Rotary Club Tirana

Call Directions Website

Rotary Club Tirana Organizatë humanitare ndërkombëtare, themeluar në Chicago 1902.

Së bashku, ne shohim një botë ku njerëzit bashkohen & ndërmarrin veprime për të krijuar ndryshime të qëndrueshme - në të gjithë globin, në komunitetet tona & në veten tonë.

✨ Një diskutim mbi Shqipërinë Cashless 2030 ✨Një takim i veçantë i Rotary Club Tirana, me të ftuar Prof. Dr. Ardian Civi...
13/10/2026

✨ Një diskutim mbi Shqipërinë Cashless 2030 ✨

Një takim i veçantë i Rotary Club Tirana, me të ftuar Prof. Dr. Ardian Civici, i cili ndau me ne këndvështrime interesante mbi temën “Shqipëria Cashless 2030: Risqet dhe Përfitimet”.

Një temë sa aktuale, aq edhe e rëndësishme për të ardhmen e ekonomisë dhe shoqërisë sonë, që nxiti diskutime të vlefshme mbi mundësitë, sfidat dhe transformimin drejt një ekonomie gjithnjë e më pak të varur nga paraja fizike.

🙏 Falënderojmë Prof. Civicin për kontributin e tij dhe të gjithë anëtarët për pyetjet, idetë dhe energjinë që e bënë këtë takim një përvojë të pasur dhe frymëzuese.
Rotary Club Tirana – ku mendimi, përvoja dhe angazhimi bashkohen për të krijuar vlerë. ✨

🤝 Më të fortë së bashku. Më shumë ndikim përtej vetes.Takimi i anetareve te Rotary Club Tirana ishte një moment i veçant...
12/09/2026

🤝 Më të fortë së bashku. Më shumë ndikim përtej vetes.
Takimi i anetareve te Rotary Club Tirana ishte një moment i veçantë bashkimi, energjie pozitive dhe frymëzimi, me një objektiv të përbashkët: të bëjmë më shumë dhe më mirë për klubin dhe komunitetin tonë.
Gjatë takimit u diskutua mbi transparencën financiare të klubit, si dhe mbi programin e Vitit të Ri Rotarian, prioritetet, projektet dhe mënyrat e financimit të nismave që kemi përpara. Një proces ku kontributi dhe angazhimi i secilit prej nesh është i rëndësishëm, së bashku me mbështetjen e partnerëve dhe sponsorëve që ndajnë të njëjtin vizion.
Por përtej axhendës dhe diskutimeve, ajo që u ndje më fort ishte shpirti i klubit tonë: miqësia, besimi, bashkëpunimi dhe gatishmëria për të kontribuar.

Një mirënjohje e veçantë për Eglent Bicin, Chair of the Endowment Fund të District 2485 Albania-Kosovo, i cili këtë vit ka kontribuar me 10,000 USD në Endowment Fund. 👏
Eglenti ka zgjedhur të nisë nga vetja, duke dhënë një shembull të bukur të përkushtimit ndaj Rotary-t dhe parimit që na bashkon:
“Service Above Self.” 💙
Le ta ruajmë këtë energji dhe ta kthejmë në ide, projekte dhe veprime konkrete që sjellin ndryshim.
Together, we serve. Together, we make a difference. 🌍

12/09/2026

Kur përkushtimi nis nga vetja, trashëgimia që lëmë pas merr një tjetër dimension. Krenarë për anëtarin tonë Eglent Bici, i cili udhëheq me shembull si Chair i Endowment Fund! Kontributi i tij si Major Donor është një dëshmi e gjallë e parimit “Service Above Self” dhe një frymëzim për të gjithë ne në Distriktin 2485 Shqipëri & Kosovë.

I urojmë edhe 💯 anëtarit të nderit të Rotary Club Tirana, Profesor Përparim Kabo!
24/08/2026

I urojmë edhe 💯 anëtarit të nderit të Rotary Club Tirana, Profesor Përparim Kabo!

30/07/2026

Me pikëllim morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Elvis Karaj, Rotarian i përkushtuar në Tiranë dhe anëtar i çmuar i familjes tonë rotariane, Rotary Club Tirana West.

