Feeding Albania

Directions Website

Feeding Albania To see all Albanian families nourished with good and qualitative food through sustainable approaches. NE BESOJMË NË NJË SHQIPËRI PA URI.

Feeding Albania është një komunitet i cili ka për qëllim të shikojë të gjithë shqiptarët të ushqyer e të ngrënë. Si një organizatë GREEN, ne jemi të përkushtuar të shpëtojmë ushqimin cilësor për konsum njerëzor. Me anë të minimizimit të mbetjeve ushqimore, ne ulim emetimin e gazeve serë në atmosferë; kësisoj mbrojmë KLIMËN. Si një BANKË USHQIMI, ne jemi të përkushtuar të sigurojmë ushqim për shtresat e marxhinalizuara të shoqërisë. Ne i arrijmë të dyja qëllimet më sipër duke mbledhur TEPRICAT dhe DHURIMET ushqimore nga donatorët; qofshin ato biznese, organizata apo individë dhe duke ua rishpërndarë ato familjeve në nevojë. Me anë të avancimit të bankingut ushqimor, ne besojmë se, së bashku do të arrijmë dikur të eleminojme urinë në Shqipëri duke u kujdesur në të njëjtën kohë për një mjedis më të pastër.

FMNR – Rigjenerimi i shpejtë dhe natyral i tokësFMNR (Farmer Managed Natural Regeneration) është një teknikë që ndihmon ...
19/09/2026

FMNR – Rigjenerimi i shpejtë dhe natyral i tokës

FMNR (Farmer Managed Natural Regeneration) është një teknikë që ndihmon fermerin të rigjenerojë pemët dhe bimësinë natyrore duke përdorur rrënjët, trungjet dhe filizat që ndodhen tashmë në tokë, pa pasur nevojë të mbillen pemë të reja.

Si zbatohet?

Përzgjidhni pemën – identifikoni trungjet, rrënjët ose filizat me potencial për t’u zhvilluar.
Pastroni dhe mbroni – pastroni zonën përreth dhe, kur është e nevojshme, mbrojeni nga kafshët dhe dëmtimet.
Përzgjidhni 3–4 degë kryesore – favorizoni degët më të shëndetshme për zhvillimin e pemës.
Formoni pemën – hiqni degët e panevojshme dhe bimësinë konkurruese, duke favorizuar zhvillimin e kurorës.
Pse është e rëndësishme për fermerin shqiptar?

Tokat tona po përballen gjithnjë e më shumë me thatësirën, mungesën e ujit, erozionin dhe zjarret. FMNR ndihmon në rikthimin e vegjetacionit ekzistues dhe në përmirësimin e shëndetit dhe strukturës së tokës.

Pemët dhe bimësia e rigjeneruar kontribuon në ruajtjen e lagështirës, mbrojtjen e tokës nga erozioni dhe rritjen e potencialit prodhues të fermës, duke ofruar gjithashtu fruta, foragjere, dru për zjarr dhe më shumë lëndë organike.

FMNR nuk fillon me mbjelljen e një peme të re. Ajo fillon duke zbuluar dhe menaxhuar atë që toka ka ende për të rigjeneruar.



Falënderim ndaj A2B Albania, për mbështetjen e vyer me produkte ushqimore, shampo dhe krevatë marinari. Falenderim edhe ...
09/07/2026

Falënderim ndaj A2B Albania, për mbështetjen e vyer me produkte ushqimore, shampo dhe krevatë marinari. Falenderim edhe për organizatat partnere shpërndarëse, që bëjnë të mundur që ndihma të arrijë tek familjet në nevojë.

Sera familjare për fermerët 🌱Në zonat malore dhe në fushë, familje punëtore fermerësh po përfitojnë sera familjare përme...
29/04/2026

Sera familjare për fermerët 🌱

Në zonat malore dhe në fushë, familje punëtore fermerësh po përfitojnë sera familjare përmes Feeding Albania.

Këto sera u japin mundësi atyre të prodhojnë ushqim gjatë gjithë vitit, të rrisin të ardhurat dhe të ndërtojnë një të ardhme më të qëndrueshme për familjet dhe komunitetet e tyre.

Dëshironi të bëheni pjesë e këtij ndikimi? Na shkruani për të mbështetur programin.


Feeding Albania

06/04/2026

Zbatimi i projektit të kotecëve për familjet në nevojë në zona të ndryshme të vendit.Përmes këtij projekti mbështesim dr...
10/03/2026

Zbatimi i projektit të kotecëve për familjet në nevojë në zona të ndryshme të vendit.

Përmes këtij projekti mbështesim drejtpërdrejtë familjet e fshatit, duke i pajisur me kotecë, mjete pune dhe ushqim për shpendët.

Nga shpërndarja e ndihmës prej 60 pakosh ushqimore për familjet e përmbytura në zonën e Semanit, Durrësit dhe Kamzës të ...
21/01/2026

Nga shpërndarja e ndihmës prej 60 pakosh ushqimore për familjet e përmbytura në zonën e Semanit, Durrësit dhe Kamzës të cilat kanë pësuar humbje të mëdha dhe të pallogaritshme. Falenderim dhuruesve!

Mbështesim fermerët dhe komunitetet rurale me anë të farave shumë cilësore, mjeteve bujqësore dhe serave të reja, me qël...
20/01/2026

Mbështesim fermerët dhe komunitetet rurale me anë të farave shumë cilësore, mjeteve bujqësore dhe serave të reja, me qëllim rritjen e prodhimit të qëndrueshëm të perimeve dhe forcimin e sigurisë ushqimore dhe ekonomisë familjare.

Luftë mjerimit!
18/01/2026

Luftë mjerimit!



Mbështetja e fshatit është padyshim një nga mënyrat më të qëndrueshme për sisteme të fuqishëm të ushqimit.Me anë të përq...
10/01/2026

Mbështetja e fshatit është padyshim një nga mënyrat më të qëndrueshme për sisteme të fuqishëm të ushqimit.
Me anë të përqëndrimit të forcave tona modeste tek fshatarët dhe fermerët lokalë, po shohim rezultate të mëdha.

Address

Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Feeding Albania posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share