Agjencia Kombëtare e Rinisë AKR

Directions Website Contact the organization

Agjencia Kombëtare e Rinisë AKR AKR zbaton politikat rinore dhe siguron mbështetjen dhe përfshirjen e rinisë në çdo fushë sociale

Misioni i Agjencisë Kombëtare të Rinisë është garantimi i mbrojtjes dhe i promovimit të të drejtave të të rinjve, nëpërmjet mbështetjes për edukim joformal, ndërveprimit e aktivizimit të rinisë dhe financimit të veprimtarive rinore, në zbatim të politikave shtetërore në fushën e rinisë.

📢 Zëri Yt, Këshilli Yt!Si mund të kthehen idetë e të rinjve në ndryshime konkrete në komunitetet e tyre?Përmes projektit...
22/10/2026

📢 Zëri Yt, Këshilli Yt!

Si mund të kthehen idetë e të rinjve në ndryshime konkrete në komunitetet e tyre?

Përmes projektit “Zëri Yt, Këshilli Yt”, synojmë të fuqizojmë të rinjtë me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të marrë pjesë aktivisht në zhvillimin vendor, për të ndikuar në vendimmarrje dhe për të bashkëpunuar në krijimin e nismave që sjellin ndryshim.

📍 Do të jemi në Kukës, më 26-27 tetor 2026!

Trajnimi dy-ditor do të mbledhë anëtarët të Këshillave Vendorë Rinorë të Qarkut Kukës, organizatave të shoqërisë civile dhe aktorë të tjerë të përfshirë në proceset rinore, për të ndarë njohuri, zhvilluar aftësi praktike dhe eksploruar mënyra të reja për angazhimin e të rinjve në nivel vendor.

📅 Trajnimet do të vijojnë dhe në 10 qarqet e tjera të Shqipërisë deri në Dhjetor 2026.

🙌 Dëshiron të bëhesh pjesë? Regjistrohu përmes Google Form në linkun në bio dhe apliko për t’iu bashkuar trajnimeve në qarkun tënd!

Të gjitha kostot e trajnimit mbulohen nga projekti i financuar nga Bashkimi Evropian.

🌍 Të rinjtë në veprim për komunitete më gjithëpërfshirëse! 🤝Gjatë muajit shtator, në Kuçovë, 25 të rinj u bënë pjesë e n...
21/10/2026

🌍 Të rinjtë në veprim për komunitete më gjithëpërfshirëse! 🤝

Gjatë muajit shtator, në Kuçovë, 25 të rinj u bënë pjesë e një aktiviteti trajnues të organizuar në bashkëpunim me Bashkinë Kuçovë dhe grupin joformal “Muzat Rinore”.

Përmes diskutimeve dhe aktiviteteve ndërvepruese, të rinjtë shkëmbyen ide dhe përvoja mbi rëndësinë e dialogut, bashkëpunimit, respektimit të diversitetit dhe pjesëmarrjes aktive në jetën e komunitetit.

Aktiviteti synoi të fuqizojë rolin e të rinjve si aktorë të ndryshimit pozitiv, duke nxitur angazhimin e tyre në ndërtimin e komuniteteve më të sigurta, gjithëpërfshirëse.

Ky aktivitet mbështetet nga iniciativa rajonale e Kombeve të Bashkuara “Të rinjtë për Përfshirje, Barazi dhe Besim”, e financuar nga Fondi për Paqen i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së.

Për Dialogun, Përgjegjësinë Qytetare dhe Angazhimin e të Rinjve 🇦🇱🇪🇺❤️
18/10/2026

Për Dialogun, Përgjegjësinë Qytetare dhe
Angazhimin e të Rinjve 🇦🇱🇪🇺❤️

📢 Zëri Yt, Këshilli Yt!Si mund të kthehen idetë e të rinjve në ndryshime konkrete në komunitetet e tyre?Përmes projektit...
14/10/2026

📢 Zëri Yt, Këshilli Yt!

Si mund të kthehen idetë e të rinjve në ndryshime konkrete në komunitetet e tyre?

Përmes projektit “Zëri Yt, Këshilli Yt”, synojmë të fuqizojmë të rinjtë me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të marrë pjesë aktivisht në zhvillimin vendor, për të ndikuar në vendimmarrje dhe për të bashkëpunuar në krijimin e nismave që sjellin ndryshim.

📍 Do të jemi në Kukës, më 15–16 tetor 2026!

Trajnimi dy-ditor do të mbledhë anëtarët të Këshillave Vendorë Rinorë të Qarkut Kukës, organizatave të shoqërisë civile dhe aktorë të tjerë të përfshirë në proceset rinore, për të ndarë njohuri, zhvilluar aftësi praktike dhe eksploruar mënyra të reja për angazhimin e të rinjve në nivel vendor.

📅 Trajnimet do të vijojnë dhe në 10 qarqet e tjera të Shqipërisë deri në Dhjetor 2026.

