Shoqata Ryder Albania

Call Directions Website

Shoqata Ryder Albania Nga 2003 - 2008 Ryder Albania ka drejtuar Hospisin e parë dhe të vetmin për pacientët terminale të hospitalizuar në Shqipëri.

Shoqata Ryder Albania është një organizatë jofitimprurëse me qëllim ofrimin e shërbimit të kujdesit paliativ në shtëpi për personat që vuajnë nga sëmundje kërcënuese për jetën, të moshuarit me sëmundje kronike dhe familjarët e tyre. Shoqata Ryder Albania (SHRA) është një organizatë jofitimprurëse e themeluar ne vitin1993, me qëllim ofrimin e shërbimit të kujdesit paliativ falas në shtëpi për personat që vuajnë nga sëmundje kërcënuese për jetën, të moshuarit me sëmundje kronike dhe familjarët e tyre. Kujdesi paliativ është kujdesi i ofruar nga një ekip multidisiplinar në një moment kur sëmundja e pacientit nuk i përgjigjet më trajtimit kurativ dhe qëllimi i trajtimit është qetësimi, lehtësimi dhe një kualitet më të mirë të jetës në fazën e fundit të saj. SHRA ka një përvojë 28 vjeçare në fushën e kujdesit paliativ dhe ofron falas kujdes dhe asistencë mjekësore, psikologjike dhe social-ekonomike për të sëmurët dhe familjarët e tyre, nëpërmjet dy ekipeve multidisiplinare në Tiranë, Durrës dhe rrethinat e tyre.Ka filluar aktivitetin e saj me një ekip të vogël prej 2 mjekësh dhe 1 infermiere ndërsa aktualisht ka 21 anëtarë .Ekipi Tiranës është krijuar në vitin 1993 dhe përbëhet nga një ekip prej 15 anëtarësh (mjekë, infermierë, punonjës socialë ,kujdestarë dhe staf mbështetës) ekipi i Durrësit është krijuar në vitin 1996 aktualisht përbëhet nga 6 anëtarë (mjekë, infermierë dhe punonjëse sociale). SHRA i ofron shërbim rreth 110 pacientëve terminalë në ditë, përkatësisht rreth 60 pacientë në Tiranë ,50 pacientë në Durrës dhe 90 të moshuarve të vetmuar dhe me probleme social ekonomike. Numri i përfituesve në një vit është rreth 600 pacientë. Numri total i pacientëve që kanë përfituar shërbim nga Nëntori 1993 deri në Maj 2021 është rreth 9700 pacientë (5000 në Tiranë dhe 4700 në Durrës.) , nga të cilët rreth 50% janë të moshuar dhe rreth 30000 familjarë. Vizitat në banesë kryhen me një frekuencë nga 2-3 herë në javë dhe kanë për qëllim qetësimin e dhimbjes dhe simptomave të tjera të sëmundjes, menaxhimin e medikamenteve, sigurimin e pajisjeve dhe materialeve mjekësore, mjekimin e plagëve, kujdesin dhe përshtashmërinë e mjedisit për pacientin, këshillimin dhe mbështetjen e familjarëve, edukimin dhe trajnimin e tyre në lidhje me sëmundjen dhe nevojat e pacientit, lehtësimin dhe adresimin e nevojave psikosociale , ekonomike dhe emocionale të të sëmurit dhe familjarëve etj. Krahas asistencës/shërbimit në shtëpi, ndër vite, SHRA ka kontribuar në krijimin e kuadrit normativ të kujdesit paliativ , dokumenteve të rëndësishme për zhvillimin dhe integrimin e shërbimit paliativ në sistemin publik të kujdesit shëndetësor. Disa nga më kryesoret janë ligji i kujdesit paliativ dhe aktet nënligjore, standardet e shërbimit, protokollet klinike, udhërrëfyesi për mënyrën e ofrimit të shërbimit etj. Gjithashtu SHRA ka luajtur një rol të rendësishëm në ngritjen e kapaciteteve të profesionistëve të shëndetit si (mjekë, infermierë, punonjës socialë, psikologë) në fushën e kujdesit paliativ si dhe në përmirësimin e kurrikulës në fakultetin e shkencave sociale, mjekësisë dhe infermierisë.

