Sindikata e Pavarur e Artit, Kulturës dhe Medias të Shqipërisë

  • Home
  • Albania
  • Tirana
  • Sindikata e Pavarur e Artit, Kulturës dhe Medias të Shqipërisë
Directions Contact the organization

Sindikata e Pavarur e Artit, Kulturës dhe Medias të Shqipërisë SPAKMSH është pjesë përbërse e BSPSH-së.

Sindikata e Pavarur e Artit, Kulturës dhe Medias të Shqipërisë -SPAKMSH është ish-Sindikata e Pavarur e Artistëve të Shqipërisë, themeluar në vitin 2000 si e vetmja sindikatë në Shqipëri për Artin dhe Kulturën.

DEKLARATË PUBLIKENë solidaritet me studentët dhe në mbrojtje të punonjësve të mediasTiranë, 19 tetor 2026Sindikata e Pav...
19/10/2026

DEKLARATË PUBLIKE
Në solidaritet me studentët dhe në mbrojtje të punonjësve të medias

Tiranë, 19 tetor 2026

Sindikata e Pavarur e Artit, Kulturës dhe Medias të Shqipërisë shpreh solidaritetin e plotë me studentët, gjimnazistët dhe qytetarët që protestojnë për dinjitet, të drejta dhe një të ardhme më të mirë në vendin e tyre.

Në ditën e shtatë të protestës, kërkesa për dorëheqjen e Kryeministrit duhet të trajtohet me përgjegjësi politike. Mbështesim të drejtën e protestuesve për ta kërkuar këtë ndryshim në mënyrë paqësore, pa u përballur me dhunë, frikësim apo ndëshkim.

Dënojmë çdo përdorim të pajustifikuar të forcës nga Policia e shtetit. Kërkojmë hetim të pavarur e transparent të rasteve të denoncuara dhe përgjegjësi për çdo abuzim. Ruajtja e rendit nuk mund të justifikojë goditjet dhe trajtimin poshtërues të qytetarëve.

Kundërshtojmë goditjet, kërcënimet dhe pengimin e gazetarëve, operatorëve e fotoreporterëve. Policia duhet të garantojë raportimin e lirë dhe të sigurt. Asnjë pjesëmarrës në protestë nuk ka të drejtë të sulmojë punonjësit e medias apo pajisjet e tyre. Dokumentimi i ngjarjeve është në interes të publikut dhe duhet të mbrohet.

Shprehim solidaritet me pedagogët dhe mësuesit dhe mbështesim qëndrimet e SPUSH-së dhe SPASH-it në mbrojtje të të drejtave të studentëve, nxënësve dhe punonjësve të arsimit. Kundërshtojmë presionin dhe kërcënimet politike ndaj tyre. Çdo përgjegjësi individuale duhet të përcaktohet mbi fakte dhe përmes procedurave ligjore.

Dënojmë shkatërrimin e bizneseve, pronës publike dhe institucioneve artistike e kulturore. Këto veprime nuk justifikojnë dhunën ndaj protestuesve dhe nuk mund të përdoren për të shpërfillur kërkesat e tyre.

Si përfaqësues të artit, kulturës dhe medias, nuk mund të qëndrojmë spektatorë. Të rinjtë meritojnë arsim, punë dhe hapësira artistike e kulturore ku të zhvillohen. Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për politikat e saj dhe t’i japë përgjigje kërkesës për ndryshim.

SPAKMSH mbështet marshimin e solidaritetit të thirrur nga SPUSH më 20 tetor, ora 10:00, në sheshin përpara Universitetit Politeknik të Tiranës, me mesazhin “Stop dhunës ndaj studentëve”. U bëjmë thirrje artistëve dhe punonjësve të kulturës e medias të bashkohen paqësisht në mbrojtje të të rinjve dhe dinjitetit njerëzor.

Solidaritet me studentët dhe punonjësit e arsimit!
Ndal dhunës dhe pengimit të gazetarve dhe operatorve të medias!
Përgjegjësi institucionale dhe respekt për vullnetin qytetar!

SINDIKATA E PAVARUR E ARTIT, KULTURËS DHE MEDIAS TË SHQIPËRISË
SPAKMSH

GAZETARËT DHE OPERATORËT DUHET TË RAPORTOJNË TË LIRË DHE TË SIGURT!Pas lëndimeve dhe denoncimeve për dhunë ndaj punonjës...
14/10/2026

GAZETARËT DHE OPERATORËT DUHET TË RAPORTOJNË TË LIRË DHE TË SIGURT!

Pas lëndimeve dhe denoncimeve për dhunë ndaj punonjësve të medias gjatë protestës së djeshme, Sindikata e Pavarur e Artit, Kulturës dhe Medias të Shqipërisë i bën thirrje Policisë së Shtetit që gjatë protestës së sotme të veprojë me profesionalizëm, përgjegjësi dhe respekt për punën e gazetarëve dhe operatorëve.

