EcoPartners for Sustainable Development

EcoPartners for Sustainable Development EcoPartners for Sustainable Development is an Albanian based organization with a mission to promote

04/08/2026

👉 https://citizens.al/2026/08/04/kallezim-penal-per-pishe-poro-narten-punimet-kane-demtuar-habitatet/
Punimet për projektin “Zvërnec Peninsula” në Pishë Poro–Nartë janë bërë objekt i një kallëzimi penal, për ndërhyrjet në zonën e mbrojtur dhe ndikimin e tyre në habitat. Qendra Res Publica dhe Eco Albania kërkojnë nga Prokuroria e Vlorës hetimin e punimeve, verifikimin e ligjshmërisë së tyre dhe të rolit të institucioneve përgjegjëse, përfshirë edhe rastet e mundshme të mosveprimit përballë ndërhyrjeve në terren.

23/07/2026

Deklaratë Publike e organizatave të shoqërisë civile, mediave të pavarura dhe mbrojtësve të të drejtave të njeriut, për mbrojtjen e hapësirës qytetare, lirisë së shprehjes dhe debatit demokratik.

Deklarata shpreh shqetësimin për përsëritjen e fushatave të denigrimit dhe sulmeve publike ndaj gazetarëve, aktivistëve, organizatave të shoqërisë civile dhe qytetarëve që ushtrojnë të drejtën për t'u shprehur, protestuar apo marrë pjesë në debatin publik.

📌 Përmes deklaratës u bëhet thirrje:
➡️ Institucioneve shtetërore, të garantojnë në praktikë mbrojtjen e lirisë së shprehjes, lirisë së medias, të drejtës për tubim paqësor dhe një mjedis të sigurt për organizatat e shoqërisë civile dhe qytetarët.
➡️ Zyrtarëve publikë dhe aktorëve politikë, të zhvillojnë debat publik të bazuar në fakte dhe argumente, duke shmangur gjuhën denigruese, sulmet personale dhe komunikimin që mund të nxisë stigmatizimin apo intimidimin.
➡️ Mediave, të respektojnë standardet profesionale dhe Kodin e Etikës, si dhe të verifikojnë informacionin përpara publikimit.
➡️ Partnerëve ndërkombëtarë, të vazhdojnë të monitorojnë zhvillimet që lidhen me hapësirën qytetare, lirinë e medias dhe liritë themelore në Shqipëri, në kuadër të vlerësimit të standardeve demokratike dhe angazhimeve të Shqipërisë në procesin e integrimit evropian.

🔗 Lexoni Deklaratën e plotë këtu:
https://shorturl.at/sAQ7A

09/07/2026

📢 Partnerët Shqipëri i bashkohet thirrjes së përbashkët të organizatave të shoqërisë civile për garantimin e të drejtave të protestuesve, të drejtën e mbrojtjes dhe hetimin e pavarur dhe efektiv të pretendimeve për keqtrajtim gjatë dhe pas protestës së 2 korrikut 2026.

Organizatat e shoqërisë civile nënshkruese të kësaj deklarate po ndjekin me shqetësim zhvillimet që lidhen me protestën e 2 korrikut 2026 para Kuvendit të Shqipërisë, përdorimin në mënyrë jo proporcionale dhe në tejkalim të forcës nga disa punonjës të Policisë së Shtetit, si dhe arrestimin dhe shoqërimin e disa protestuesve në komisariate.

Sipas informacioneve të ditës së djeshme në media, protestuesit e arrestuar në flagrancë u liruan nga gjykata më 5 korrik 2026. Për një pjesë të tyre, gjykata caktoi masën e sigurimit “detyrim për t’u paraqitur”.

Pas lirimit, disa protestues dhe përfaqësuesit e tyre ligjorë kanë bërë publike në media si dhe kanë përcjellë pranë Komitetit Shqiptar të Helsinkit pretendime për përdorim force gjatë arrestimit dhe transferimit në automjetet e policisë, si dhe për pengesa në kryerjen e ekzaminimeve mjekësore të pavarura dhe në aksesin efektiv te avokati.

Në krye të herës, dëshirojmë të theksojmë se, organizatat tona dënojnë çdo akt dhune, pavarësisht se nga kush ushtrohet, përfshirë aktet e dhunës dhe dëmtimet ndaj Komisariatit nr. 3 të Policisë së Shtetit në mbrëmjen e dt.4 Korrik 2026.

Në të njëjtën kohë, gjejmë rastin të nënvizojmë se aktet e dhunshme të kryera nga individë të veçantë nuk mund të përdoren për të kriminalizuar apo denigruar në tërësi një protestë paqësore, as për të justifikuar përdorimin joproporcional të forcës apo keqtrajtimin e personave që ndodhen nën kontrollin e forcave të policisë.

Çdo pretendim i besueshëm për keqtrajtim duhet të hetohet pa vonesë, në mënyrë të pavarur, të paanshme dhe efektive. Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit dhe çdo institucion tjetër duhet të respektojnë këtë proces dhe të shmangin çdo deklarim apo veprim që mund të paragjykojë rezultatin e hetimit.

