22/04/2026
Instituti i Studimeve Politike “Sami Frashëri”, me mbështetjen e Center for Advanced Studies shpall thirrjen për aplikime në kuadër të Programit të Kërkimit dhe Trajnimit: Demografia dhe e Ardhmja e Shqipërisë.Programi synon të trajnojë studentë dhe të rinj të diplomuar në mendim të orientuar drejt së ardhmes dhe në hartimin e politikave publike, duke u fokusuar në sfidat që lidhen me transformimin demografik të Shqipërisë.Programi bazohet në qasjen e policy incubator, ku analizimi i gjendjes aktuale, diskutimi kritik dhe imagjinimi i skenarëve të së ardhmes shndërrohen në propozime konkrete politike.
ÇFARË PËRFSHIN PROGRAMI
Pjesëmarrësit e përzgjedhur do të:
Ndjekin një trajnim intensiv 2-ditor në:ofutures thinkingopolicy analysisopolicy writing
Marrin pjesë në 10 diskutime tematike mbi sfidat e ardhshme të Shqipërisë
Zhvillojnë një policy paper (~10 faqe) në bashkëpunim me një mentor
Përfitojnë:odëshmi të ndjekjes së programitoshpërblim prej 200 euro në përfundim të suksesshëm të programit
KUSH MUND TË APLIKOJË
Programi është i hapur për:•Studentë dhe të diplomuar të rinj në:shkenca politike
ekonomi
sociologji
administratë publike
fusha të afërta
Kandidatët duhet të tregojnë:
interes për çështjet publike
aftësi analitike
gatishmëri për angazhim gjatë gjithë programit
ANGAZHIMI I PJESËMARRËSVE
Pjesëmarrësit e përzgjedhur duhet të:
•Marrin pjesë në trajnimin 2-ditor
•Ndjekin të gjitha 10 diskutimet tematike
•Punojnë në mënyrë të vazhdueshme me mentorin
•Dorëzojnë një policy paper (~10 faqe)
SI TË APLIKONIAplikimi kryhet online përmes formularit: 👉
https://forms.gle/qekdJkVf9arVh5hg9
Aplikantët duhet të:
•Plotësojnë formularin online
•Ngarkojnë:
•CV (PDF)
•Përgjigjen ndaj pyetjeve analitike të përfshira në formular
AFATET
•Afati i aplikimit: 30 Prill
•Njoftimi i kandidatëve të përzgjedhur: 05 Maj
•Fillimi i programit: 8 Maj
PROCESI I PËRZGJEDHJES
Pjesëmarrësit do të përzgjidhen mbi bazën e:
•profilit akademik
•cilësisë së përgjigjeve analitike
•motivimit dhe angazhimit
Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar (10 vende).