Kërkojmë që gazetarët, fotoreporterët dhe operatorët të mos pengohen në raportim, të mos shtyhen apo goditen dhe të mos u cenohen pajisjet e punës. Ndërhyrjet policore duhet të marrin parasysh praninë e mediave dhe të garantojnë sigurinë e tyre.

Gazetarët dhe operatorët janë në terren për të dokumentuar ngjarjet dhe për të informuar publikun. Kamera dhe mikrofoni nuk mund të trajtohen si kërcënim. Identifikimi si punonjës i medias duhet të respektohet nga çdo efektiv.

Kërkojmë hetim të plotë dhe transparent të incidenteve të djeshme dhe përgjegjësi për çdo akt dhune apo pengimi të detyrës.

Raportimi i lirë është e drejtë e medias dhe e drejtë e qytetarëve për t’u informuar. Siguria në punë vlen edhe për ata që raportojnë nga protesta!

SPAKMSH
14 tetor 2026

✊ NJIH TË DREJTAT E TUA | Nr. 1ORGANIZIMI SINDIKAL ËSHTË E DREJTË, JO PRIVILEGJ.Çdo punonjës duhet të jetë i lirë të org...
08/10/2026

✊ NJIH TË DREJTAT E TUA | Nr. 1
ORGANIZIMI SINDIKAL ËSHTË E DREJTË, JO PRIVILEGJ.

Çdo punonjës duhet të jetë i lirë të organizohet dhe të anëtarësohet në sindikatën që zgjedh, pa presion, kërcënime apo diskriminim për shkak të anëtarësimit dhe veprimtarisë së ligjshme sindikale.

Këto janë parime themelore të Organizatës Ndërkombëtare të Punës, të mbrojtura nga Konventat nr. 87 dhe nr. 98. Ato lidhen me të gjithë punonjësit, jo vetëm me ata që janë sot anëtarë sindikate.

🌍 SI KTHEHET ORGANIZIMI NË REZULTATE?

Në SHBA, në vitin 2023, aktorët e organizuar në SAG-AFTRA zhvilluan një grevë 118-ditore. Përmes solidaritetit dhe negociatave kolektive arritën një marrëveshje që përfshinte:

▪️ Rritje të përgjithshme të pagave: 7%, të pasuar nga 4% në korrik 2024.
▪️ Një skemë të re shpërblimi për produksione të caktuara në platformat streaming.
▪️ Mbrojtje për pëlqimin e informuar dhe kompensimin gjatë krijimit dhe përdorimit të kopjeve digjitale të interpretuesve me inteligjencë artificiale.

Këto përfitime u përcaktuan në kontratën përkatëse kolektive; nuk janë të drejta që zbatohen automatikisht për çdo artist në botë.

Ky shembull tregon se kërkesat e përbashkëta, përfaqësimi dhe këmbëngulja mund të sjellin ndryshime konkrete.

Edhe në Shqipëri, artistët, gazetarët dhe punonjësit e kulturës kanë nevojë për një zë të përbashkët për paga të drejta, siguri në punë dhe mbrojtje të profesionit.

📣 Informohu. Organizoju. Merr pjesë.
Të drejtat mbrohen më fort kur i njohim dhe veprojmë së bashku.

SPAKMSH — Sindikata e Pavarur e Artit, Kulturës dhe Medias të Shqipërisë

Burime: Organizata Ndërkombëtare e Punës; SAG-AFTRA, marrëveshja e vitit 2023.

7 TETOR – DITA BOTËRORE E PUNËS SË DENJËPuna e denjë është e drejtë e çdo punonjësi, pagë që siguron jetesën, kushte të ...
07/10/2026

7 TETOR – DITA BOTËRORE E PUNËS SË DENJË

Puna e denjë është e drejtë e çdo punonjësi, pagë që siguron jetesën, kushte të sigurta, mbrojtje sociale dhe liri për t’u organizuar e për të ngritur zërin pa frikë nga presioni apo largimi nga puna.

Për artistët dhe punonjësit e artit, kulturës dhe medias, këto të drejta duhet të garantohen në praktikë. Pas çdo shfaqjeje, interpretimi apo krijimi qëndrojnë vite përgatitjeje, sakrifica dhe punë që meriton vlerësim e mbrojtje.

Sindikata e Pavarur e Artit, Kulturës dhe Medias të Shqipërisë kërkon paga dinjitoze, respektimin e kontratave kolektive, mbrojtjen e të drejtave sindikale dhe mundësi reale punësimi për të rinjtë.

Kërkesa jonë për STATUSIN E ARTISTIT është pjesë e kësaj përpjekjeje, një kuadër që njeh veçoritë e profesionit, vështirësinë fizike dhe vokale, garanton mbrojtjen gjatë karrierës dhe sigurinë sociale pas përfundimit të veprimtarisë skenike.

