24/10/2026
UG pezullon aktivitetin tifozerik.
Konfirmojmë kështu që nuk do të jemi prezent në ndeshjet e ardhshme si pasojë e situatës së protestave, represionit dhe dhunës policore me të cilën po përballen studentët, pedagogët dhe populli.
Dhunë kjo që për ne nuk është e panjohur, pasi në stadiume kjo metodë dhe arrogancë shfaqet ndaj nesh edhe tifozerive të tjera në mënyrë sistematike.
Idealet tona mbeten si flamuj që valëviten të lirë edhe pse erë e fortë fryn kundër !