All Green Centre

Directions Website

All Green Centre Misioni ynë: Të afrojmë njerëzit me natyrën për një mjedis të shëndetshëm dhe zhvillim të qendrueshëm

🎉 Super lajm nga Dropulli! Një hap i rëndësishëm drejt reduktimit të plastikës njëpërdorimëshe!All Green Centre prezanto...
21/10/2026

🎉 Super lajm nga Dropulli! Një hap i rëndësishëm drejt reduktimit të plastikës njëpërdorimëshe!

All Green Centre prezantoi përpara Këshilli Bashkiak - Dropull rekomandimet për mbështetjen e bizneseve që reduktojnë plastikën njëpërdorimëshe dhe mori një angazhim të rëndësishëm: miratimin e rekomandimeve dhe reflektimin e tyre në paketën fiskale të vitit 2027! 🤝

♻️ Me parimin “Kush ndot më pak, paguan më pak”, propozuam lehtësime në tarifën e pastrimit për bizneset që dëshmojnë reduktim të plastikës, të shoqëruara me mbështetje për blerje të përbashkëta dhe alternativa më të qëndrueshme e të përballueshme.

🏞Reduktimi i plastikës njëpërdorimëshe nga hotelet, restorantet dhe baret do të thotë më pak mbetje në mjedis dhe një luginë të Drinos më të pastër për komunitetet, biodiversitetin dhe vizitorët e saj.

Falenderojmë Këshillin Bashkiak të Dropullit për gatishmërinë për të mbështetur këtë nismë! 💚

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të nismës së All Green Centre “HAPI drejt Zero Plastikë”, nëngrant i projektit , i financuar nga European Union in Albania dhe zbatohet nga Milieukontakt Albania (member of Milieukontakt International Network) dhe Environmental and Territorial Management Institute

🎬 PARCELA – Pyjet në hartën e investimeveNë dokumente janë numra, parcela dhe vendime. Por në terren, historia është kre...
17/10/2026

🎬 PARCELA – Pyjet në hartën e investimeve

Në dokumente janë numra, parcela dhe vendime. Por në terren, historia është krejt tjetër.

Çfarë ndodh me pyjet, biodiversitetin dhe komunitetet kur sipërfaqet pyjore vihen në dispozicion të projekteve fotovoltaike dhe eolike?

🎥 Dokumentari investigativ “PARCELA – Pyjet në hartën e investimeve”, realizuar nga All Green Centre, sjell gjetjet e monitorimit të fondit pyjor në Kolonjë, Pogradec dhe Korçë, përmes dokumenteve zyrtare, dëshmive të banorëve dhe analizave të ekspertëve.

▶️ Ndiqni dokumentarin e plotë!

🔎Dokumentari është përgatitur në zbatim të projektit “You4est – Youth for Good Forest Governance”, me mbështetje nga AFD - Agence Française de Développement, në kuadër të programit BOOST Balkans , koordinuar nga ALDA - European Association for Local Democracy.

* * * * * * * *

🎬 PARCELA – Forests on the Investment Map

On paper, there are figures, land plots, and official decisions. But on the ground, the story is entirely different.

What happens to forests, biodiversity, and local communities when forest land is allocated for solar and wind energy projects?

🎥 The investigative documentary “PARCELA – Forests on the Investment Map”, produced by All Green Centre, presents the findings of forest land-use monitoring in Kolonjë, Pogradec, and Korçë, drawing on official documents, residents’ testimonies, and expert analysis.

▶️ Watch the full documentary!

🔎The documentary was developed within the “You4est – Youth for Good Forest Governance” project, implemented by All Green Centre, with support from AFD – Agence Française de Développement, under the BOOST Balkans programme, coordinated by ALDA – European Association for Local Democracy.

ALDA Balkans

PARCELA - Pyjet në hartën e investimeveNë vetëm tre vjet, rreth 2...