📄Lexoni këtu Deklaratën e Plotë dhe listën e organizatave mbështetëse: https://shorturl.at/ik2AF

07/07/2026
22/06/2026

📌Studiues shqiptarë dhe të huaj vizitë shkencore në Pishë Poro–Nartë

Në një deklaratë të përbashkët, një grup studiuesish dhe ekspertësh të fushës së mjedisit kanë ngritur shqetësime serioze mbi planet për ndërtime në zonat e mbrojtura në Shqipëri 🌿. Mes tyre janë Prof. Aleko Miho, Taulant Bino, Ferdinand Bego, Friedrich Schiemer dhe Perikli Qirjazi, kërkojnë ndalimin e menjëhershëm të këtyre zhvillimeve në zona si Zvërneci, Pishë-Poro dhe delta e Vjosës.

- Ferdinand Bego thekson se “betonizimi” është një gabim i përsëritur në vende të tjera, ndërsa kritikon idenë e zëvendësimit të natyrës me projekte ndërtimore.
“Sado emra joshës t’u vihen këtyre projekteve, qoftë “Dubai” apo “Maldivet” shqiptare, humbësi i vërtetë do të jetë publiku dhe trashëgimia natyrore e vendit”.

- “…mbrojtja e Zvërnecit nuk është vetëm një çështje lokale; ajo lidhet drejtpërdrejt me të ardhmen e biodiversitetit në Shqipëri. Nëse humbasim këto peizazhe, humbasim një pjesë të identitetit tonë natyror dhe kulturor që nuk mund të rikthehet më.”, tha Taulant Bino.

- “Mbrojtja e deltës së Vjosës është urgjente. Studimet shkencore tregojnë se ajo është një nga deltat më të ruajtura në Mesdhe, me një mozaik unik habitatesh që mbështesin biodiversitet të jashtëzakonshëm dhe funksione të rëndësishme ekologjike. Aktualisht, kjo zonë përballet me kërcënime serioze nga projektet e turizmit masiv, të cilat rrezikojnë integritetin e ekosistemit, deklaroi Friedrich Schiemer nga Universiteti i Vjenës.

- “Kemi punuar edhe në vitin 1997 për të identifikuar monumentet e natyrës. Në këtë zonë kemi identifikuar tre objekte, dunat, e bukura, të dalluara në të gjithë Mesdheun. Liqeni i vogël me ujë të ëmbël, i cili është shumë i veçantë në një zonë të rrethuar nga deti dhe laguna, e cila është me ujë të kripur dhe kodrat e Zvërnecit, të cilat dikur kanë qenë ishuj,” tha Perikli Qirjazi.

Më shumë informacion gjendet në linkun më poshtë 👇
https://mjedisisot.info/studiues-shqiptare-dhe-te-huaj-vizite-shkencore-ne-pishe-poro-narte/

19/06/2026
17/06/2026

🟥 Parlamenti Europian i ka bërë thirrje Shqipërisë…

Parlamenti Europian i ka bërë thirrje Shqipërisë që të pezullojë menjëherë dhënien e lejeve, zhvillimin e punimeve ndërtimore si dhe çdo ndërhyrje tjetër me karakter zhvillimor në zonat e mbrojtura. Kjo kërkesë është pjesë e amendamentit 17, i shtuar në pikën 46 të rezolutës për raportin vjetor mbi Shqipërinë, i cili u miratua të mërkurën gjatë votimit në Parlamentin Europian.

Ky vendim vjen në një moment kur, sipas dokumentit, vëmendja dhe shqetësimi ndërkombëtar për çështjet mjedisore në Shqipëri është në rritje, veçanërisht lidhur me projektin në zonën e Zvërnecit dhe zhvillimet në Vjosë-Nartë. Në tekstin e miratuar, eurodeputetët theksojnë se ndjekin nga afër protestat qytetare dhe reagimet publike ndaj këtyre ndërhyrjeve, duke i cilësuar ato si protesta paqësore që shprehin shqetësim për mbrojtjen e zonave me vlera të larta ekologjike.

Në rezolutë nënvizohet se zhvillimet në zonën Vjosë-Nartë tregojnë pasojat praktike të ndryshimeve ligjore dhe rreziqet që rrjedhin prej tyre për ekosisteme të ndjeshme dhe zona me rëndësi të veçantë natyrore. Sipas Parlamentit Europian, çdo projekt i kësaj natyre duhet të kalojë përmes vlerësimeve të plota dhe gjithëpërfshirëse të ndikimit në mjedis, në përputhje të plotë me standardet e Bashkimit Europian.

