BiblioTech.al

BiblioTech.al “BiblioTech: Transforming public libraries into functional ones” is an initiative of UNICEF Albania

The initiative aims to transform public libraries into technological hubs for children, young people and the community in general. The incubators will be a vessel to enhance children’s and young people’s digital literacy, safety and contribute to also narrow the intergenerational gap between their parents and themselves. These libraries will be functional incubators for children and young people p

assionate about Information and Communication Technology. The initiative aims to massively involve children and young people and give startups and small businesses the opportunity to further develop their projects in the field of ICT.

📚 International Day of the BookAt the BiblioTech Center in Pogradec, today’s daily activities were dedicated to celebrat...
23/04/2026

📚 International Day of the Book

At the BiblioTech Center in Pogradec, today’s daily activities were dedicated to celebrating the power of books and their role in children’s development.

Through reading, discussions, and creative engagement, children reflected on how books expand knowledge and stimulate imagination. 🎨 Painting classes brought color and creativity inspired by the stories they explored, while 🎶 music sessions continued to nurture their talent and self-confidence. At the same time, educational sessions and group activities helped them strengthen collaboration, respect, and the value of inclusion.

BiblioTech remains an open, safe, and inclusive space for all children and young people in Pogradec a place where the love for reading and learning grows every day. 💙🌟

📌 The project “Breaking Barriers: A Multifunctional Center Promoting Inclusion and Skills Development” is implemented by .s.d.o_ and the Municipality of Pogradec, through sub-grants of the programme, funded by the European Union #

The “EU for Social Care” programme is implemented by and in cooperation with the

ASDO Pogradec EUforSocialCare UNICEF WorldVision ReadingMatters

BiblioTech nuk është thjesht një hapësirë, është një komunitet.Një vend ku të rinjtë mësojnë aftësi të reja, bashkëpunoj...
10/03/2026

BiblioTech nuk është thjesht një hapësirë, është një komunitet.
Një vend ku të rinjtë mësojnë aftësi të reja, bashkëpunojnë dhe krijojnë ide për të ardhmen.
Së bashku po ndërtojmë hapësira që fuqizojnë komunitetin dhe nxisin inovacionin.

📚✨ Shkurti në BiblioTech Corner Pogradec – energjia vazhdon!Muaji shkurt ishte plot gjallëri dhe entuziazëm në BiblioTec...
02/03/2026

📚✨ Shkurti në BiblioTech Corner Pogradec – energjia vazhdon!

Muaji shkurt ishte plot gjallëri dhe entuziazëm në BiblioTech Corner! Çdo javë qendra ishte e mbushur me zëra fëmijësh, ide kreative dhe aktivitete që nxisin zhvillimin personal, bashkëpunimin dhe argëtimin.

🎨 Klasat e pikturës kanë sjellë ngjyra dhe imagjinatë të pafundme, ndërsa 🎶 klasat e muzikës kanë vazhduar të zhvillojnë talentin dhe vetëbesimin e të rinjve. Në të njëjtën kohë, orët edukative dhe aktivitetet në grup po i ndihmojnë fëmijët të mësojnë mbi bashkëpunimin, respektin dhe rëndësinë e përfshirjes.

BiblioTech Corner mbetet një hapësirë e hapur, e sigurt dhe gjithëpërfshirëse për të gjithë fëmijët dhe të rinjtë e Pogradecit. Ju ftojmë të na vizitoni dhe të bëheni pjesë e këtij komuniteti që rritet çdo ditë me energji, kreativitet dhe dashuri për të mësuar! 💙🌟

📌 Projekti “Breaking Barriers: Një Qendër Multifunksionale që Promovon Përfshirjen dhe Zhvillimin e Aftësive” zbatohet nga Albania Sustainable Development Organization dhe Bashkia Pogradec, përmes nën-granteve të programit “EU for Social Care”, i financuar nga Bashkimi Europian.

Programi “EU for Social Care” zbatohet nga UNICEF Albania dhe World Vision Albania, në bashkëpunim me Ministria e Shëndetësisë Mbrojtjes Sociale.

📚 Bibliotech Corner Pogradec – Janar plot ritëm dhe energji pozitive!Muaji Janar në Qendrën BiblioTech Pogradec solli nj...
05/02/2026

📚 Bibliotech Corner Pogradec – Janar plot ritëm dhe energji pozitive!

Muaji Janar në Qendrën BiblioTech Pogradec solli një sërë aktivitetesh të larmishme dhe frymëzuese për fëmijët dhe të rinjtë e komunitetit. Klasa muzikore dhe ato të pikturës vazhduan me pasion, duke i dhënë hapësirë shprehjes krijuese dhe bashkëpunimit në grup.

Gjithashtu, më datë 22 janar u zhvillua aktiviteti me temë “Suport psiko-social për menaxhimin e stresit tek adoleshentët”, që i ndihmoi të rinjtë të reflektojnë mbi ndjenjat dhe mekanizmat e përballjes me stresin e përditshëm. Ndërkohë, më 23 janar, në bashkëpunim me Qendrën Rinore dhe Drejtorinë Arsimore, u zhvillua një tjetër takim për fuqizimin e të rinjve dhe nxitjen e pjesëmarrjes së tyre në aktivitete edukuese.

