Youthul Idealism

Youthul Idealism Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Youthul Idealism, Charitable organisation, Tirana.

Nisma“Youthful Idealism” eshte nje nisme nga studente shqiptare per promovimin e te rinjve shqiptare ne cdo fushe.Gjithashtu kjo nisme vendos ne pah ngjyrat kuq e zi duke mbeshtetur cdo sport apo nisme kombetare qe synon lartesimin e flamurit Shqiptar

“Mua edhe mund të më vrasin, por Gjuhën dhe Kombin Shqiptar nuk do të mund t’i vrasin kurrë!”12 korrik 1874, 148 vj...
21/07/2022

“Mua edhe mund të më vrasin, por Gjuhën dhe Kombin Shqiptar nuk do të mund t’i vrasin kurrë!”

12 korrik 1874, 148 vjet më parë lindi At Shtjefën Gjeçovi, veprimtar i palodhur i lëvizjes kombëtare, etnolog, arkeolog dhe shkrimtar, klerik françeskan, Mësues i rrallë i Popullit...:

“Giuha e nji komit s’kaa t’ndalun, as nuk mûnd t’ndâlet kurr”. “Sa mûnd t’mêndohet dielli pa dritë, aq mund t’mêndohet komi pa giuhë” ...“âsht nji gjâa sênd qi nuk mûnd t’blehet, nuk sh*tet e nuk ndrrohet; nji sênd âsht, qi do t’ruhet si nji gur i çmue, do t’ruhet si nji dhântii..."

Fragment i bukur........Ernest Koliqi✍️🦅....u shndërrova në bimë e në gur; jetova njëmijë jetë të ndryshme njerëzore. Nj...
18/07/2022

Fragment i bukur........Ernest Koliqi✍️

🦅....u shndërrova në bimë e në gur; jetova njëmijë jetë të ndryshme njerëzore. Njofta njëqind gëzime, njëmijë mjerime. Zemra m’u zmadhue për bind e u njëpërnjësue me një zemër të madhe, vigane, që rreh bujarisht tash trimijë e ma vjet. Kur syni im kthei me u kundrue në pasqyrë të ujit të huej, unë s’e njofta ma veten time: një mijë fytyra përmblidheshin në fytyrë time. Ishin ato të të parvet në të cilat gjatë mija vjetësh shkëlqei gjaku shqiptar.🇦🇱

"If languages are seas of emotions, cultures, particles of past, and glimpses of future, Albanian is an Ocean that narra...
17/07/2022

"If languages are seas of emotions, cultures, particles of past, and glimpses of future, Albanian is an Ocean that narrates a story with every word and phrase"

"Nëse gjuhët janë dete emocionesh, kulturash, grimca të së shkuarës dhe pamje të së ardhmes, shqipja është një oqean që rrëfen një histori me çdo fjalë dhe frazë"

15 KORRIK - Me 15 korrik 1915, nga malazezet vritet Çerçiz Topulli, i lindur me 20 shtator 1880 ne Gjirokaster, patriot ...
16/07/2022

15 KORRIK - Me 15 korrik 1915, nga malazezet vritet Çerçiz Topulli, i lindur me 20 shtator 1880 ne Gjirokaster, patriot dhe veprimtar aktiv ne mbrojtje te Shqiperise, para dhe pas pavaresise, i cili luftoj kunder forcave otomane dhe greke. Ai pushkatohet nga forcat malezeze ne Fushen e Shtoit, afer Shkodres.

" Jemi bijt e Skenderbeut dhe nuk jepemi por do luftojme deri ne oret e fundit se shqiptari di te vdes sipas zakonit me nder per atdhen." - Çerçiz Topulli

FAMILJET E NJOHURA SHQIPTARE NE BOTE,,,,Konti Giacomo Durazzo (Gjakomo Durresaku), diplomat Italo-Shqiptare (1717–1794),...
14/07/2022

FAMILJET E NJOHURA SHQIPTARE NE BOTE,,,,
Konti Giacomo Durazzo (Gjakomo Durresaku), diplomat Italo-Shqiptare (1717–1794), dhe njeri i artit, i lindur ne familjen me te famshme Gjenoveze. Vellau i tij ishte i famshmi Marcellino Durazzo.
Familja me origjinë shqiptare Durrsaku - Durazzo, të larguar në kohën e fillimit të dyndjeve osmane drejt Adriatikut në fundin e shekullit XIV (1387), kanë dhene 9 dozhë (presidentë të Republikës), dhjetëra senatorë, kardinal dhe peshkop të shumtë, por dhe shumë ambasador dhe konsuj të dërguar nga Republika e Gjenovës në kryeqytetet e Evropës.