🎨 Një pikturë mund të sjellë më shumë se ngjyra  në shtëpinë tuaj — mund të sjellë kujdes në shtëpinë e dikujt tjetër. 💙...
22/10/2026

🎨 Një pikturë mund të sjellë më shumë se ngjyra në shtëpinë tuaj — mund të sjellë kujdes në shtëpinë e dikujt tjetër. 💙

Nxënësit e 𝐁𝐫𝐢𝐭𝐢𝐬𝐡 𝐒𝐜𝐡𝐨𝐨𝐥 𝐨𝐟 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐚 po e kthejnë talentin dhe ndjeshmërinë e tyre në mbështetje për pacientët që kanë nevojë për kujdes paliativ.

Ju ftojmë në ekspozitën “ART • COMPASSION • COMMUNITY”, ku mund të admironi dhe të blini punimet e tyre. Të gjitha të ardhurat nga sh*tjet do të mbështesin shërbimet e Ryder Albania, duke kontribuar në lehtësimin e dhimbjes, kujdesin në shtëpi dhe mbështetjen emocionale e sociale për pacientët dhe familjarët.

📅 28 tetor 2026 / Ora 18:00
📍 British School of Tirana

Prindër, familjarë, miq dhe të gjithë ju që e përqafoni këtë kauzë: ejani të ndajmë një mbrëmje arti dhe solidariteti.

✨ Zgjidhni një pikturë. Mbështesni kujdesin. Bëhuni pjesë e ndryshimit.

🎨 ART • COMPASSION • COMMUNITYNjë ekspozitë arti në mbështetje të kujdesit paliativKrijimtaria e nxënësve të 𝐁𝐫𝐢𝐭𝐢𝐬𝐡 𝐒𝐜𝐡...
20/10/2026

🎨 ART • COMPASSION • COMMUNITY
Një ekspozitë arti në mbështetje të kujdesit paliativ

Krijimtaria e nxënësve të 𝐁𝐫𝐢𝐭𝐢𝐬𝐡 𝐒𝐜𝐡𝐨𝐨𝐥 𝐨𝐟 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐚 bëhet bashkë me përkujdesjen dhe solidaritetin për të mbështetur pacientët dhe familjet e tyre. 💙

Punimet e nxënësve, të frymëzuara nga kujdesi dhe empatia, do të ekspozohen dhe do të jenë të disponueshme për blerje. Të gjitha të ardhurat do të mbështesin shërbimet e kujdesit paliativ të Ryder Albania.

Kujdesi paliativ ndihmon njerëzit që jetojnë me sëmundje të rënda të kenë më pak dhimbje, lehtësim të simptomave dhe një cilësi më të mirë jete. Ai ofron edhe mbështetje psikologjike e sociale për pacientët dhe familjet e tyre, duke vendosur në qendër dinjitetin dhe nevojat e çdo personi.

Ftojmë prindërit, familjarët dhe këdo që e përqafon këtë kauzë të bashkohen me ne në këtë mbrëmje arti dhe solidariteti.

📅 28 tetor 2026
🕕 Ora 18:00
📍 British School of Tirana — në ambientet e brendshme

✨ Së bashku, ta kthejmë krijimtarinë në kujdes!

10/10/2026

💙💛 10 Tetor 2026 – Dita Botërore e Kujdesit Paliativ

“Kujdesi paliativ është për jetën, jo vetëm për fundin e saj.”

Kujdesi paliativ nuk është vetëm lehtësim i dhimbjes. Është prani, përkushtim, mbështetje dhe respekt për dinjitetin njerëzor. Është të qëndrosh pranë dikujt në momentet më të vështira, duke i dhënë mundësinë të jetojë çdo ditë me sa më shumë cilësi, qetësi dhe dinjitet.

🌻 Prej vitit 1993, Sue Ryder Care Albania është pranë pacientëve dhe familjeve të tyre, duke ofruar kujdes paliativ të specializuar, kryesisht në banesë, për personat që jetojnë me sëmundje të rënda dhe kërcënuese për jetën.