   Të dhënat meteorologjike dhe sistemet e ujitjes e plehërimit të kontrolluar po ndihmojnë fermerët në Korçë dhe Dibër ...
14/10/2026


Të dhënat meteorologjike dhe sistemet e ujitjes e plehërimit të kontrolluar po ndihmojnë fermerët në Korçë dhe Dibër të përshtatin prodhimin bujqësor me ndryshimet klimatike, të ulin kostot dhe të përdorin më me efikasitet burimet.

https://ekoskaner.al/dita-boterore-e-ushqimit-si-po-e-ndryshon-inovacioni-menyren-e-kultivimit-te-pemeve-frutore-ne-shqiperi/

Të dhënat meteorologjike dhe sistemet e ujitjes e plehërimit të kontrolluar po ndihmojnë fermerët në Korçë dhe Dibër të përshtatin prodhimin bujqësor me ndryshimet klimatike, të ulin kostot dhe të përdorin më me efikasitet burimet.

🌿 Më pak plastikë në bizneset e Libohovës!Gjatë auditimit të dytë, të kryer për të vlerësuar reduktimin e plastikës njëp...
12/10/2026

🌿 Më pak plastikë në bizneset e Libohovës!

Gjatë auditimit të dytë, të kryer për të vlerësuar reduktimin e plastikës njëpërdorimshe, jemi të lumtur të shohim se bizneset HoReCa në Bashkinë Libohovë po përmbushin angazhimet e ndërmarra në kuadër të nismës “HAPI drejt Zero Plastikë” në Luginën e Drinos ♻️

🤝 Faleminderit për hapat konkretë drejt një mjedisi më të pastër!

📌Angazhimi i bizneseve vjen në kuadër të nismës së All Green Centre “HAPI drejt Zero Plastikë”, nëngrant i projektit , i financuar nga European Union in Albania dhe zbatohet nga Milieukontakt Albania (member of Milieukontakt International Network) dhe Environmental and Territorial Management Institute

🙋‍♀️🙋 Rinia e Korçës mbron pyjet tona! 🌳🌱 Kundër prerjeve të paligjshme, për mbjelljen e pemëve dhe mbrojtjen e pyjeve p...
10/10/2026

🙋‍♀️🙋 Rinia e Korçës mbron pyjet tona! 🌳

🌱 Kundër prerjeve të paligjshme, për mbjelljen e pemëve dhe mbrojtjen e pyjeve për brezat e ardhshëm!

💚 Këto janë mesazhet që përcjellin nxënësit e gjimnazit “Themistokli Gërmenji” në Korçë, përmes posterit të realizuar në kuadër të fushatës së advokimit të udhëhequr nga të rinjtë.

🖼️ Posteri është përgatitur në zbatim të projektit “You4est – Youth for Good Forest Governance”, me mbështetje nga AFD - Agence Française de Développement, në kuadër të programit BOOST Balkans , koordinuar nga ALDA - European Association for Local Democracy.

* * * * * * * *

🙋‍♀️🙋 Korça's youth stand up for our forests! 🌳

🌱 Against illegal logging, for tree planting and forest protection for future generations!

💚 These are the messages shared by students of “Themistokli Gërmenji” High School in Korçë through their poster, created as part of the youth-led advocacy campaign.

🖼️ The poster was developed within the “You4est – Youth for Good Forest Governance” project, implemented by All Green Centre, with support from AFD – Agence Française de Développement, under the BOOST Balkans programme, coordinated by ALDA – European Association for Local Democracy.

ALDA Balkans

🌲 Gati 200 ha fond pyjor i përfshirë në procedura për përdorime ekonomike në Korçë, Kolonjë dhe Pogradec!📢 All Green Cen...
08/10/2026

🌲 Gati 200 ha fond pyjor i përfshirë në procedura për përdorime ekonomike në Korçë, Kolonjë dhe Pogradec!

📢 All Green Centre publikon raportin “Përdorimi dhe Qeverisja e Fondit Pyjor”, rezultat i monitorimit të procedurave, kuadrit ligjor e planifikues dhe ndikimeve të mundshme mjedisore gjatë periudhës 2023–2025.

🔎 Gjetjet tregojnë një përqendrim të konsiderueshëm të projekteve të energjisë së rinovueshme, veçanërisht në Kolonjë, duke ngritur pikëpyetje mbi planifikimin e territorit, transparencën e vendimmarrjes dhe ndikimet në biodiversitet e ekosistemet pyjore.

🌱 Tranzicioni energjetik duhet të ecë paralelisht me mbrojtjen e natyrës!