Gjashtëmbëdhjetë ambasadorë Durazzo dhe shumë “inviato straordinario” do t’i gjejmë gjatë dy shekujve jo vetëm në Vatikan, Napoli apo Venecie, por së pari në metropolet e Evropës: në Paris, Madrid, Londër, Stamboll, Vjenë, Lisbonë e gjetkë.

Konti ne veshje gjyetaresh me te shoqen Ernestine Aloisia Ungnad von Weissenwolf i pikturuar nga Martin van Meytens te Riun.
Count Giacomo Durazzo (1717–1794) was an Italian-Albanian diplomat and man of the theatre. He was born into one of the most important aristocratic families in Genoa. His brother was the famous doge Marcellino Durazzo
Count Giacomo Durazzo (1717–1794) in hunting clothes, with his wife Ernestine Aloisia Ungnad von Weissenwolff. Painted by Martin van Meytens the Younger.

Më 13 Korrik 1878, përfundoi Kongresi i Berlinit dhe monarkët e Anglisë, Austro-Hungarisë, Gjermanisë, Rusisë, Francës, ...
13/07/2022

Më 13 Korrik 1878, përfundoi Kongresi i Berlinit dhe monarkët e Anglisë, Austro-Hungarisë, Gjermanisë, Rusisë, Francës, Italisë dhe Turqisë, nënshkruan Traktatin e Berlinit, që shënoi copëtimin e parë të trojeve shqiptare. Sipas tij, Malit të Zi, iu dha Tivari, Podgorica dhe Gucia, kurse Serbia u zgjerua në juglindje, duke u shtrirë në trojet etnike shqiptare. Askush nga pjesëmarrësit e Kongresit, nuk e parashtroi protestat e shqiptarëve kundër copëtimit dhe as nuk i përkrahu kërkesat për njohjen e autonomisë. Fuqitë e Mëdha, përkundrazi, e mohuan krejtësisht qënien e çështjes shqiptare. Vendimet antishqiptare të Traktatit të Berlinit, hasën në kundërshtimin e Lidhjes së Prizrenit dhe shkaktuan protesta të fuqishme në mbarë vendin.
Ndersa sot deshirojme te futemi ne bashkesine liberale te BE qe cso shtet i kesaj bashkesie ka qene kunder nje shteti autonom te bashkuar shqiptar.Popull fatzi dhe me politikan zemerzinj.

Albanian SS soldier skanderbeg division killing a serbian priest in the serbian Monastery of Decic.
13/07/2022

Albanian SS soldier skanderbeg division killing a serbian priest in the serbian Monastery of Decic.

FJALA E AT ANTON HARAPIT (ne shtator 43 si antar i rregjences-fragment)-“T’a krijojmë nji fuqi morale në Shqipni… lypet ...
09/07/2022

FJALA E AT ANTON HARAPIT (ne shtator 43 si antar i rregjences-fragment)-“T’a krijojmë nji fuqi morale në Shqipni… lypet t’a rindertojmë ndërgjegjen t’onë vehtjake dhe kolektive”. 2. “T’a krijojmë fuqinë shtetnore me nji mobilizim shpirtnor dhe trupuer, me nji dishiplinë të shtërngueshme dhe me nji organizim të vërtetë”. 3. “Të gjitha këto çohen në vend dhe plotësohen me nji fjalë dhe me nji vepër të vetme: të sakrifikohemi. Mjaft kemi sakrifikue të tjerët; sot t’i a nisim nga vehtja e jonë. Ju atdhetarë, qi levdoheni se bani vdekjen për Shqipní, të jeni të zotët të sakrifikoni pikëpamjet dhe pasjonet, rrymët dhe idét, oportunitetin dhe komoditetin vehtjak, po deshët t’i shpëtojmë rrezikut që na rrin mbi krye”
Members of the Albanian cabinet - from left to right: Fuat Dibra, Mihal Zallari, Mehdi Frashëri, Father Anton Harapi, Rexhep Mitrovica and Vehbi Frasheri

Takimi i parë i Nolit me Konicën..E kam takuar Konicën për herë të parë më 1909. Ishte diçka që nuk kam për ta harruar k...
09/07/2022

Takimi i parë i Nolit me Konicën..

