Qendra IGNIS

Qendra IGNIS Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Qendra IGNIS, Nonprofit Organization, Tirana.

Qendra IGNIS ekziston për inkurajimin, pajisjen dhe sigurimin e burimeve për kishat lokale dhe fillimet e reja me qëllim përmbushjen e porosisë së madhe të Zotit Jezu Krisht.

E nisëm këtë rrugëtim në dhjetor të vitit 2018, me një dëshirë të zjarrtë për emrin dhe lavdinë e Perëndisë. Vizioni ynë...
11/12/2025

E nisëm këtë rrugëtim në dhjetor të vitit 2018, me një dëshirë të zjarrtë për emrin dhe lavdinë e Perëndisë.
Vizioni ynë është: "Të shohim Krishtin të lartësuar dhe Kishën të shkëlqejë lavdinë e Tij."
Misioni ynë: "Ekzistojmë për inkurajimin, pajisjen dhe sigurimin e burimeve për kishat lokale dhe fillimet e reja me qëllim përmbushjen e porosisë së madhe të Zotit Jezu Krisht."

Gjatë këtyre 7 viteve me hirin e Zotit kemi përgatitur dhe publikuar:
• Rreth 1500 artikuj, lexime ditore etj.
• Rreth 550 video në kanalin Dritez Media në youtube
• Filmin "Udhëtari" me afërsisht 180 mijë shikime organike në YouTube.
• Një trajnim për "Bazat e shërbesës pastorale" me 4 vëllime me nga 7-8 mësime secili.
• 31 libra të botuar dhe 21 të tjerë duke u bërë gati për botim gjatë 2026.
• 3 vite kurrikulum për shërbesën e fëmijëve nga mosha 6-12 vjeç.
• 3 vite kurrikulum për shërbesën e adoleshentëve nga mosha 12-15 vjeç.
• Trajnim 3-vjeçar për predikimin ekspozues me 16 udhëheqës dhe dishepuj nga kisha të ndryshme në Shqipëri dhe Kosovë.
• 47 himne dhe këngë të reja të shqipëruara dhe mjaft të tjera të rishikuara.

Gjatë këtyre 7 viteve kemi bashkëpunuar ngushtë me:
• 12 kisha kryesisht në qytete të vogla ku nevojat janë më të mëdha.
• 40 kisha me projektet e botimeve dhe jo vetëm,
• 100 kisha të ndryshme duke shpërndarë kurajë, paisje dhe burime.

I jemi mirënjohës pafund Perëndisë për hirin e tij që ka tepruar për çdo vepër të mirë.
Falënderojmë Zotin për anëtarët e ekipit që kanë bërë një punë të shkëlqyer pa u lodhur:
(Rudina, Asimi, Andi, Ditjoni, Vilma, Linea, Xhulia, Sara, Jurgeni dhe Eda). Gjithashtu edhe për ish-punonjësit dhe bashkëpunëtorët e tjerë në distancë brenda dhe jashtë vendit.

Jemi mirënjohës për bordin e drejtorëve Danielin, Nazmiun dhe Ervinin si dhe mbikqyrësin e financave Xhelon.

E dëshirofshim me zell Perëndinë deri në fund të udhëtimit,
Shkëlqeftë lavdia e Tij në trojet shqipfolëse,
I lënçim brezit të ardhshëm një kishë rrëzëlluese, të bukur dhe plot hir.

SOLI DEO GLORIA
Ekipi i qendrës "IGNIS”
Tiranë, Dhjetor 2025

Address

Tirana
1017

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qendra IGNIS posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Qendra IGNIS:

Share