Dhoma Ekonomike e Gruas

Directions Website Contact the organization

Dhoma Ekonomike e Gruas Vizioni i Dhomës Ekonomike të Gruas:
Bashkë mund t'ja arrijmë. Objektivi i Dhomës Ekonomike t?

21/10/2026
Njihuni me anëtaret tonaEri BizhgaE diplomuar në Inxhinieri Ekonomike, me studime Master në Menaxhimin e Energjisë dhe f...
15/10/2026

Njihuni me anëtaret tona
Eri Bizhga
E diplomuar në Inxhinieri Ekonomike, me studime Master në Menaxhimin e Energjisë dhe fokus te Energjitë e Rinovueshme. Përmes formimit akademik dhe eksperiencës profesionale, Eri ndërthur njohuritë teknike me aftësitë menaxheriale dhe zhvillimin e biznesit.

Aktualisht, ajo drejton Gem Chimica Balkan, distributore ekskluzive në Shqipëri e Gem Chimica Italia, kompani me eksperiencë që prej vitit 1984 në industrinë kimike dhe agroushqimore.

Kompania ofron zgjidhje profesionale për higjienën industriale, sigurinë ushqimore dhe sanifikimin, duke bashkëpunuar me biznese të industrisë ushqimore dhe sektorit HO.RE.CA., përfshirë hotelet, restorantet dhe shërbimet e kateringut.

WECA i uron mirëseardhjen Erit në komunitetin tonë, me dëshirën për bashkëpunime të reja dhe mundësi të përbashkëta zhvillimi.

Njihuni me anëtaret tonaKemi kënaqësinë të mirëpresim në komunitetin e Dhomës Ekonomike të Gruas Adjona Goxhabelliu Adjo...
13/10/2026

Njihuni me anëtaret tona

Kemi kënaqësinë të mirëpresim në komunitetin e Dhomës Ekonomike të Gruas Adjona Goxhabelliu Adjona Goxhabelliu , një profesioniste me eksperiencë të gjerë në financë, menaxhim, burime njerëzore dhe zhvillim organizativ.

Me një karrierë të ndërtuar mbi përgjegjësinë, integritetin dhe orientimin drejt rezultateve, Adjona ka kaluar nga financa në role drejtuese, duke sjellë një kombinim të vlefshëm të ekspertizës financiare dhe njohurive në psikologjinë organizative.

Prej vitit 2022, ajo ofron gjithashtu konsulencë për bizneset në fushën e financës, fiskalitetit, administrimit dhe menaxhimit.

Ajo beson se suksesi ndërtohet përmes të mësuarit të vazhdueshëm, bashkëpunimit dhe zhvillimit të potencialit njerëzor.

Për ne, çdo anëtare e re sjell përvoja, ide dhe mundësi të reja për të forcuar komunitetin tonë të grave sipërmarrëse dhe profesioniste.

WomenEmpowerment

GRUAJA NË BIZNES & PRINDËRIMI“Prindërimi – Sfidë e Kohës”Dhoma Ekonomike e Gruas, në bashkëpunim me Xhoi Jakaj Academy, ...
06/10/2026

GRUAJA NË BIZNES & PRINDËRIMI
“Prindërimi – Sfidë e Kohës”

Dhoma Ekonomike e Gruas, në bashkëpunim me Xhoi Jakaj Academy, ju fton në një cikël leksionesh mbi një nga sfidat më të rëndësishme të gruas së sotme: si të ndërtojmë një karrierë të suksesshme dhe njëkohësisht marrëdhënie të shëndetshme me fëmijët tanë.

Prof.Nora Malaj Nora Solei , figurë e mirënjohur publike dhe eksperte në çështjet sociale e arsimore, do të ndajë këndvështrime dhe përvoja mbi komunikimin, kufijtë, prindërimin dhe sfidat e familjes moderne.

✨ Të gjitha anëtaret e Dhomës Ekonomike të Gruas janë të ftuara!

📌 Regjistrohuni në linkun në bio dhe bëhuni pjesë.

🌿 GRUAJA NË BIZNES & PRINDËRIMI“Prindërimi – Sfidë e Kohës”me Prof. Nora MalajDhoma Ekonomike e Gruas, në bashkëpunim me...
01/10/2026

🌿 GRUAJA NË BIZNES & PRINDËRIMI
“Prindërimi – Sfidë e Kohës”
me Prof. Nora Malaj

Dhoma Ekonomike e Gruas, në bashkëpunim me Zojart Academy, sjell një cikël leksionesh kushtuar sfidave të prindërimit në kohët moderne.

Prof. Nora Malaj është pedagoge, politikane dhe analiste sociale, me një përvojë të gjatë në fushën e arsimit dhe të jetës publike shqiptare. Përmes eksperiencës së saj, ajo sjell një perspektivë të veçantë mbi prindërimin, edukimin dhe marrëdhëniet brenda familjes.