📍BiblioTech Corner është një hapësirë për të gjithë – ku fëmijët mësojnë, krijojnë dhe rriten së bashku në një mjedis të sigurt, gjithëpërfshirës dhe argëtues. Ejani dhe bëhuni pjesë e aktiviteteve tona çdo javë – ne jemi këtu për ju dhe me ju! 💡🎶🎨🤝

📌 Projekti “Breaking Barriers: Një Qendër Multifunksionale që Promovon Përfshirjen dhe Zhvillimin e Aftësive” zbatohet nga Albania Sustainable Development Organization (.s.d.o_ ) dhe , përmes nën-granteve të programit “EU for Social Care”, i financuar nga Bashkimi Europian

Programi “EU for Social Care” zbatohet nga UNICEF Albania dhe World Vision Albania, në bashkëpunim me Ministria e Shëndetësisë Mbrojtjes Sociale.

📣 Fillom Viti 2025 në BiblioTech Pogradec! 🎉Muaji janar shënon një nisje të re plot gjallëri për Qendrën Multifunksional...
13/01/2026

📣 Fillom Viti 2025 në BiblioTech Pogradec! 🎉

Muaji janar shënon një nisje të re plot gjallëri për Qendrën Multifunksionale BiblioTech në Pogradec. Pas një viti të mbushur me arritje dhe përfshirje të gjerë të komunitetit, kemi nisur 2025-ën me aktivitete të pasura që mbështesin zhvillimin kreativ dhe social të fëmijëve dhe të rinjve.

🎨 Klasat e pikturës dhe 🎼 muzika janë rikthyer me plot energji, duke sjellë krijimtari dhe zëra të rinj në qendër. Ndërkohë, orët e zhvillimit personal dhe edukative po ndihmojnë fëmijët të mësojnë më shumë për të drejtat e tyre, për bashkëjetesën dhe për përfshirjen sociale. Aktivitetet në grup dhe ambienti i ngrohtë i qendrës po e kthejnë BiblioTech në një pikëtakim të dashur për të gjithë.

Faleminderit të gjithëve që janë pjesë e këtij rrugëtimi – fëmijë, prindër, staf, mentorë, Bashkia Pogradec, UNICEF Albania dhe partnerët tanë.

Le të vazhdojmë së bashku të ndërtojmë një 2025 edhe më gjithëpërfshirës, kreativ dhe plot dashuri për komunitetin! 💫

Përfshirje EdukimMeZemër BibliotechChallenge UNICEFalbania ASDO BashkiaPogradec QendraMultifunksionale

🎉 Festë Përmbyllëse në BiblioTech Pogradec  🥳Me shumë energji pozitive, buzëqeshje dhe frymë bashkëpunimi, u organizua f...
13/12/2025

🎉 Festë Përmbyllëse në BiblioTech Pogradec 🥳

Me shumë energji pozitive, buzëqeshje dhe frymë bashkëpunimi, u organizua festa përmbyllëse në BiblioTech Pogradec, duke prezantuar një cikël të suksesshëm aktivitetesh të realizuara në kuadër të projektit “BiblioTech– Një Qendër Multifunksionale për Nxitjen e Përfshirjes dhe Zhvillimit të Aftësive”, pjesë e programit dhe të mbështetur nga UNICEF Albania dhe Bashkia Pogradec.

Ky aktivitet shërbeu jo vetëm si një moment reflektimi mbi arritjet, por edhe si një hapësirë për të festuar angazhimin, kreativitetin dhe përkushtimin e fëmijëve, të rinjve dhe komunitetit lokal që u bënë pjesë aktive e iniciativës.

BiblioTech Pogradec vazhdon të dëshmojë se hapësirat publike mund të transformohen në qendra inovative, gjithëpërfshirëse dhe të sigurta për të mësuar, krijuar dhe ndërtuar të ardhmen digjitale së bashku.

Faleminderit të gjithë partnerëve, institucioneve dhe pjesëmarrësve që kontribuan në realizimin e këtij rrugëtimi frymëzues! 💙

CommunityInnovation ASDO ProjektEU UNICEFAlbania BashkiaPogradec EU4SocialCare

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, ASDO .s.d.o_ , në bashkëpunim me Shërbimin Social të Bashkisë Pogradec  , ...
20/11/2025

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, ASDO .s.d.o_ , në bashkëpunim me Shërbimin Social të Bashkisë Pogradec , Qendrën e Parandalimit të Krimit të të Miturve .gov.al , dhe UNICEF Albania , organizoi një aktivitet të veçantë pranë Qendrës Multifunksionale “BiblioTech”.

👫 Më shumë se 50 fëmijë dhe të rinj morën pjesë në diskutime të hapura mbi të drejtat e fëmijëve, rëndësinë e përfshirjes së fëmijëve me aftësi ndryshe, dhe ndikimin që diskriminimi dhe përjashtimi social ka në jetën e bashkëmoshatarëve të tyre. Përmes lojërave interaktive, pyetjeve reflektuese dhe punës në grup, të rinjtë patën mundësi të shprehin mendimet e tyre lirshëm dhe të ndihen të dëgjuar.

