20/10/2026
🚨 NDIHMË JURIDIKE FALAS PËR FËMIJËT DHE ADOLESHENTËT E NDALUAR APO ARRESTUAR GJATË PROTESTAVE NË TIRANË!
ASNJË FËMIJË PA MBROJTJE LIGJORE!
CRCA Shqipëri dhe Linja Kombëtare për Fëmijët ALO 116-111, duke filluar nga sot, ofrojnë NDIHMË JURIDIKE FALAS për çdo fëmijë apo adoleshent nën moshën 18 vjeç, të ndaluar apo arrestuar gjatë protestave dhe që mbahet në komisariatet e policisë në Tiranë.
U bëjmë thirrje prindërve, familjarëve dhe kujdestarëve ligjorë të fëmijëve të ndaluar të na kontaktojnë menjëherë për të kërkuar ndihmë dhe mbështetje juridike.
📞 TELEFONO FALAS: 116-111
📱 KONTAKTO: 067 500 2027
Çdo fëmijë ka të drejtë për mbrojtje ligjore, trajtim me dinjitet dhe respektimin e plotë të të drejtave të tij, pavarësisht rrethanave të ndalimit apo arrestimit.
TË DREJTAT E FËMIJËVE NUK PEZULLOHEN GJATË PROTESTAVE!