21/09/2026
Komiteti Drejtues i projektit u mblodh për të shqyrtuar progresin e arritur deri më tani, si dhe për të diskutuar prioritetet dhe hapat e ardhshëm në zbatimin e projektit.
Partnerët vlerësuan progresin e arritur dhe theksuan bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet UNOPS, Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, me mbështetjen e Bashkimit Evropian. Koordinimi i ngushtë dhe i përditshëm ndërmjet ekipeve ka qenë veçanërisht i rëndësishëm për adresimin e sfidave teknike dhe operacionale dhe për ruajtjen e ritmit të punës në këtë proces kompleks.
Një nga çështjet kryesore të diskutuara ishte digjitalizimi i hartave kadastrale. Inventarizimi në të gjithë territorin e vendit tashmë ka përfunduar, ndërsa digjitalizimi dhe kontrolli i cilësisë janë në proces.
Projekti , i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga UNOPS në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) dhe Agjencinë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR), mbështet Shqipërinë në forcimin e të drejtave të pronësisë dhe administrimit të tokës, duke kontribuar në shërbime kadastrale më efikase dhe transparente, si dhe në procesin e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian.
***
The Steering Committee of the project met to review progress achieved so far, discuss priorities and next steps for implementation.
Partners welcomed the strong progress achieved and highlighted the close cooperation between UNOPS, the Albanian State Cadastre Agency and the Agency for Rural Development and Agriculture, with the support of the European Union.
The close day-to-day coordination between teams has been particularly important in addressing technical and operational challenges and maintaining momentum in this complex process.
A key focus was the digitalisation of cadastral maps. The nationwide inventory has now been completed, while digitalisation and quality control are underway.
The project, funded by the European Union and implemented by UNOPS in cooperation with SCA and ARDA, supports Albania in strengthening property rights and land administration, contributing to more efficient and transparent cadastral services and the country’s EU accession process.