Si gra në biznes, çdo ditë përpiqemi të gjejmë ekuilibrin mes punës, familjes dhe kohës për fëmijët. Ky takim është një mundësi për të reflektuar dhe për të marrë këndvështrime praktike mbi:
✨ Komunikimin me fëmijët
✨ Vendosjen e kufijve
✨ Marrëdhëniet e shëndetshme familjare
✨ Balancën mes roleve dhe përgjegjësive

Një takim për çdo nënë që dëshiron të rritet bashkë me fëmijët e saj. ❤️

🔗 Regjistrohuni në linkun në bio

🎀 TETORI ROZË | Kujdesi për veten është një akt dashurieTetori na kujton rëndësinë e ndërgjegjësimit, parandalimit dhe k...
01/10/2026

🎀 TETORI ROZË | Kujdesi për veten është një akt dashurie

Tetori na kujton rëndësinë e ndërgjegjësimit, parandalimit dhe kujdesit për shëndetin e gjirit.

Të njohim trupin tonë, të mos neglizhojmë shenjat dhe të kryejmë kontrollet periodike mund të bëjë një ndryshim të rëndësishëm.

Le ta shohim këtë muaj si një kujtesë për t’i dhënë vetes kohën dhe vëmendjen që meritojmë.

🎀 Kontrollohu. Informohu. Kujdesu për veten.

Dhoma Ekonomike e Gruas qëndron pranë çdo gruaje, duke mbështetur ndërgjegjësimin dhe kujdesin për shëndetin e saj.💝

“Gruaja që zgjedh veten” ❤️Një pasdite e veçantë me anëtaret tona, kushtuar kujdesit ndaj vetes, bukurisë dhe fuqisë për...
26/09/2026

“Gruaja që zgjedh veten” ❤️
Një pasdite e veçantë me anëtaret tona, kushtuar kujdesit ndaj vetes, bukurisë dhe fuqisë për të zgjedhur veten.
Patëm kënaqësinë të kishim me ne Dr. Enkelejda Spahiu , CEO & Founder e Ledismile Asthetic Medical , Klinika Dentare "Ledismile" & jeclaire.al e cila ndau me ne historinë e saj të sipërmarrjes.
Biseda vijoi me këshilla praktike për kujdesin ndaj fytyrës dhe buzëqeshjes, në një atmosferë të ngrohtë dhe plot bashkëbisedim. ✨
🎁 Në fund, pjesëmarrëset u surprizuan me dhurata nga Jeclaire dhe Gift Cards nga LEDISMILE, me përfitime të veçanta për të gjitha anëtaret e Dhomës.
Faleminderit Dr. Enkelejda Spahiu për këtë pasdite të bukur dhe për ndarjen e eksperiencës me komunitetin tonë! 🌷❤️

🇦🇱🇮🇹 Expo Arbëria, Një festë e traditës, kulturës dhe identitetitMbrëmja e parë e Expo Arbëria, në Spezzano Albanese, u ...
21/09/2026

🇦🇱🇮🇹 Expo Arbëria, Një festë e traditës, kulturës dhe identitetit

Mbrëmja e parë e Expo Arbëria, në Spezzano Albanese, u shndërrua në një festë të bukur të traditës, kulturës dhe identitetit arbëresh.
Në këtë aktivitet ishte pjesë edhe Kryetarja e Dhomës Ekonomike të Grave të Shqipërisë (WECA), znj. Antonela Hako , e cila në fjalën e saj theksoi rëndësinë e ruajtjes dhe përcjelljes së traditave arbëreshe brez pas brezi, si një vlerë që lidh historinë, kulturën dhe identitetin tonë të përbashkët.
Të qenurit pjesë e këtyre momenteve do të thotë të ruajmë gjallë një trashëgimi që na bashkon, pavarësisht kufijve, dhe të krijojmë ura të reja bashkëpunimi mes komuniteteve shqiptare në rajon dhe diasporës arbëreshe.
Arbëria jeton përmes traditës, kulturës dhe njerëzve që zgjedhin ta mbajnë gjallë.

Andriola Morina Kambo
UNIONI I BASHKIVE SHQIPTARE
Expo Arbëria

Tradita Kultura Identiteti Shqiptarët DritaVox VesaLuma SpezzanoAlbanese 🇦🇱🇮🇹

🎓 Një udhëtim që përfundoi me sukses, por që shënon fillimin e shumë arritjeve të reja!Me shumë krenari përmbyllëm edici...
03/07/2026

🎓 Një udhëtim që përfundoi me sukses, por që shënon fillimin e shumë arritjeve të reja!

Me shumë krenari përmbyllëm edicionin e 4-t të Programit të Mentorimit të Dhomës Ekonomike të Gruas me ceremoninë Graduation Day, duke festuar përkushtimin, rritjen profesionale dhe bashkëpunimin mes mentoreve dhe menteeve.

Faleminderit të gjitha pjesëmarrëseve, mentoreve, partnerëve dhe mbështetësve që e bënë këtë program një eksperiencë me vlerë. Së bashku po ndërtojmë një komunitet më të fortë të grave sipërmarrëse dhe profesioniste.

Urime të gjitha të diplomuarave! Ky është vetëm fillimi. 💜

Leadership Networking WeImpact

Address

Andon Zako Cajupi
Tirana
1001

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00
Saturday 09:00 - 17:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Dhoma Ekonomike e Gruas posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Dhoma Ekonomike e Gruas:

Shortcuts

Share

Category