Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Japoni

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Japoni Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Japoni, Non-Governmental Organization (NGO), Qendra e Biznesit SIGAL, Boulevard Zogu I, Nr. 1 Tirana, Tirana.

Misioni i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri – Japoni është të mbështesë dhe zhvillojë interesat e bizneseve anëtare, si dhe të nxisë e favorizojë bizneset shqiptare të interesuara për të bashkëpunuar me bizneset japoneze. Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri – Japoni ka për qëllim të favorizojë zhvillimin e marrëdhënieve tregtare ndërmjet Shqipërisë dhe Japonisë nëpërmjet krijimit të

një rrjeti kontaktesh ndërmjet korporatave, këshillimin, ndërmjetësimin, orientimin e tyre për vendosjen në tregun shqiptar, si dhe çdo aktivitet tjetër me ndikim influencues në marrëdhëniet Shqipëri-Japoni, do të jenë baza e këtij rrugëtimi.

🤝 AJCCI zhvilloi takimin e parë online me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë së Fukuokës (FCCI), Japoni, një nga organizat...
06/08/2026

🤝 AJCCI zhvilloi takimin e parë online me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë së Fukuokës (FCCI), Japoni, një nga organizatat më të mëdha të biznesit në Japoni me rreth 20,000 anëtarë.

Presidenti i AJCCI, z. Avni Ponari, përshëndeti përfaqësuesit e FCCI dhe nënvizoi mundësitë e mëdha për bashkëpunim të ndërsjellë mes komuniteteve të biznesit të Shqipërisë dhe Japonisë. Ai shprehu besimin se ky takim shënon fillimin e një partneriteti afatgjatë, i cili do të pasohet me takime dhe misione biznesi në Tiranë dhe Fukuoka.

Gjatë diskutimeve u theksua roli i AJCCI si një urë lidhëse për kompanitë japoneze që synojnë të investojnë në Shqipëri dhe Ballkanin Perëndimor, si dhe rëndësia e krijimit të një platforme të përbashkët për investime, tregti, inovacion dhe shkëmbime biznesi.

🇦🇱🇯🇵

Takimi në ambientet e Toyota Albania me anëtarët e Dhomës së Tregtisë Shqipëri–Japoni ishte ndalesa e radhës në rrugëtim...
09/07/2026

Takimi në ambientet e Toyota Albania me anëtarët e Dhomës së Tregtisë Shqipëri–Japoni ishte ndalesa e radhës në rrugëtimin tonë për forcimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.
Si gjithmonë, praninë dhe mbështetjen e saj e dha edhe Shkëlqesia e Saj, Ambasadorja e Japonisë në Shqipëri, Kikuko Kato, të cilën e falënderojmë për angazhimin e vazhdueshëm në zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike dhe të biznesit.
Gjatë takimit u diskutuan një sërë çështjesh me rëndësi për biznesin. Në qendër të diskutimeve ishte vendimi i autoriteteve doganore shqiptare për trajtimin me të njëjtin status doganor të importeve që vijnë drejtpërdrejt nga Japonia dhe atyre që vijnë nga Evropa, një zhvillim që pritet të lehtësojë procedurat tregtare dhe të krijojë më shumë mundësi për importuesit shqiptarë.
Po ashtu, u diskutuan mundësitë konkrete që biznesi shqiptar të afrohet edhe më shumë me biznesin japonez, përmes partneriteteve, investimeve dhe shkëmbimit të eksperiencave. Biznesi japonez mbetet një nga modelet më të vlerësuara në botë për cilësinë, seriozitetin, teknologjinë dhe besueshmërinë e tij.
Dhoma e Tregtisë Shqipëri–Japoni do të vazhdojë të jetë ura që lidh sipërmarrësit e të dy vendeve, duke krijuar mundësi të reja bashkëpunimi dhe zhvillimi për ekonominë shqiptare.

07/06/2026

Pas një dite intensive diskutimesh, analizash dhe shkëmbimi idesh në Berat, mbetet e qartë se suksesi i SIGAL ndërtohet mbi njerëzit e saj.

Takimi i djeshëm solli në një tryezë të përbashkët stafin dhe rrjetin e agjentëve nga e gjithë Shqipëria, për të vlerësuar rrugëtimin tonë, për të diskutuar sfidat dhe për të përcaktuar prioritetet që do të udhëheqin zhvillimin e kompanisë në vitin 2026 dhe më tej.

Me të njëjtin përkushtim, profesionalizëm dhe frymë bashkëpunimi, vijojmë të ndërtojmë të ardhmen e SIGAL, duke forcuar çdo ditë besimin që klientët na kanë dhënë ndër vite.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri–Japoni (AJCCI) zhvilloi takimin e radhës me anëtarët e saj në ambientet e Agro ...
04/06/2026

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri–Japoni (AJCCI) zhvilloi takimin e radhës me anëtarët e saj në ambientet e Agro Koni.

Presidenti i AJCCI, z. Avni Ponari, falënderoi z. Ruzhdi Koni për mikpritjen dhe vlerësoi rëndësinë e aktiviteteve që krijojnë mundësi për bashkëpunim dhe shkëmbim eksperiencash mes anëtarëve.

Takimi u nderua nga pjesëmarrja e Shkëlqesisë së Saj, Ambasadores së Japonisë në Shqipëri, znj. Kikuko Kato, e cila vlerësoi bashkëpunimin e suksesshëm mes Agro Koni dhe Sakata Seeds si një shembull konkret i partneritetit të frytshëm ekonomik ndërmjet Shqipërisë dhe Japonisë. Ajo gjithashtu ndau me të pranishmit informacione mbi vizitën e fundit të Kryeministrit të Shqipërisë, z. Edi Rama, në Japoni.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri–Japoni organizoi takimin e radhës në Kantinën Arbëri, një biznes familjar dhe n...
29/04/2026

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri–Japoni organizoi takimin e radhës në Kantinën Arbëri, një biznes familjar dhe një emër i njohur në verërat shqiptare. 🍷

Në aktivitet morën pjesë Presidenti i Dhomës, z. Avni Ponari, Ambasadorja e Japonisë në Shqipëri, Shkëlqesia e Saj znj. Kato Kikuko, si dhe anëtarë të Dhomës dhe të ftuar të tjerë. Pjesëmarrësit vizituan ambientet e kantinës dhe u njohën nga afër me produktet, procesin e prodhimit dhe aktivitetin e saj.

Takimi vijoi me diskutime mbi forcimin e bashkëpunimit ekonomik Shqipëri–Japoni dhe rolin e AJCCI-së në mbështetjen e bizneseve dhe nxitjen e investimeve. 🤝🇦🇱🇯🇵

Address

Qendra E Biznesit SIGAL, Boulevard Zogu I, Nr. 1 Tirana
Tirana
1001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Japoni posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Japoni:

Shortcuts

Share