📄 Lexoni raportin e plotë: https://allgreencentre.org/raporti-perdorimi-dhe-qeverisja-e-fondit-pyjor-analize-e-procedurave-kuadrit-ligjor-e-planifikues-dhe-ndikimeve-mjedisore-2023-2025/

Raporti është realizuar në kuadër të projektit “You4est – Youth for Good Forest Governance”, zbatuar nga All Green Centre, me mbështetje nga AFD - Agence Française de DéveloppementAgence Française de Développement (AFD), në kuadër të programit BOOST Balkans, koordinuar nga ALDA - European Association for Local Democracy

* * * * * * * *

🌲 Nearly 200 hectares of forest land covered by procedures for economic use in Korçë, Kolonjë and Pogradec!

📢 All Green Centre publishes its report “Use and Governance of the Forest Fund”, based on monitoring of administrative procedures, legal and territorial planning frameworks, and potential environmental impacts during 2023–2025.

🔎 The findings reveal a significant concentration of renewable energy projects, particularly in Kolonjë, raising important questions about territorial planning, transparency in decision-making, and potential impacts on biodiversity and forest ecosystems.

🌱 The energy transition must go hand in hand with nature protection!

📄 Read the full report: https://allgreencentre.org/raporti-perdorimi-dhe-qeverisja-e-fondit-pyjor-analize-e-procedurave-kuadrit-ligjor-e-planifikues-dhe-ndikimeve-mjedisore-2023-2025/

The report was produced as part of the “You4est – Youth for Good Forest Governance” project, implemented by All Green Centre, with support from the Agence Française de Développement (AFD), under the BOOST Balkans programme, coordinated by ALDA – European Association for Local Democracy.

ALDA Balkans

  All Green Centre publikon raportin e plotë të monitorimit të përdorimit dhe qeverisjes së fondit pyjor në bashkitë Korçë, Kolonjë dhe Pogradec, për periudhën 2023 – 2025. Raporti analizon procedurat e dhënies në përdorim të sipërfaqeve pyjore për veprimtari ekonomike, kuadrin ...

🌲 Pyjet dhe zhvillimi, vendimmarrja kërkon dialog dhe pjesëmarrje! Përmbyllëm sot në Korçë Forumin Rajonal “Pyjet dhe Zh...
02/10/2026

🌲 Pyjet dhe zhvillimi, vendimmarrja kërkon dialog dhe pjesëmarrje!

Përmbyllëm sot në Korçë Forumin Rajonal “Pyjet dhe Zhvillimi: Vendimmarrje gjithëpërfshirëse në Qarkun e Korçës”, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve vendore, akademisë, ekspertëve, shoqërisë civile, komuniteteve lokale, medias dhe të rinjve.

Në qendër të diskutimit ishte raporti i All Green Centre “Përdorimi dhe Qeverisja e Fondit Pyjor”, i cili analizon procedurat e përdorimit të fondit pyjor në bashkitë Korçë, Kolonjë dhe Pogradec gjatë viteve 2023–2025.

Prefektja e Qarkut Korçë, znj. Florinda Zegullaj, vlerësoi punën e realizuar dhe rëndësinë e gjetjeve të raportit, duke theksuar se rekomandimet e tij do të shërbejnë si një referencë e vlefshme për punën e institucionit në këtë drejtim.

Forumi shënoi gjithashtu një prej etapave përmbyllëse të projektit “You4est – Youth for Good Forest Governance”, që ka angazhuar 155 të rinj nga Korça, Kolonja dhe Pogradeci në edukimin dhe pjesëmarrjen për një qeverisje më të mirë të pyjeve.

🌱 Aktiviteti u përmbyll me Deklaratën e Përbashkët për Pyjet, duke vendosur theksin te transparenca, pjesëmarrja dhe bashkëpunimi për mbrojtjen dhe përdorimin e qëndrueshëm të fondit pyjor.

Projekti “You4est – Youth for Good Forest Governance” zbatohet nga All Green Centre, në kuadër të programit BOOST Balkans, me mbështetjen e ALDA - European Association for Local Democracy dhe AFD - Agence Française de Développement

* * * * * * * *

🌲 Forests and Development – Decision-Making Requires Dialogue and Participation

Today in Korçë, we concluded the Regional Forum “Forests and Development: Inclusive Decision-Making in Korçë County”, bringing together representatives of local institutions, academia, experts, civil society, local communities, media and young people.

