Unioni i Bashkive

Directions Website Contact the organization

Unioni i Bashkive Unioni i Bashkive dhe Komunave Shqiptare në Rajon

07/10/2026
MIRËMËNGJES 🇽🇰🇦🇱,Me urimet më të përzemërta për Presidenten e re të Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, në dety...
07/10/2026

MIRËMËNGJES 🇽🇰🇦🇱,

Me urimet më të përzemërta për Presidenten e re të Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, në detyrën e lartë në shërbim të Kosovës, qytetarëve të saj dhe forcimit të shtetit.

Kosova ka në themel sakrificën e brezave dhe luftën e UÇK, ku drejtësia dhe e vërteta për çlirimtarët mbeten një çështje e rëndësishme për të gjithë shqiptarët.

🇮🇹 PARADA ARBËRESHE – KRENARIA E RRËNJËVE QË VAZHDON 🇦🇱Në Spezzano Albanese, Parada Arbëreshe u kthye në një moment të v...
25/09/2026

🇮🇹 PARADA ARBËRESHE – KRENARIA E RRËNJËVE QË VAZHDON 🇦🇱

Në Spezzano Albanese, Parada Arbëreshe u kthye në një moment të veçantë krenarie, emocioni dhe identiteti kombëtar.

Në rrugët e qytetit, grupe artistike nga komunat arbëreshe, së bashku me përfaqësues të komunave shqiptare në rajon, sollën ngjyrat, veshjet, traditat dhe shpirtin shqiptar që arbëreshët kanë ruajtur me dashuri për shekuj.

Të shohësh e të përjetosh nga afër, kostumet tradicionale dhe brezat që vazhdojnë të përcjellin këtë trashëgimi, është një kujtesë e fuqishme se rrënjët mund të kalojnë shekuj, kufij dhe breza, por nuk humbasin kurrë.

Një falënderim🙏🏻 i veçantë për Franco Calimà dhe Expo Arbëria për organizimin dhe përkushtimin në ruajtjen dhe promovimin e kulturës arbëreshe.

Nga rrënjët që na lidhin, te bashkëpunimi🫱🏻‍🫲🏼 që na afron. Një histori që vazhdon të shkruhet së bashku dhe me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, nëpërmjet CulturALB do të vijojmë me punë të përbashkëta 🇦🇱🫶🏻🇮🇹.

🇦🇱 SHËN MITRI – KU RRËNJËT U BËNË PËRJETËSI 🇮🇹Vizituam vendlindjen e një prej figurave më të mëdha të Rilindjes Kombëtar...
24/09/2026

🇦🇱 SHËN MITRI – KU RRËNJËT U BËNË PËRJETËSI 🇮🇹

Vizituam vendlindjen e një prej figurave më të mëdha të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, Jeronim De Radës, autorit të “Këngëve të Milosaos”, duke prekur nga afër vendin ku u ushqye frymëzimi i poetit që e mbajti gjallë gjuhën, kujtesën dhe identitetin shqiptar përtej detit.

Mes gjurmëve të De Radës dhe jetës së arbëreshëve të ditëve tona, vizituam edhe Këshillin Italo-Arbëresh të Shën Mitrit, ku ende ruhen gjurmë të dorëshkrimeve dhe kujtesës së kësaj tradite të jashtëzakonshme. Në këto hapësira lidhen edhe gjurmët e rilindasit të shquar Luigj Gurakuqit, i cili studioi këtu.

Nga Shën Mitri, një tjetër dëshmi se rrënjët shqiptare nuk janë thjesht kujtim i së shkuarës, por një urë që na bashkon edhe sot. 🇦🇱❤️🇮🇹

🇦🇱 FRASCINETO – RRËNJËT QË NA BASHKOJNË 🇮🇹Në Frascineto, një tjetër ndalesë në zemër të komunitetit arbëresh, ku histori...
24/09/2026

🇦🇱 FRASCINETO – RRËNJËT QË NA BASHKOJNË 🇮🇹

Në Frascineto, një tjetër ndalesë në zemër të komunitetit arbëresh, ku historia, kultura dhe identiteti shqiptar ruhen dhe përcillen brez pas brezi.

Në kuadër të vizitës sonë, u pritëm në një takim institucional nga Kryetari i Bashkisë, Angelo Catapano, ku ndamë vlerësime dhe ide për forcimin e marrëdhënieve mes komunave tona dhe komuniteteve arbëreshe.

Pjesë e kësaj vizite ishte edhe Muzeu i Ikonave dhe Traditës Bizantine, një dëshmi e gjallë e trashëgimisë së pasur që komuniteti arbëresh ka ruajtur ndër shekuj.

Përmes bashkëpunimit mes komunave të UBSHR 🇦🇱 dhe komunave arbëreshe 🇮🇹, me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, nëpërmjet , synojmë të sjellim më pranë njëri-tjetrit njerëzit, kulturën, të rinjtë dhe historinë tonë të përbashkët.

Faleminderit për mikpritjen plot dashuri në Frascineto. 🙏🏻

Nga rrënjët tona, drejt një të ardhmeje të përbashkët. 🇦🇱❤️🇮🇹

🇦🇱 CIVITA ose ÇIFITI – RRËNJËT QË NA BASHKOJNË 🇮🇹Në Civita në një nga fshatrat më të bukur, në zemër të Kalabrisë, prekë...
23/09/2026

🇦🇱 CIVITA ose ÇIFITI – RRËNJËT QË NA BASHKOJNË 🇮🇹

Në Civita në një nga fshatrat më të bukur, në zemër të Kalabrisë, prekëm nga afër një pjesë të gjallë të identitetit dhe trashëgimisë sonë arbëreshe.

Ndërmjet komunave tona në rajon, pjesë e UBSHR 🇦🇱 dhe komunave arbëreshe, po forcojmë bashkëpunimin dhe me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, nëpërmjet , po punojmë për të promovuar më shumë turizmin kulturor, për të forcuar lidhjet mes të rinjve tanë, me në fokus ruajtjen e kësaj trashëgimie të pasur kombëtare.

Faleminderit për mikpritjen kryetar Alessandro Tocci 🙏🏻

Nga rrënjët tona, drejt një të ardhmeje të përbashkët. 🇦🇱❤️🇮🇹

20/09/2026

KOMUNAT ARBËRESHE, PJESË E PLATFORMËS SË UNIONIT TË BASHKIVE SHQIPTARE NË RAJON 🇦🇱

Arbëreshë e shqiptarë, nga të gjitha trevat dhe diaspora, u bashkuan në Kalabri për të dëshmuar se historia, identiteti dhe solidariteti nuk njohin kufij.

Kryetarët e komunave, anëtarë të UBSHR 🇦🇱, së bashku me komunitetin arbëresh dhe të gjithë pjesëmarrësit, përcollën nga zemra e Arbërisë së Italisë një mesazh solidariteti për Kosovën:

LIRI PËR ÇLIRIMTARËT! 🇽🇰

12/06/2026

GËZUAR DITËN E ÇLIRIMIT KOSOVË🇽🇰

Sot e mot, festofsh pafundësisht në liri💙

Address

Sheshi Skenderbej
Tirana
1001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Unioni i Bashkive posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Unioni i Bashkive:

Shortcuts

Share