Shoqata e Ndertuesve te Shqiperise

Directions Contact the organization

Shoqata e Ndertuesve te Shqiperise Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Shoqata e Ndertuesve te Shqiperise, Non-Governmental Organization (NGO), Bulevardi Gjergj Fishta, Tirana.

22/09/2026

Kryetari i Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë, z.Erjon Harizi, ishte i ftuar në Pjaca Media , ku foli mbi zhvillimet, sfidat dhe çështjet që prekin sektorin e ndërtimit.

🎥 Ndiqni disa nga momentet e bisedës dhe videon e plotë për më shumë.

Kryetari i Shoqatës së Ndërtuesve, z. Erjon Harizi, mori pjesë në dialogun shumëpalësh me temë “Siguria në Ndërtime dhe ...
10/06/2026

Kryetari i Shoqatës së Ndërtuesve, z. Erjon Harizi, mori pjesë në dialogun shumëpalësh me temë “Siguria në Ndërtime dhe Reforma e Inspektimit Teknik në Shqipëri”, një tryezë e rëndësishme diskutimi mes institucioneve, ekspertëve dhe aktorëve të sektorit.

Gjatë takimit u trajtuan çështje që lidhen me rritjen e standardeve të sigurisë në ndërtim, kontrollin e cilësisë së materialeve, sigurinë teknike në kantieret e ndërtimit dhe forcimin e mekanizmave të inspektimit.

29/04/2026

Momente nga takimi në kuadër të lançimit të fushatës kombëtare për sigurinë dhe shëndetin në punë “Vende Pune të Shëndetshme”.

Gjatë aktivitetit, i pranishëm ishte edhe Kryetari i Shoqatës së Ndërtuesve, z. Erjon Harizi, i cili theksoi se siguria në punë nuk është e negociueshme dhe kërkon më shumë bashkëpunim sesa vetëm kontrolle. Ai nënvizoi nevojën për standarde të zbatueshme në praktikë dhe për një qasje më parandaluese në sektor.

Siguria në punë mbetet një përgjegjësi e përbashkët që kërkon angazhim të vazhdueshëm nga të gjithë aktorët.

Shoqata e Ndërtuesve mori pjesë në mbledhjen e Këshillit të Investimeve, ku u diskutua siguria juridike e pronës dhe rën...
21/04/2026

Shoqata e Ndërtuesve mori pjesë në mbledhjen e Këshillit të Investimeve, ku u diskutua siguria juridike e pronës dhe rëndësia e saj për sektorin e ndërtimit dhe investimet në vend.

Gjatë takimit u theksua nevoja për përmirësimin e proceseve të regjistrimit të pronës, digjitalizimin e shërbimeve dhe rritjen e transparencës në administrimin e të dhënave kadastrale, si elemente që ndikojnë drejtpërdrejt në ecurinë e projekteve të ndërtimit dhe investimeve private.

Shoqata e Ndërtuesve vlerëson bashkëpunimin institucional si një hap të rëndësishëm për lehtësimin e proceseve që prekin drejtpërdrejt aktivitetin e sektorit.

Pse çmimet e bregdetit po barazohen me Tiranën?– Flet kryetari i Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë, Erjon HariziÇmime...
19/04/2026

Pse çmimet e bregdetit po barazohen me Tiranën?
– Flet kryetari i Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë, Erjon Harizi

Çmimet e apartamenteve në bregdet po afrohen gjithnjë e më shumë me ato të Tiranës, duke reflektuar një ndryshim të qartë në dinamikën e tregut imobiliar. 🏖️

Rritja e kërkesës, zhvillimi i turizmit dhe investimet në infrastrukturë kanë ndikuar drejtpërdrejt në këtë trend. Në disa zona bregdetare, diferenca me kryeqytetin është bërë shumë e vogël, ndërsa në raste të caktuara çmimet janë pothuajse të njëjta.

Shoqata e Ndërtuesve, përmes kryetarit të saj, Erjon Harizi, thekson se kjo lidhet edhe me rritjen e kostove të ndërtimit, si dhe me standardet më të larta që po aplikohen në projektet e reja.

📊 Bregdeti po shihet gjithnjë e më shumë si një investim me vlerë të krahasueshme me Tiranën, dhe jo më si një alternativë më e lirë.

👉 Për të lexuar artikullin e plotë, klikoni në linkun në bio.

Shoqata e Ndërtuesve mori pjesë në bashkëbisedimin e zhvilluar në Tiranë mbi rritjen e pagave dhe zhvillimin ekonomik në...
09/04/2026

Shoqata e Ndërtuesve mori pjesë në bashkëbisedimin e zhvilluar në Tiranë mbi rritjen e pagave dhe zhvillimin ekonomik në vend. Sektori i ndërtimit mbetet një nga kontribuuesit kryesorë në rritjen e punësimit dhe në transformimin ekonomik e social të Shqipërisë, duke reflektuar rolin e tij të rëndësishëm në zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

Address

Bulevardi Gjergj Fishta
Tirana
1052

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shoqata e Ndertuesve te Shqiperise posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Shoqata e Ndertuesve te Shqiperise:

Shortcuts

Share