14/10/2026
🌟 Për dy ditë me radhë, Sheshi i Pavarësisë në Podgoricë mirëpriti rreth 40 artizanë dhe prodhues lokalë nga zonat ndërkufitare të Shqipërisë dhe Malit të Zi. Punimet artizanale dhe produktet vendore u prezantuan para qytetarëve dhe vizitorëve, duke sjellë në një hapësirë të përbashkët traditat, kulturën dhe mjeshtërinë e komuniteteve të të dy vendeve.
✅ Përtej prezantimit të produkteve, panairi ishte një mundësi për artizanët dhe prodhuesit që të njiheshin, të shkëmbenin përvoja dhe të krijonin kontakte të reja.
👏 Pjesëmarrja e tyre në këtë panair vjen pas një procesi trajnimesh, vizitash dhe ushtrimesh praktike, të realizuara me mbështetjen e Bashkimit Evropian. Artizanët nga të dy vendet kanë zhvilluar më tej aftësitë e tyre në teknikat tradicionale të punimit, dizajn, përzgjedhjen e materialeve dhe përmirësimin e cilësisë së produkteve, duke ndërthurur mjeshtërinë e trashëguar me ide dhe teknika të reja moderne.
🎉 Kjo përvojë synon të mbështesë artizanët, veçanërisht gratë në këtë sektor, që të zhvillojnë aftësitë e tyre dhe të krijojnë më shumë mundësi për të ardhura dhe punësim.
🤝 Falënderojmë Agjencinë e Punësimit të Malit të Zi për mikpritjen, institucionet partnere, si dhe të gjithë artizanët dhe prodhuesit që u bënë pjesë e panairit dhe ndanë me vizitorët punën dhe pasurinë e traditave të komuniteteve të tyre.
ℹ️ Aktiviteti u zhvillua në kuadër të projektit “Nxitja e punësimit të denjë për të rinjtë dhe personat e papunë në zonën ndërkufitare të Malit të Zi dhe Shqipërisë”, financuar nga Bashkimi Evropian përmes Cross-border Cooperation Programme Montenegro - Albania dhe zbatuar nga , Agjencia e Punësimit e Malit të Zi dhe Agjencia Kombetare e Punesimit dhe Aftesive .
Evropska unija u Crnoj Gori
Evropska kuća
European Union in Albania
Zavod za zapošljavanje Crne Gore