Përkushtimi i tij ndaj profesionit, komunitetit dhe vlerave të Rotary-t do të kujtohet me respekt nga të gjithë ata që patën mundësinë ta njihnin dhe të bashkëpunonin me të.

Në emër të Rotary District 2485, i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes Karaj, të afërmve, miqve dhe bashkërotarianëve të tij.

U prehtë në paqe.

Rotary District 2485

-----

We were saddened to learn of the passing of Elvis Karaj, a dedicated Rotarian in Tirana and a valued member of our Rotary family, Rotary Club Tirana West.

His dedication to his profession, the community, and the values of Rotary will be remembered with respect by all those who had the opportunity to know and work with him.

On behalf of Rotary District 2485, we extend our deepest condolences to the Karaj family, his relatives, friends, and fellow Rotarians.

May he rest in peace.

Rotary District 2485

🌟 NJË ARRITJE HISTORIKE PËR DISTRIKTIN ROTARY 2485 SHQIPËRI–KOSOVË━━━━━━━━━━━━━━━━━Rotary Club Tirana ka nderin të ndajë...
09/07/2026

🌟 NJË ARRITJE HISTORIKE PËR DISTRIKTIN ROTARY 2485 SHQIPËRI–KOSOVË
━━━━━━━━━━━━━━━━━
Rotary Club Tirana ka nderin të ndajë me familjen rotariane një lajm vërtet frymëzues:
Dr. Agron Abrashi është bërë anëtari i parë i Distriktit Rotary 2485 Shqipëri–Kosovë që pranohet në Arch Klumph Society — një nga vlerësimet më të larta filantropike të The Rotary Foundation.
Ky nder u akordohet vetëm individëve që kanë kontribuar me të paktën 250,000 USD për Fondacionin Rotary, duke mbështetur misionin e tij në ndërtimin e paqes, luftën kundër poliomielitit, arsimin, ujin e pastër, shëndetin, zhvillimin e komuniteteve dhe mbrojtjen e mjedisit.
✨ Kjo është një arritje historike për Distriktin tonë dhe një shembull frymëzues i përkushtimit ndaj idealit të Rotary: Service Above Self.
🙏 Rotary Club Tirana i shpreh Dr. Agron Abrash*t urimet dhe mirënjohjen më të sinqertë për këtë kontribut të jashtëzakonshëm.
🌍 Urojmë që ky moment të frymëzojë secilin prej nesh për të mbështetur misionin humanitar të The Rotary Foundation.
Service Above Self
━━━━━━━━━━━━━━━━━
Rotary Club Tirana · Distrikti 2485 Shqipëri–Kosovë

🇺🇸 250 Years of the United States of America 🇺🇸On this historic Fourth of July, Rotary Club Tirana — the first Rotary cl...
05/07/2026

🇺🇸 250 Years of the United States of America 🇺🇸
On this historic Fourth of July, Rotary Club Tirana — the first Rotary club chartered in Albania in 1992— joins the celebration of a milestone that belongs not only to America, but to all who believe in freedom and democracy.
Our official message of congratulations by our President is attached below. 👇
Happy 250th Independence Day to the American people and to our friends at the U.S. Embassy in Tirana! 🎆

04/07/2026

🌍💙 A Proud Moment for the Rotary Club of Trans Amadi! 💛🌍

Today, our hearts are filled with immense pride as we celebrate our very own, Rotarian Olayinka Hakeem Babalola(Yinka Babalola), on his assumption of office as President of Rotary International.

This remarkable achievement is not only a milestone for the Rotary Club of Trans Amadi but also a moment of pride for Nigeria, Africa, and the global Rotary family.

Your unwavering commitment to Service Above Self, your visionary leadership, and your passion for creating lasting impact have inspired countless lives. As you begin this historic journey, we are confident that Rotary will continue to grow stronger under your leadership, touching even more lives across the world.

Congratulations, President Olayinka Hakeem Babalola!

May your tenure be marked by wisdom, unity, innovation, and transformational service that leaves a lasting legacy for generations to come.