📊 33 vite përkushtim dhe solidaritet:

💙 Mbi 12,000 pacientë të ndjekur

💛 Mbi 37,000 familjarë të mbështetur

🏡 Kujdes mjekësor, infermieror, dhe social, aty ku pacientët ndihen më të sigurt: në shtëpinë e tyre.

Pas çdo shifre qëndron një histori njerëzore, një familje, një buzëqeshje, një dorë e shtrënguar dhe një moment dhimbjeje i lehtësuar.

Sot, në Ditën Botërore të Kujdesit Paliativ, riafirmojmë angazhimin tonë që askush të mos përballet i vetëm me vuajtjen dhe sëmundjen.

Sepse çdo jetë ka vlerë. Çdo ditë ka rëndësi. Dhe çdo njeri meriton kujdes, dashuri dhe dinjitet. 💙

Sue Ryder Care Albania
33 vite në shërbim të jetës dhe dinjitetit njerëzor.

KujdesiPaliativ Dinjitet CilësiJete

💙 10 Tetor 2026 – Dita Botërore e Kujdesit Paliativ🌍 “Kujdesi Paliativ: Ka të bëjë me jetën, jo vetëm me vdekjen!”Kujdes...
10/10/2026

💙 10 Tetor 2026 – Dita Botërore e Kujdesit Paliativ

🌍 “Kujdesi Paliativ: Ka të bëjë me jetën, jo vetëm me vdekjen!”

Kujdesi paliativ nuk është vetëm kujdes në fund të jetës. Ai është kujdes për jetën, për dinjitetin, për lehtësimin e dhimbjes dhe për mbështetjen e pacientëve dhe familjeve të tyre në momentet më të vështira.

Në këtë ditë, Shoqata Ryder Albania riafirmon angazhimin e saj për të ofruar kujdes paliativ cilësor, gjithëpërfshirës dhe njerëzor, duke sjellë kujdesin aty ku pacientët ndihen më të sigurt: në shtëpitë e tyre.

Prej vitit 1993, Ryder Albania qëndron pranë pacientëve me sëmundje kërcënuese për jetën dhe familjeve të tyre, duke ofruar kujdes mjekësor, infermieror, psikologjik dhe social.

💙 Sepse çdo ditë ka vlerë. Çdo moment ka rëndësi. Çdo njeri meriton të jetojë me dinjitet, pa dhimbje dhe i rrethuar nga përkujdesja.

Sot, mesazhi ynë është i qartë:

Kujdesi paliativ nuk është luks, por një e drejtë njerëzore. Askush nuk duhet të mbetet pa kujdes, pa mbështetje dhe pa dinjitet.

🤝 Së bashku, të punojmë që kujdesi paliativ të jetë i aksesueshëm për të gjithë ata që kanë nevojë.

Dinjitet CilesiJete LeaveNoOneBehind

30/09/2026

🌿 National Conference on Palliative Care in Albania 2026

Today, Ryder Albania Association, in collaboration with the Catholic University “Our Lady of Good Counsel” and “Our Lady of Good Counsel” Hospital, brought together healthcare professionals, academics, institutions and partners to share knowledge, experiences and good practices in palliative care.

Under the theme “Bringing Science, Practice and Partnership Together,” the conference highlighted the importance of accessible, multidisciplinary and person-centred palliative care.

💚 A heartfelt thank you to all our speakers, partners, healthcare professionals and participants for their valuable contributions, commitment and support in making this conference a meaningful and inspiring event.

Together, we continue working towards better palliative care in Albania.

Palliative Care: It’s About Living, Not Just Dying. UNIZKM Spitali Katolik Zoja e Këshillit të Mirë

🔴 HAPPENING NOW | LIVEThe National Conference on Palliative Care in Albania is happening now in Tirana! 🇦🇱“Bringing Scie...
30/09/2026

🔴 HAPPENING NOW | LIVE

The National Conference on Palliative Care in Albania is happening now in Tirana! 🇦🇱

“Bringing Science, Practice and Partnership Together”

Professionals, academics, experts and partners are coming together to share knowledge, experience and good practices and to strengthen the future of palliative care in Albania.

