United not Divided for Albania

United not Divided for Albania Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from United not Divided for Albania, Non-Governmental Organization (NGO), Tiranë, Tirana.

Shoqata themelohet me qëllim që të zhvilloj, ndihmoj dhe të asistoj në kuptimin më të gjerë të saj, në fushën profesionale, kulturore, didaktike, politike si dhe, juridiko-administrative grupet e ndryshme të interesit.

Përfaqësuesit e grupimit UNDFA janë duke ndjekur nga afër punimet e aktivitetit "Diaspora flet" që po zhvillohet këto mo...
21/05/2023

Përfaqësuesit e grupimit UNDFA janë duke ndjekur nga afër punimet e aktivitetit "Diaspora flet" që po zhvillohet këto momente në Prishtinë, në ambjentet e Kuvendit të Kosovës. Vota e diasporës është pjesë e axhendës së UNDFA dhe do të punohet që në zgjedhjet e ardhshme të jetë një realitet i prekshëm për të gjithë shqiptarët që jetojnë e punojnë kudo nëpër botë. 🇦🇱🇪🇺🇺🇸🤝

Në datat 20-25 Prill, Andi,Oresti, Alba, Viola dhe Rozana, si themeluesit e një grupimi të ri “United not Divided”, me p...
10/05/2023

Në datat 20-25 Prill, Andi,Oresti, Alba, Viola dhe Rozana, si themeluesit e një grupimi të ri “United not Divided”, me plot aspirata, ide të reja dhe dëshirë për të bërë sa më shumë projekte të bukura bashkë , realizuan projektin e parë “Arbëreshët nuk janë një mit”.  
Të themi të vërtetën ishim shumë të lumtur që ishte pikërisht ky projekti ynë i parë, ky vend ku mbizotërojnë ende vlerat dhe virtytet e kombit tonë, kombit të Gjergj Kastriot Skënderbeut. Vizita në Horën e Arbëreshëvet na la shumë mbresa. Ky vend i mbushur me tradita, kulturë, zakone të vjetra shqipëtare na transmetoi një energji pozitive të madhe, emocion dhe kënaqësi të pa masë. Grupi ynë mori pjesë në aktivitetet që organizoheshin për festimin e festës së Shën Gjergjit në Horën e Arbëreshëvet. Ndjekja e ritualeve në mënyrë kaq konservatore për festimin e kësaj feste ishte për t’u përgëzuar.  Arbëreshët i falen Gjergj Kastriot Skëndërbeut, heroit kombëtar të gjithë Diasporës, dhe e nderojnë si një Shenjt të vërtetë. Është kaq bukur të përballesh me historinë e të parëve tanë, të përpiqesh ta mbash gjallë atë histori me çdo kusht, të njohësh rrënjët nga ke ardhur, të jesh mirënjohës për sakrificat që janë bërë për të ruajtur identitetin tonë kombëtar. Pa njohur e ruajtur historinë dhe pa nderuar veprat e mira të së shkuarës , ne nuk mund të ecim përpara drejt të ardhmes. 
Kjo është Hora e Arbëreshëvet! Hora e traditës dhe kulturës, e festave dhe riteve! 
Grupi zhvillloi dhe një seri takimesh me përfaqësues të pushtetit lokal, mikun e madh dhe sivëllain tonë, Kryetarin e Bashkisë Z. Rosario Petta, Presidentin e Këshillit Z. Antonio Aclud, Nënkryetaren e Bashkisë Znj. Simona Scalia dhe Këshilltaren Znj. Lia Inghilleri.  
Nga këto takime morëm premtimin e miqve tanë se do të kemi mbështetjen pa kushte në rrugëtimin tonë si një alternativë e re qytetare për Shqipërinë. Urat e bashkëpunimit me të gjithë përfaqësuesit e Diasporës do të jenë në vëmendje te UNDFA përgjatë gjithë vitit në vazhdim, ku bashkë me ta do të hartojmë dhe një seri projektesh me impakt.

Address

Tiranë
Tirana
1001

Telephone

+355696863131

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when United not Divided for Albania posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to United not Divided for Albania:

Share