Gjithashtu theksohet domosdoshmëria e një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës konsultimi publik, ku të përfshihen komunitetet lokale, ekspertët shkencorë dhe shoqëria civile. Sipas amendamentit 17, kërkohet vendosja e një moratoriumi për të gjitha lejet e reja dhe ndërhyrjet zhvillimore në zonat e mbrojtura deri në rishikimin e legjislacionit përkatës dhe sigurimin e përputhshmërisë së plotë me standardet e BE-së për mbrojtjen e natyrës.

16/06/2026

❗️ Përgjigje për Deklaratën e KM

Organizatat mjedisore në Shqipëri shprehin qëndrimin se deklaratat e Kryeministrit për projektin në Zvërnec nuk ndryshojnë faktin që vendimmarrja për zhvillimin e zonës ka ecur përpara pa u mbështetur në studime të plota fizibiliteti, të dhëna shkencore, transparencë dhe vlerësim të integruar të ndikimeve mjedisore dhe ekonomike. Sipas tyre, deri tani nuk janë publikuar studime konkrete apo dokumente që justifikojnë projektin, pavarësisht deklaratave për përfitime ekonomike.

Theksohet se rasti i Zvërnecit nuk ka të bëjë me “heqje procedurash penguese”, por me respektimin e kufijve ligjorë dhe detyrimeve ndërkombëtare për mbrojtjen e natyrës. Vlerësimet mjedisore dhe konsultimet publike nuk konsiderohen formalitete, por kushte thelbësore për të përcaktuar nëse projekti duhet të lejohet apo jo. Sipas qëndrimit të organizatave, ligji dhe shkenca duhet të jenë bazë e parë e vendimmarrjes, ndërsa politika duhet të vijë më pas.

1. Prona private dhe zonat e mbrojtura
Organizatat argumentojnë se pronësia private nuk jep të drejtën për të zhvilluar projekte brenda zonave të mbrojtura. Edhe nëse toka është private, shteti ka detyrimin të mbrojë peizazhet e mbrojtura dhe aksesin publik, sidomos në brezin bregdetar, i cili nuk mund të privatizohet ose të kufizohet.

Gjithashtu, rrethimi i lejuar nga KKTU pa vlerësim mjedisor paraprak dyshohet se ka cenuar aksesin publik dhe ka shtrirë kufizime në zonë bregdetare që ligjërisht duhet të mbetet e hapur për qytetarët.

2. Konflikti i pronësisë dhe siguria juridike
Sipas reagimit, nuk është e saktë të thuhet se konfliktet e pronësisë nuk ndikojnë zhvillimin e një projekti. Edhe pse regjistrimi në kadastër krijon një prezumim pronësie, ai nuk e bën titullin të pakontestueshëm dhe nuk përjashton procese gjyqësore apo masa sigurimi.

Kjo krijon pasiguri të madhe për investimet, pasi askush nuk mund të ndërtojë mbi një pronë që mund të jetë objekt anulimi apo konflikti ligjor. Organizatat kërkojnë sqarim se çfarë garancish ka marrë KKTU për këto raste dhe theksojnë se shteti nuk duhet të anashkalojë konfliktet pronësore.

3. Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis (VNM)
Reagimi kundërshton qasjen ku leja zhvillimore jepet para vlerësimit të plotë mjedisor. Sipas tyre, VNM duhet të bëhet në fazën e hershme të projektit, kur ende ekzistojnë alternativa reale, përfshirë mosrealizimin e projektit.

Dhënia paraprake e lejeve dhe rrethimeve krijon “fakt të kryer” dhe e kthen VNM-në në një justifikim formal të vendimit politik, jo në instrument të pavarur vendimmarrjeje.

Po ashtu, vihet në dyshim baza shkencore mbi të cilën KKTU ka vendosur zhvillimin në këtë zonë, sidomos në raport me dokumente strategjike si PINS Bregdeti dhe Shqipëria 2030, të cilat e konsiderojnë zonën si territor natyror me fokus ekoturizmin dhe mbrojtjen e vlerave ekologjike.

4. Ndryshimet ligjore për Zonat e Mbrojtura (2024)
Organizatat pranojnë se ligji i vitit 2024 nuk e ndryshoi emërtimin e zonave të mbrojtura, por argumentojnë se ai dobësoi mbrojtjen reale të tyre. Sipas tyre, u zgjeruan aktivitetet e lejuara, përfshirë ndërtimet turistike të nivelit të lartë, u hoq nënzonimi dhe u ul niveli i mbrojtjes së zonave të ndjeshme ekologjikisht.

Theksohet se Kategoria V lejon përdorim të kufizuar dhe të qëndrueshëm të territorit, jo zhvillime të mëdha urbane apo projekte me ndikim të lartë.

E gjithë deklarata e plotë 🔗: https://mjedisisot.info/pergjigje-per-deklaraten-e-km/

EcoP  signed for new law on protected areas in Alb
09/06/2026

EcoP signed for new law on protected areas in Alb

Address

Rruga "Ismail Qemali", P. 18, Kati 5, Ap. 25
Tirana

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when EcoPartners for Sustainable Development posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to EcoPartners for Sustainable Development:

Shortcuts

Share