NUK PRANOJMË ASNJË TRAJTIM FINANCIAR TË SHKËPUTUR NGA HARTIMI DHE MIRATIMI I STATUSIT TË ARTISTIT.

Sot riafirmojmë angazhimin tonë për të mbrojtur dinjitetin e çdo punonjësi. Respekti për artin shprehet edhe përmes respektimit të të drejtave të atyre që e krijojnë.

PUNË E DENJË. PAGË E DENJË. JETË ME DINJITET.

📣 ZËRI I ARTISTËVE NË MEDIAGjatë shtatorit, SPAKMSH ka përcjellë në televizione, emisione, portale dhe gazeta shqetësime...
02/10/2026

📣 ZËRI I ARTISTËVE NË MEDIA

Gjatë shtatorit, SPAKMSH ka përcjellë në televizione, emisione, portale dhe gazeta shqetësimet e artistëve dhe kërkesën e përbashkët për hartimin dhe miratimin e Statusit të Artistit.

Takimet me artistët, peticioni i nënshkruar nga 85 artistë dhe profesionistë, deklaratat publike dhe përfaqësimi në media kanë pasur një qëllim: që zëri i artistëve të dëgjohet dhe kërkesat e tyre të përfshihen në vendimmarrje.

Qëndrimi ynë mbetet i qartë:
NUK PRANOJMË ASNJË TRAJTIM FINANCIAR TË SHKËPUTUR NGA HARTIMI DHE MIRATIMI I STATUSIT TË ARTISTIT.

Kërkojmë mbrojtje ligjore e sociale, paga dinjitoze, njohje të vështirësisë së profesionit, pensione të përshtatshme dhe dialog të vërtetë me artistët e përfaqësuesit e tyre.

🤝 Falënderojmë gazetarët, moderatorët dhe redaksitë që u kanë dhënë hapësirë këtyre shqetësimeve dhe kanë ndihmuar që publiku të njihet me kërkesat e artistëve.

Puna vazhdon, me artistët, për artistët!

23/09/2026

Qeveria ka hedhur për konsultim një projektligj përmes të cilit parashikon që artistët mund të lenë skenën në moshën 47 vjeç dhe mund të përfitojnë…

23/09/2026
Datë 21.09.2026Deklaratë Publike e SPAKMSH85 ARTISTË FIRMOSIN PETICIONIN PËR STATUSIN E ARTISTITSPAKMSH bën publik petic...
21/09/2026

Datë 21.09.2026
Deklaratë Publike e SPAKMSH

85 ARTISTË FIRMOSIN PETICIONIN PËR STATUSIN E ARTISTIT

SPAKMSH bën publik peticionin e nënshkruar nga 85 artistë dhe profesionistë të TKOBAP-it dhe Cirkut Kombëtar, të cilët kundërshtojnë miratimin në formën aktuale të projektligjit “Për trajtimin financiar të artistëve performues pas ndërprerjes së veprimtarisë artistike skenike”.

Ky peticion nuk është vetëm kundërshtimi i një projektligji. Ai është thirrje për një politikë të re kombëtare që njeh artin si interes publik dhe mbron artistin gjatë gjithë jetës së tij profesionale.

Prej vitit 2008, SPAKMSH kërkon hartimin dhe miratimin e Statusit të Artistit, ku duhet të rregullohen pensioni, pagat, vjetërsia, mbrojtja shëndetësore e sociale, vështirësia e profesionit, tranzicioni i karrierës, punësimi dhe të drejtat kolektive.

Projektligji është hartuar pa konsultimin paraprak të sindikatës dhe grupeve të interesit. Nuk mund të hartohet një ligj për artistët pa artistët. Dialogu social nuk është formalitet, por një parim themelor europian dhe pjesë e Kapitullit 19 të integrimit.

Përjashtimi i kategorive të caktuara të artistëve të institucioneve publike dhe i artistëve të pavarur krijon pabarazi dhe i jep projektligjit karakter diskriminues.

SPAKMSH kërkon:

• pezullimin e projektligjit në formën aktuale;
• shqyrtimin zyrtar të peticionit dhe analizës juridike;
• ngritjen e një tryeze të përhershme të dialogut social;
• hartimin dhe miratimin me përparësi të Statusit të Artistit;
• mbrojtjen e të gjithë artistëve, pa diskriminim;
• punësimin e të rinjve pa larguar artistët me përvojë.

Trajtimi i posaçëm duhet të jetë një e drejtë që mbron artistin, jo një mekanizëm që e largon nga profesioni.

KËRKOJMË STATUSIN E ARTISTIT!

ARTI ËSHTË INVESTIM KOMBËTAR. ARTISTI ËSHTË VLERË QË DUHET MBROJTUR.

Address

Tirana

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Sindikata e Pavarur e Artit, Kulturës dhe Medias të Shqipërisë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Sindikata e Pavarur e Artit, Kulturës dhe Medias të Shqipërisë:

Shortcuts

Share

Category