E kam takuar Konicën për herë të parë më 1909. Ishte diçka që nuk kam për ta harruar kurrë. Më kishte shkruar nga Londra se do të vinte në Boston i veshur me kostum shqiptar.

Ideja ishte që të dilte fotografia e tij në gazetë dhe të shfrytëzohej rasti për të propaganduar çështjen kombëtare shqiptare, e cila ka qenë pasioni i gjithë jetës së tij. Unë mbeta i shtangur.

Si prift ortodoks i modës së vjetër, në atë kohë unë vetë mbaja një mjekër të gjatë të zezë, për të cilën më duhet të pranoj se nuk u pëlqente djemve të Bostonit. E merrja me mend se sa do të dëfreheshin ata djem po të më shihnin duke ecur me një burrë të veshur me fustanellën shqiptare. Ndonëse nuk kisha parë kurrë ndonjë fustanellë greke, një lloj fundi i balerinave. Unë isha i shkurtër e i bëshëm, Konica ishte i gjatë e i thatë, kështu që të dy do të dukeshim si Don Kishoti me Sanço Pançën të arratisur nga ndonjë cirk. Sa u habita këtë herë kur pashë se djemtë e Bostonit e harruan gjithçka lidhur me mjekrën time dhe thjesht zunë të shihnin Konicën me adhurim. Atëherë e kuptova se fustanella shqiptare nuk ishte fustanellë qesharake greke, por diçka që i ngjante kiltit të skocezëve dhe se i përshtatej shumë një burri të pashëm si Konica.

Në foto :

Në mes të gravurës qëndron Sibila Delfica - Hasgniana (Hasjanja), ku përfaqëson vendlindjen e Pjetër Bogdanit që mban li...
08/07/2022

Në mes të gravurës qëndron Sibila Delfica - Hasgniana (Hasjanja), ku përfaqëson vendlindjen e Pjetër Bogdanit që mban librin në dorë ku shkruan: Kendonj Bir’ e madh mbë/Qiellt të Lumit Atë (Këndoj Birin e madh në Qiell të Lumit At). Pastaj nga e majta nga lart duke rënë teposhtë vijnë këto sibila ku vetëm inicialisht jepet vendi i tyre : Cumea (Prizrenianja), Libisca (Shkodranja), Persica (Bulgarja), Elespontica (Serbja), Frigia (Shkupjanja), Tiburtina (Lezhjanja), Cumana (Serba), Samia (Zadrimorja), Eritrea ( Kosovarja). Ndryshe të njohura si hyjni shqiptare të paraqitura nga Pjetër Bogdani.

Me këtë flamur me shqiponjë ANDREA MUZAKA, në krye të luftëtarëve të tij, do të shkonte në BETEJEN e FUSHE KOSOVES më 13...
06/07/2022

Me këtë flamur me shqiponjë ANDREA MUZAKA, në krye të luftëtarëve të tij, do të shkonte në BETEJEN e FUSHE KOSOVES më 1389 kundër ushtrisë së Sulltan Murati të Parë.
Atje u vra edhe prijësi i sipërpërmendur i principatës së Muzakajve.
Lidhur me lashtësinë e flamurit shqiptar me shqiponjën dykrenare duhen përmendur edhe “Statutet e Shkodrës” të zbuluara kohët e fundit në bibliotekën e Muzeut Correr të Venecias. Këto “Statute” hedhin dritë edhe më shumë në lashtësinë e flamurit kombëtar shqiptar. Statutet e Shkodrës pasqyrojnë një lloj “kushtetute” për banorët e qytetit në shekullin e XIV - XV. Sipas studiuesve ato janë hartuar para vitit 1446. Po ajo që është e rëndësishme të theksojme është fakti se në një faqe të ilustruar të këtyre statuteve gjendet i pikturuar simboli kombëtar: “Shqiponja me dy krerë”

Address

Tirana
1001

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Youthul Idealism posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share