Projektet, Udha e Besimtarëve

Projektet, Udha e Besimtarëve Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Projektet, Udha e Besimtarëve, Community Organization, Ish “Fusha e Aviacionit”, Tirana.

Zyra e Projekteve është njëra nga drejtoritë e Qendrës Islame “Udha e Besimtarëve” - Albania, e cila që prej disa vitesh jep kontributin e saj në fushën e aktiviteteve kulturore, bamirëse dhe humanitare në Republikën e Shqipërisë.

14/03/2026

E KADRIT

23/02/2026
Qoftë ky Ramazan një muaj plotë begati dhe mëshirë! Agjërim të lehtë e të pranuar!🤲
18/02/2026

Qoftë ky Ramazan një muaj plotë begati dhe mëshirë! Agjërim të lehtë e të pranuar!🤲

18/02/2026
Inaugurohet Musalja “Udha e Besimtarëve” në zonën e Ish Fushës së Aviacionit“Falënderimet i takojnë Allahut të Lartësuar...
18/02/2026

Inaugurohet Musalja “Udha e Besimtarëve” në zonën e Ish Fushës së Aviacionit

“Falënderimet i takojnë Allahut të Lartësuar, me begatinë e të Cilit realizohet çdo punë e mirë “

Në prag të muajit të bekuar të Ramazanit, Qendra Islame “Udha e Besimtarëve”, në bashkëpunim me Myftininë e Tiranës, inauguruan musalanë (faltoren) më të re në zonën e Ish Fushës së Aviacionit, pranë kompleksit “Garden Residence Turdiu” – një vatër e re drite, adhurimi dhe bashkimi për komunitetin.

Në këtë moment të veçantë morën pjesë Myftiu i Tiranës, Bilal Teqja, Drejtori i Qendrës Islame “Udha e Besimtarëve”, hoxhë Mirandi Shehaj, si dhe hoxhallarë, besimtarë e familjarë të zonës që e përjetuan me shumë emocion këtë hapje.

Programi u çel me ajete nga Kurani Famëlartë, të lexuara me përkushtim nga hafizi Eduart Shtrezi, duke i dhënë ceremonisë një atmosferë të mbushur me qetësi dhe përjetim shpirtëror.

Në fjalën e tij, Myftiu shprehu gëzimin për shtimin e një tjetër faltoreje në kryeqytet – një vend ku zemrat do të gjejnë prehje dhe shpirtrat do të forcohen në adhurim. Ndërsa hoxhë Mirandi Shehaj theksoi se kjo musalá nuk do të jetë vetëm një hapësirë faljeje, por një strehë shërbimi, këshillimi dhe afrimi për të gjithë banorët e zonës.

Imami i kësaj musalaje, hoxhë Dr. Behar Hyseni, i diplomuar për shkenca islame në vendet arabe, do të shërbejë për namazet e përditshme, xhumanë dhe namazin e Teravive, duke e gjallëruar këtë hapësirë me dije dhe përkushtim.

Të pranishmit falën së bashku namazin e drekës, në një atmosferë vëllazërie e dashurie, e më pas shkëmbyen urime për një Ramazan sa më të lehtë, të begatë dhe të pranuar.

Allahu e bëftë këtë musalá burim hajri, drite dhe udhëzimi për banorët e zonës dhe më gjerë! 🌙✨

17/02/2026
“Falënderimi i takon Allahut me mirësinë e të Cilit realizohen veprat e mira!” 🤲Ne kete prag Ramazani, Qendra Islame “Ud...
16/02/2026

“Falënderimi i takon Allahut me mirësinë e të Cilit realizohen veprat e mira!” 🤲

Ne kete prag Ramazani, Qendra Islame “Udha e Besimtarëve” ju fton me shumë kënaqësi të nderoni me pjesëmarrjen tuaj në ceremoninë e hapjes solemne të xhamisë së re 🕌 në fshatin Vilëz, Komuna Zallbastar - Tiranë, ditën e martë, datë 17 shkurt, ora 11.00.

Ejani të gëzojmë së bashku hapjen e një vatre të re besimi, adhurimi dhe edukimi për besimtarët e zonës si dhe për brezat e ardhshëm.

Prania juaj na nderon!

Xhamia Vilëz 🕌
25/11/2025

Xhamia Vilëz 🕌

Address

Ish “Fusha E Aviacionit”
Tirana

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Projektet, Udha e Besimtarëve posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share