At the centre of the discussion was All Green Centre’s monitoring report, “Use and Governance of the Forest Fund”, which analyses procedures related to the use of forest land in the municipalities of Korçë, Kolonjë and Pogradec during 2023–2025.

The Prefect of Korçë County, Ms Florinda Zegullaj, acknowledged the work carried out and the importance of the report’s findings, noting that its recommendations will serve as a valuable reference for the institution’s work in this area.

The Forum also marked one of the concluding stages of the “You4est – Youth for Good Forest Governance” project, which has engaged 155 young people from Korçë, Kolonjë and Pogradec in learning and participation aimed at strengthening good forest governance.

🌱 The event concluded with the Joint Declaration on Forests, highlighting transparency, participation and cooperation as key principles for the protection and sustainable use of forest resources.

The “You4est – Youth for Good Forest Governance” project is implemented by All Green Centre under the BOOST Balkans programme, with the support of ALDA – European Association for Local Democracy and the Agence Française de Développement (AFD).

ALDA Balkans

🌍 Pyjet e së nesërmes kanë nevojë për zërin e të rinjve! 🌳🌱 Mbrojtja e biodiversitetit, pjesëmarrja në vendimmarrje dhe ...
25/09/2026

🌍 Pyjet e së nesërmes kanë nevojë për zërin e të rinjve! 🌳

🌱 Mbrojtja e biodiversitetit, pjesëmarrja në vendimmarrje dhe praktikat e qëndrueshme janë mesazhet që përcjellin nxënësit e gjimnazit “Muharrem Çollaku” në Pogradec. Në vijim të fushatës së advokimit të udhëhequr nga të rinjtë, ata na kujtojnë se pyjet janë pjesë e identitetit tonë dhe se duhet të kenë një rol aktiv në vendimet që ndikojnë në të ardhmen e tyre.

🖼️ Ky poster është përgatitur në kuadër të projektit You4est – Youth for Good Forest Governance, pjesë e projektit BOOST Balkans, i financuar nga ALDA - European Association for Local Democracy dhe AFD - Agence Française de Développement.

* * * * * * * * * *

🌍 Tomorrow’s forests need young voices! 🌳

🌱 Protecting biodiversity, participating in decision-making, and promoting sustainable practices are the key messages shared by students of “Muharrem Çollaku” High School in Pogradec. As part of the ongoing youth-led advocacy campaign, they remind us that forests are part of our identity and that young people should play an active role in decisions that shape their future.

🖼️ This poster was created as part of the You4est – Youth for Good Forest Governance project, within the BOOST Balkans project, funded by ALDA – European Association for Local Democracy and AFD – Agence Française de Développement.

ALDA Balkans

21/09/2026

🌳 “Ajo që na mbron, duhet ta mbrojmë."

🙋‍♀️🙋Të rinjtë e Pogradecit kërkojnë më shumë transparencë dhe përgjegjësi në vendimet që prekin pyjet dhe natyrën.

Ata kanë zgjedhur të mos qëndrojnë indiferentë, por të informohen, flasin dhe kërkojnë të dëgjohen🌲💚

🎥 Videoja është pjesë e ciklit të realizuar në kuadër të projektit You4est – Youth for Good Forest Governance, pjesë e BOOST Balkans, që zbatohet nga ALDA - European Association for Local Democracy, me mbështetjen financiare të AFD - Agence Française de Développement.

* * * * * * *

🌳 “What protects us, we must protect.”

🙋‍♀️🙋‍♂️ Young people in Pogradec are calling for greater transparency and accountability in decisions that affect forests and nature.

They have chosen not to remain indifferent, but to stay informed, speak up, and make their voices heard. 🌲💚

🎥 The video is part of a series produced within the You4est – Youth for Good Forest Governance project, part of BOOST Balkans, implemented by ALDA – European Association for Local Democracy, with the financial support of AFD – Agence Française de Développement.

ALDA Balkans

Address

Rruga "Sul Alla"
Tirana

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when All Green Centre posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share