21/09/2026
Ky eshte nje artikull sensibilizues nga Qendra “Data Protection & Technology Institute”.
EU KIDS Act dhe Qasja e re e Komisionit Europian per te mbrojtur femijet ne hapesiren digjitale.
Me rritjen e perdorimit te teknologjise dhe rrjeteve sociale nga femijet, shqetesimet e prinderve dhe autoriteteve mbi sigurine e tyre online kane arritur kulmin. Per t'iu pergjigjur kesaj sfide, me 17 Shtator 2026, Komisioni Europian publikoi propozimin e shumepritur per "EU KIDS Act" (Akti i BE-se per Femijet). Ky rregullim ligjor i ri, i propozuar nga Presidentja Ursula von der Leyen, synon ta beje boten digjitale te sigurt ne thelb, duke detyruar platformat teknologjike te mbajne pergjegjesi per dizajnin dhe funksionimin e tyre.
Çfare parashikon ky ligj dhe cilat jane risite kryesore?
1. Nisma kryesore e EU KIDS Act eshte kufizimi i qasjes ne rrjetet sociale sipas nje qasjeje graduale dhe te diferencuar, duke marre parasysh moshen dhe zhvillimin e femijes:
- Per femijet nen 13 vjeç, perdorimi i rrjeteve sociale do te ndalohet plotesisht. E vetmja perjashtim do te jete per platforma video-ndarese posaçerisht per femije, te cilave mund t'u qasen vetem permes llogarise se prindit/kujdestarit, me nje kufizim kohor maksimal prej 1 ore ne dite. Femijet nen 3 vjeç nuk do te kene asnje akses.
- Per femijet 13 deri ne 15 vjeç, nuk do te lejohen te kene llogari te pavarura (autonome). Qasja do te behet vetem permes "mini llogarive" te lidhura me llogarine e prindit. Keto llogari do te kene mjete kontrolli te detyrueshme, kohe ekrani te kufizuar (maksimumi 1 ore), dhe do te kerkojne miratimin prinderor per kontakte te reja.
- Per femijet mbi 15 vjeç, adoleshentet do te mund te krijojne llogari te pavarura.
2. Ligji i ri permbys "barren e proves". Kjo do te thote qe nuk jane prinderit ose femijet qe duhet te provojne qe nje platforme eshte e demshme, por platformat duhet te vertetojne qe ofrojne sherbime "te sigurta qe ne dizajn" ("safe by design") per perdoruesit nen 18 vjeç.
Kjo perfshin ndalimin e veçorive qe krijojne varesi si zhvendosja e pafund (infinite scroll), truket e shperblimit, dhe njoftimet (push notifications) gjate orarit te gjumit.
a. Ndalimin e kontakteve te pakerkuara nga te panjohurit.
b. Inteligjenca artificiale (Chatbot-et) qe simulojne marredhenie njerezore dhe krijojne varesi emocionale, duhet te jene te fikura si parazgjedhje (by default).
c. Profilet e femijeve do te jene private si parazgjedhje, me kameren, gjeolokacionin dhe mikrofonin te çaktivizuar.
3. Per te vene ne zbatim keto rregulla, platformat dhe dyqanet e aplikacioneve (App Stores) duhet te perdorin mjete per verifikimin e moshes. Akti thekson se keto sisteme nuk do te ruajne dokumentet e identitetit ose te dhenat biometrike, duke mbrojtur keshtu privatesine, permes perdorimit te zgjidhjeve si aplikacioni i verifikimit te moshes nga BE (EU age verification app).
Pse eshte ky propozim i rendesishem?
EU Kids Act eshte nje pergjigje e drejtperdrejte ndaj fragmentimit te ligjeve neper vendet e BE-se. Vende si Franca, Italia apo Belgjika tashme po merrnin masa individuale. Me kete akt, krijohet nje standard i unifikuar, duke rikthyer "prinderit ne vendin e shoferit", siç u shpreh BE, dhe duke rritur pergjegjshmerine e gjiganteve teknologjike. Ne rast te mosrespektimit, propozimi perfshin procedura te pershpejtuara te zbatimit kunder platformave (brenda 90 ditesh).
Qendra “Data Protection & Technology Institute” e pershendet kete iniciative europiane, si nje hap kritik drejt zhvillimit te nje mjedisi digjital ku prioritet nuk eshte perfitimi i platformave permes dizajneve manipuluese, por te drejtat, mireqenia psikologjike dhe siguria fizike e femijeve tane.
Tani mbetet thelbesore qe mekanizmat e verifikimit te moshes dhe zbatimit te ketij ligji te funksionojne edhe ne Shqiperi, pa kompromentuar ne asnje momennt te dhenat personale te femijeve .