From all of us at the Rotary Club of Trans Amadi, we celebrate you, we support you, and we wish you a successful and impactful Rotary year.

💙 Congratulations, Mr. President!
💛 The world is ready for your leadership.

C🔨 Më 27 qershor, në një mbrëmje Gala, Rotary Club Tirana zhvilloi ceremoninë tradicionale të Ndërrimit të Çekiçit, mome...
01/07/2026

C🔨 Më 27 qershor, në një mbrëmje Gala, Rotary Club Tirana zhvilloi ceremoninë tradicionale të Ndërrimit të Çekiçit, momenti simbolik që shënon kalimin e lidershipit dhe vazhdimësinë e misionit rotarian.

Pas një viti të suksesshëm nën drejtimin e Presidentit në largim, Rozan Osmani , stafetën e mori Presidentja e re, Enkeleida Pulaj, e cila do të udhëheqë Rotary Club Tirana gjatë vitit rotarian 2026–2027.

Ky vit do të udhëhiqet nga tema e Rotary International: "Create Lasting Impact" – "Krijojmë Ndikim të Qëndrueshëm", një frymëzim që do të përshtatet dhe zbatohet në projektet dhe iniciativat e klubit tonë në shërbim të komunitetit.

Falënderojmë me mirënjohje Presidentin Rozan Osmani për përkushtimin, vizionin dhe kontributin e tij gjatë mandatit që përfundoi, ndërsa Presidentes Enkeleida Pulaj i urojmë suksese, energji dhe një vit të mbushur me projekte me ndikim, bashkëpunim dhe shërbim.
Së bashku, vazhdojmë të krijojmë një ndikim të qëndrueshëm në komunitetin tonë.




Rotary Club Tirana pati kënaqësinë të jetë pjesë aktive e Konferencës së 2-të të Distriktit 2485 Shqipëri–Kosovë, me tem...
28/06/2026

Rotary Club Tirana pati kënaqësinë të jetë pjesë aktive e Konferencës së 2-të të Distriktit 2485 Shqipëri–Kosovë, me temën: “Si teknologjia dhe inovacioni po formësojnë komunitetet tona”.
Ky aktivitet mblodhi liderë, ekspertë dhe profesionistë nga fusha të ndryshme për të diskutuar mbi ndikimin e inteligjencës artificiale, teknologjisë dhe inovacionit në ekonomi, bankë, mjekësi, komunikim dhe zhvillimin e komuniteteve tona.
Anëtarët e Rotary Club Tirana kontribuan aktivisht në sesione dhe panele diskutimi, duke ndarë përvoja dhe ide për një të ardhme më të qëndrueshme dhe më inovative.
Një moment i veçantë i konferencës ishte ndarja e certifikatave të mirënjohjes, si dhe pritja e anëtarëve të rinj në familjen Rotary, duke forcuar më tej misionin tonë për shërbim, lidership dhe ndikim pozitiv në komunitet. Gjithashtu, moment i vecante ishte dhe ndarja e cmimeve per konkursin e piktures per nxenesit e shkolles "At Zef Pellumbi."

Një nga momentet më domethënëse të mbremjes gala ishte ceremonia e kalimit të lidershipit të Distriktit 2485. Pas një viti të suksesshëm në drejtimin e Distriktit, Guvernatori Arben Dushi ia dorëzoi zyrtarisht stafetën Guvernatores së re, Florentina Dushi, duke shënuar fillimin e një kapitulli të ri për Rotary në Shqipëri dhe Kosovë. Me mirënjohje për punën dhe përkushtimin e Guvernatorit në largim dhe me besim tek vizioni i Guvernatores së re, Rotarianët mirëpritën këtë tranzicion në frymën e vazhdimësisë, miqësisë dhe shërbimit.

🙏 Falenderojmë Distriktin 2485, organizatorët dhe të gjithë pjesëmarrësit për energjinë, bashkëpunimin dhe frymën Rotary që e bënë këtë konferencë një sukses të vërtetë.

Address

Hotel Rogner/Tirana
Tirana
1000

Opening Hours

18:00 - 19:00

Telephone

+355684788185

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Rotary Club Tirana posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share