💙 Palliative Care: It’s About Living, Not Just Dying.

📍 Aula Magna, Catholic University “Our Lady of Good Counsel”, Tirana
📅 30 September 2026

UNIZKM

l 30 settembre 2026, a partire dalle ore 9:00, presso l’Aula Magna ...

📢Ryder Albania, në bashkëpunim me Fondacionin, Universitetin dhe Spitalin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, organizon ...
17/09/2026

📢Ryder Albania, në bashkëpunim me Fondacionin, Universitetin dhe Spitalin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, organizon Konferencën Kombëtare për Kujdesin Paliativ në Shqipëri.

“Bringing Science, Practice and Partnership Together”

📅 30 shtator 2026
🕘 Ora 09:00
📍 Aula Magna, Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, Tiranë

E organizuar në frymën e European Palliative Care Day 2026 dhe nën moton “Palliative Care: It’s About Living, Not Just Dying”, konferenca do të sjellë së bashku profesionistë, akademikë dhe ekspertë nga Shqipëria dhe vende të tjera.

Përvoja mbi 30-vjeçare e Ryder Albania në kujdesin paliativ në komunitet do të ndërthuret me ekspertizën klinike dhe akademike të institucioneve partnere, me synimin për të nxitur shkëmbimin e njohurive dhe zhvillimin e një kujdesi paliativ cilësor, të integruar dhe të përqendruar tek individi dhe familja.
UNIZKM
Partnership ItsAboutLiving

03/09/2026

🏃‍♀️💚 VRAPO PËR SHPRESË!

Më 25 tetor 2026, bëhu pjesë e Maratonës së Tiranës dhe mbështet një kauzë që ka rëndësi.
në bashkëpunim me , sjellin Run for Hope – Vrapo për Shpresë, për të mbledhur fonde që ndihmojnë Ryder Albania të vazhdojë të ofrojë falas kujdes paliativ në shtëpi për njerëzit që jetojnë me kancer të avancuar dhe sëmundje të tjera të rënda.

💙 Vrapo me ne.
💚 Mbështet një vrapues.
💙 Dhuro.
💚 Shpërndaje kauzën.

Çdo donacion ka rëndësi. Çdo kontribut sjell kujdes, lehtësim dhe dinjitet për më shumë pacientë dhe familje.

👉 DHURONI TEK LINKU NË BIO! 💚

Vrapo për një kauzë. Dhuro shpresë!

KujdesPaliativ PalliativeCare

💙 Fjalët e mirënjohjes janë shpërblimi më i çmuar për punën tonë.Sot, një familjare e një prej pacientëve tanë na emocio...
19/08/2026

💙 Fjalët e mirënjohjes janë shpërblimi më i çmuar për punën tonë.

Sot, një familjare e një prej pacientëve tanë na emocionoi me këtë kartolinë falënderimi, duke vlerësuar kujdesin, kohën dhe përkushtimin e stafit të Ryder Albania ndaj familjarit të saj.

Mesazhe të tilla na kujtojnë se kujdesi paliativ nuk është vetëm shërbim mjekësor e psikosocial. Është prani, dinjitet, mbështetje dhe humanizëm në momentet kur pacientët dhe familjet e tyre kanë më shumë nevojë.

🙏 Faleminderit për besimin dhe për këto fjalë kaq të ndjera.
Ato na motivojnë të vazhdojmë çdo ditë misionin tonë, pranë pacientëve dhe familjeve të tyre.

Ryder Albania – Kujdes me dinjitet, pranë atyre që kanë më shumë nevojë. 💙

HomeCare

18/06/2026

Address

Street "Vllazën Huta", Build No 90 , H 4
Tirana

Opening Hours

Monday 08:30 - 16:30
Tuesday 08:30 - 16:30
Wednesday 08:15 - 16:30
Thursday 08:30 - 16:30
Friday 08:30 - 16:30

Telephone

+35542452309

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shoqata Ryder Albania posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share