📝 Në përmbyllje të aktivitetit, pjesëmarrësit u ftuan të reflektojnë personalisht dhe të bëjnë një premtim simbolik: që secili të reagojë përballë padrejtësisë, të ngrejë zërin kur dikush përjashtohet, dhe të kontribuojë për një komunitet më gjithëpërfshirës dhe të drejtë për të gjithë fëmijët.

Ky aktivitet është pjesë e përpjekjeve të përbashkëta për të ndërtuar një shoqëri më të ndërgjegjshme dhe të barabartë, ku asnjë fëmijë të mos mbetet pas. ❤️

📣 Dita Botërore e Fëmijëve – 20 NëntorSot, më 20 Nëntor, ne bashkohemi me fëmijët dhe të rinjtë nga e gjithë bota për të...
20/11/2025

📣 Dita Botërore e Fëmijëve – 20 Nëntor

Sot, më 20 Nëntor, ne bashkohemi me fëmijët dhe të rinjtë nga e gjithë bota për të festuar Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve – një ditë për të rikujtuar të drejtat themelore të çdo fëmije: të mësojnë, të jenë të sigurt, të dëgjohen dhe të ëndërrojnë.

📚🎨🎶 Në Qendrën Multifunksionale “BiblioTech” në Pogradec, çdo ditë është një hap drejt përmbushjes së këtyre të drejtave. Me mbështetjen e Bashkisë Pogradec, ASDO, UNICEF, World Vision dhe mbështetjen e Bashkimit Europian, ne po ndërtojmë një hapësirë ku çdo fëmijë, pa dallim, është i mirëpritur, i mbështetur dhe i fuqizuar.

👐 Sot, më shumë se kurrë, le të kujtojmë se fëmijët nuk janë vetëm e ardhmja – ata janë e tashmja. Dhe detyra jonë është t’u sigurojmë kushte për të rritur të shëndetshëm, të arsimuar dhe të lirë të shprehin vetveten.

🎶🎨📚 Një tjetër javë e mbushur me energji pozitive në Qendrën BiblioTech Pogradec!Gjatë kësaj jave, fëmijët dhe të rinjtë...
14/11/2025

🎶🎨📚 Një tjetër javë e mbushur me energji pozitive në Qendrën BiblioTech Pogradec!

Gjatë kësaj jave, fëmijët dhe të rinjtë pjesëmarrës u angazhuan në klasa muzikore, punë në grup, dhe sesione krijuese që u zhvilluan me përkushtim nga stafi i qendrës dhe mësuesit tanë.

🎻 Në klasat e muzikës, fëmijët mësuan ritme të reja dhe eksperimentuan me instrumente, ndërsa në sesionet e punës në grup, bashkëpunimi, kreativiteti dhe idetë e tyre morën jetë në projekte të vogla, por me ndikim të madh.

🎨 Klasa të dedikuara për vizatim dhe pikturë sollën ngjyra dhe emocione në çdo cep të qendrës.

👏 Faleminderit të gjithëve që bëjnë të mundur që kjo qendër të jetë një hapësirë gjithëpërfshirëse, frymëzuese dhe e hapur për të gjithë fëmijët dhe të rinjtë e Pogradecit.

📌 Projekti “Breaking Barriers: Një Qendër Multifunksionale që Promovon Përfshirjen dhe Zhvillimin e Aftësive” zbatohet nga Albania Sustainable Development Organization (ASDO) dhe përmes nën-granteve të programit “EU for Social Care”, i financuar nga Bashkimi Europian

📚🎉 ASDO & Shërbimi Social i Bashkisë Pogradec  festojnë Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Rome në Qendrën BiblioTech!Në kuad...
07/11/2025

📚🎉 ASDO & Shërbimi Social i Bashkisë Pogradec festojnë Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Rome në Qendrën BiblioTech!

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Rome, ShërbiminI Social i Bashkisë Pogradec dhe ASDO, organizuan një aktivitet të veçantë pranë Qendrës Multifunksionale BiblioTech në Pogradec.

Fëmijët dhe të rinjtë pjesëmarrës patën mundësinë të festojnë gjuhën, kulturën dhe identitetin rom përmes lojërave edukative, muzikës dhe punimeve krijuese. Gjithashtu, pjesë e aktivitetit ishte edhe shpërndarja e kiteve higjieno-sanitare, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për kujdesin personal dhe mirëqenien.

Ky aktivitet shërbeu gjithashtu si një mundësi për t’u njohur më nga afër me hapësirat e qendrës dhe shërbimet që ofrohen aty për të gjithë fëmijët, pa përjashtim, duke e bërë Qendrën BiblioTech një model të hapur dhe gjithëpërfshirës për komunitetin.

🤝 Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit dhe mbështetësit për përkushtimin e tyre në këtë ditë kaq të rëndësishme!

Address

Tirana
1001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when BiblioTech.al posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share