12/10/2026
📍 Tiranë, 7 tetor 2026
Në vijim të takimeve me komunitetin, Instituti për Zhvillim Strategjik (IZHS), në bashkëpunim me Drejtorinë e Mbrojtjes dhe Përfshirjes Sociale të Bashkisë Tiranë, zhvilloi në Qendrën Komunitare “Të Qëndrojmë së Bashku”, në Kombinat, një sesion informues dhe ndërgjegjësues mbi risitë e Ligjit nr. 11/2026 “Për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje”.
⚖️ Gjatë takimit u trajtuan në mënyrë të qartë dhe praktike:
🔹 format e dhunës ndaj grave dhe vajzave dhe mënyrat e identifikimit të tyre;
🔹 masat e mbrojtjes dhe mekanizmat që parashikon ligji;
🔹 raportimi dhe hapat që duhen ndjekur për të kërkuar ndihmë;
🔹 roli dhe përgjegjësitë e institucioneve në trajtimin dhe referimin e rasteve;
🔹 shërbimet sociale, ligjore, psikologjike dhe shëndetësore në dispozicion të viktimave.
💬 Diskutimi me pjesëmarrësit krijoi hapësirë për pyetje dhe sqarime mbi situata konkrete, duke e lidhur informacionin ligjor me nevojat dhe problematikat që mund të hasen në praktikë.
Njohja e të drejtave, mekanizmave të mbrojtjes dhe shërbimeve të disponueshme është thelbësore që gratë dhe vajzat të dinë ku të drejtohen, të kërkojnë mbështetje dhe të marrin vendime të informuara për sigurinë e tyre.
🤝 Falënderojmë Drejtorinë e Mbrojtjes dhe Përfshirjes Sociale të Bashkisë Tiranë dhe Qendra Komunitare “Të Qëndrojmë së Bashku”
për bashkëpunimin dhe mbështetjen në organizimin e aktivitetit, si dhe të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin dhe diskutimin e hapur.
Aktiviteti u zhvillua në kuadër të projektit “Vendimmarrja që Mbron – Forcimi i reagimit policor dhe standardit profesional në trajtimin e dhunës në familje dhe me bazë gjinore”.