12/10/2026
📍 Vjenë | 5–6 tetor 2026
IEKA (Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar) morri pjesë në forumin ndërkombëtar “Beyond Compliance: Financial Reporting for Growth and Jobs”, së bashku me përfaqësues të Ministrisë së Financave, Bordit të Mbikëqyrjes Publike (BMP), Këshillit Kombëtar të Kontabilitetit (K*K), Institutit të Kontabilistëve të Miratuar (IKM) dhe botës akademike.
I organizuar nga Qendra për Raportimin Financiar dhe të Qëndrueshmërisë (CFRR) e Bankës Botërore, forumi vendosi në qendër rolin e raportimit financiar dhe auditimit në forcimin e besimit, tërheqjen e investimeve, përmirësimin e aksesit në financim dhe krijimin e vendeve të punës.
Diskutimet trajtua cilësinë e auditimit dhe mbikëqyrjen publike, raportimin e qëndrueshmërisë, inteligjencën artificiale dhe thjeshtimin e kërkesave të raportimit për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.
Pjesëmarrja e përbashkët e institucioneve shqiptare, organizatave profesionale dhe akademisë ishte një mundësi e rëndësishme për shkëmbimin e përvojave dhe bashkërendimin e prioriteteve të reformës në mbështetje të integrimit evropian.
Për IEKA-n, raportim financiar dhe auditim cilësor dhe i besueshëm janë themele për një ekonomi më transparente, konkurruese dhe të qëndrueshme.