo lule që u shkel
Dhe emrat e gjithë ekspertëve të torturave
Emrat e burgjeve…

Do të gdhend dedikime
Për kujtimet që depërtojnë deri në përjetësi
Për dheun e gjakosur të Dair Jasin
Dhe Kefur Kasim.**
Do gdhend rrezatimin e diellit
Dhe pëshpërimat e hënës
Dhe atë që një laureshë kujton
Në një pus të braktisur dashurie.

Për hir të kujtimit
Do të vazhdoj të gdhend
Gjithë kapitujt e tragjedisë time
Dhe gjithë fazat e Nakbës***

Në pemën e ullirit të oborrit tim.

©️ shkruar nga Tefik Ziad, një politikan dhe poet palestinez i shekullit të XX.

*referencë për Madame Lafarge, që thurte emrat e tradhtarëve dhe i dergonte te revolucionarët francez gjatë Revolucionit Francez.

**emrat e masakrave të kryera nga trupat izraelite gjatë Nakbas të vitit 1948.

***proces i pastrimit etnik të palestinezëve nga okupatorët izraelitë, iniciuar në vitin 1947 me krijimin e shtetit te izraelit.

©️ Fotografi e një nëne që përqafon pemën e saj të ullirit për të cilën thotë: ‘e kisha rritur si fëmijën tim’. Më 27 Nëntor 2005, në një nga fushatat e shkuljes së pemëve që ushtria izraelite ndërmerr herë pas here, për ti bërë keto zona të pabanueshme për palestinezët, në mënyrë që aty të vendosen kolonët izraelitë.

Takova një udhëtar nga nje tokë antike,Më tha: “Dy këmbë guri të mëdha qëndrojnë në shkretëtirë… pranë tyre, në rërë,gjy...
26/07/2024

Takova një udhëtar nga nje tokë antike,
Më tha: “Dy këmbë guri të mëdha
qëndrojnë në shkretëtirë… pranë tyre, në rërë,
gjysëm i varrosur një portret qëndron; vetullat e ngrysura, buzët e ftohta dhe hija e vrenjtë e të cilit
tregojnë se skulptori i ka njohur mirë ato pasione
që akoma mbijetojnë, të skalitura në këto trupa të pajetë,
Dora që i gdhendi dhe zemra që u dha jetë;
Dhe në piedestal, këto fjalë shfaqen:
‘Emri im është Ozimandias, Mbret i Mbretërve,
Shihni të miat Vepra, o Sundimtarë, dhe nënshtrohuni!’
Asgjë tjetër s’ka ngelur. Përqark rrënojave të asaj Gërmadhe gjigande, e pakufi dhe boshe
shkretëtira e rrafshët shtrihet tejembanë”.

©️Shelley, ’Ozimandias’, 1818.

Zemra ime Palestinëshhh. Dëgjo si rreh;‘Ehad! Ehad! Ehad!…’ -Dëgjo ore ti!!!‘Një! Një! Një!…’ -  Të Njësh*t jemi,Te Njës...
29/05/2024

Zemra ime Palestinë

shhh. Dëgjo si rreh;
‘Ehad! Ehad! Ehad!…’ -
Dëgjo ore ti!!!
‘Një! Një! Një!…’ -

Të Njësh*t jemi,
Te Njëshi do kthehemi.

Palestina, kur thuhet, thyen qafat e tiranëvePalestina, kur flitet, sjell shpresë në zemrat e vdekuraPalestina, kur shkr...
11/05/2024

Palestina, kur thuhet, thyen qafat e tiranëve

Palestina, kur flitet, sjell shpresë në zemrat e vdekura

Palestina, kur shkruhet, thyen fasadën e fjalës së lirë

Palestina kur ndihet, e kthen qafirin në besimtar

Zemrat e djegura flakërijnë në sekretin e Zotit, e u falin dritë qyteteve në hije; me një rënkim të qetë

Palestina, nëse do ishte zog do fluturonte në Arshin e Zotit, përtej shtatë qiejve

Palestinë, Palestinë, Palestinë

Në mëngjes them Palestinë, duke e ditur se Zoti e njeh sekretin e saj,

Në mesditë thërras Palestinë, duke e ditur se Zoti e merr mesazhin,

Në mbrëmje ndjek hënën dhe shoh Palestinën në Orion, duke e ditur se Zoti vendos sekretin te yjet,

Përpara se të fle nata pëshperit Palestinë,

Në tokën e gjumit ku shpirtrat enden të lirë për çdo ditë të mbetur të jetës,

Shoh Palestinën të njënjosur kudo, e shoh te kushdo që takoj, njerëzit flasin Palestinë,

Sepse Palestina është një zemër që rreh,

ne njohim jetën

Ne njohim dhimbjen - për Zotin

Ne njohim triumfin

Ne njohim realitetin

Kur Palestina më flet - dëgjoj Zotin.

©️ Palestina - Zog i shpresës nga Siamah Syed.

Pottery painting ne Jeruzalem, 1920.

Çdo bëje po të bije në dashuri si unë, o djalosh -   Çdo ditë si i lajthitur, net’ve dete lotësh do përshkosh.Asnjë çast...
16/12/2023

Çdo bëje po të bije në dashuri si unë, o djalosh -
Çdo ditë si i lajthitur, net’ve dete lotësh do përshkosh.
Asnjë çast të vetëm s’më hiqet nga mendtë pamja e Tij -
Dyqind dritëra të saj ngritur kan’ në syt’ e tu seli.
Do ndaheshe përfare prej miqve të tu
dhe duart do t’i laje nga kjo bot këtu:

“Nga vetja ime veten shqitur kam,
e kok edhe këmb’ tani un’ ti jam.
Kur jam me këta njerëz, si vaji jam në ujë,
nga jashtë jemi bashkë e brenda krejt të huaj”.

Do lozje nga mendtë e unin pas shpinës do ta lije,
as mjeket s’do t’i gjenin dot derman kësaj çmendurie.
Nëse zemr’ e tyre do therte si imja vetëm një dekikë,
zinxhirët do keputnin dhe librat do t’i bënin cop’ e çikë.
Pra, mjaft me këto gjera! Kërko ndonjë minier’ me sheqer,
dhe tretu në të si qumshti në tortë, që të mos njohësh vrer.

©️ Rumi, Kulijjat n. 244.
Përktheu: Sokrat Amataj.

Dashuria hidhësin’ e bën ëmbelsi,  Dashuria bakërret i kthen në flori,Dashuria i bèn verë bërsitë që kutërbojnë,   Dashu...
13/12/2023

Dashuria hidhësin’ e bën ëmbelsi,
Dashuria bakërret i kthen në flori,
Dashuria i bèn verë bërsitë që kutërbojnë,
Dashuria i ben kura helmet, të shërojnë,
Dashuria kë ka vdekur e bie prap’ në jet,
dashuria e bën skllav edhe një mbret,
dashuria mund... vetëm nga dija kur buron!
Kur ësht ulur një injorant mbi të sajin fron?
Ka ndodh’ sevda të ket’ mëkuar një e lajthitur dije?
Një dij’ e till’, në sjelltë sevdá, për gjë pa shpirt e bie,
kjo dije sheh tek gjërat veç atë ngjyrë që dëshiron,
si isharet dashnorësh merr çdo fishkëllimë që dëgjon.
Dija e gabuar nuk bën dot dallim:
Diell është për të dhe një flakërim.

©️ Rumi, Mesnevia
Përktheu: Sokrat Amataj.
🎞️Tyrbja e Mevlana Rumit, nga damian entwisle.

Address

Tirana
7304

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when gjumth posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share