🙌 Dëshiron të bëhesh pjesë? Regjistrohu përmes Google Form në linkun në bio dhe apliko për t’iu bashkuar trajnimeve në qarkun tënd!

Të gjitha kostot e trajnimit mbulohen nga projekti i financuar nga Bashkimi Evropian.

👋 Njihuni me Këshillin Vendor Rinorë të Shkodrës!Përfaqësuesit e Këshillit Vendor Rinorë të Shkodrës iu bashkuan trajnim...
14/10/2026

👋 Njihuni me Këshillin Vendor Rinorë të Shkodrës!

Përfaqësuesit e Këshillit Vendor Rinorë të Shkodrës iu bashkuan trajnimit të zhvilluar më 12–13 tetor, duke kontribuar në shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e kapaciteteve për një pjesëmarrje më aktive të të rinjve në vendimmarrje.

Përmes dialogut, bashkëpunimit dhe angazhimit qytetar, synojmë të fuqizojmë këshillat rinorë dhe të krijojmë më shumë hapësira ku zëri i të rinjve dëgjohet dhe merr vlerën që meriton. 💬🤝

📣

10 Tetor - Dita Botërore e Shëndetit MendorShëndeti mendor i të rinjve është një prioritet që kërkon bashkëpunim, angazh...
10/10/2026

10 Tetor - Dita Botërore e Shëndetit Mendor

Shëndeti mendor i të rinjve është një prioritet që kërkon bashkëpunim, angazhim dhe veprim konkret!
Në kuadër të projektit HARMONY, Agjencia Kombëtare e Rinisë mori pjesë në takimin e tretë transnacional në Vilnius, Lituani, së bashku me partnerët evropianë. Në bashkëpunim me United Right Foundation, prezantuam praktika të mira të autoriteteve publike për promovimin dhe mbrojtjen e shëndetit mendor të të rinjve.

Gjatë tri ditëve, aktivitetet u përqendruan në:
• Ecurinë e projektit HARMONY, prioritetet për semestrin e radhës dhe planin e propozuar të veprimit.
• Vizitën në Byronë e Shëndetit Publik të Vilniusit, ku u shkëmbyen praktika dhe përvoja mbi promovimin e shëndetit mendor, menaxhimin e stresit dhe qëndrueshmërinë psikologjike.
• Vizitë në Qendrën Republikane për Çrregullimet e Varësisë, për njohjen nga afër të praktikave të trajtimit ambulator të varësive te fëmijët dhe adoleshentët.
• Shkëmbimin e përvojave në shkollën “Antakalnis”, me fokus parandalimin e përdorimit problematik të rrjeteve sociale dhe të dhunës.

Në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor, le të kujtojmë se kujdesi për shëndetin mendor është po aq i rëndësishëm sa kujdesi për shëndetin fizik. Të dëgjojmë pa paragjykim, të mbështesim njëri-tjetrin dhe të krijojmë më shumë hapësira ku çdo i ri ndihet i sigurt, i vlerësuar dhe i kuptuar!

📢 Çoje zërin tënd në Parlamentin Evropian! 🇪🇺Organizatat dhe grupet rinore në Shqipëri 🇦🇱 kanë mundësinë të organizojnë ...
09/10/2026

📢 Çoje zërin tënd në Parlamentin Evropian! 🇪🇺

Organizatat dhe grupet rinore në Shqipëri 🇦🇱 kanë mundësinë të organizojnë aktivitetet e tyre në kuadër të Takimit Rinor Evropian (EYE 2027), që do të zhvillohet më 18–19 qershor 2027 në Strasburg.

Një mundësi për të ndarë ide, për të sjellë perspektivën e të rinjve shqiptarë dhe për t’u bërë pjesë e diskutimeve mbi të ardhmen e Evropës. 🌍

🗓️ Afati i aplikimit: 16 tetor 2026

🔗 Zbulo kriteret dhe mënyrën e aplikimit te link-u në bio!

📢 Zëri Yt, Këshilli Yt!Si mund të kthehen idetë e të rinjve në ndryshime konkrete në komunitetet e tyre?Përmes projektit...
09/10/2026

📢 Zëri Yt, Këshilli Yt!

Si mund të kthehen idetë e të rinjve në ndryshime konkrete në komunitetet e tyre?

Përmes projektit “Zëri Yt, Këshilli Yt”, synojmë të fuqizojmë të rinjtë me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të marrë pjesë aktivisht në zhvillimin vendor, për të ndikuar në vendimmarrje dhe për të bashkëpunuar në krijimin e nismave që sjellin ndryshim.

📍 Nisim në Shkodër, më 12–13 tetor 2026!

Trajnimi i par dy-ditor do të mbledhë anëtarët të Këshillave Vendorë Rinorë të Qarkut Shkodër, organizatave të shoqërisë civile dhe aktorë të tjerë të përfshirë në proceset rinore, për të ndarë njohuri, zhvilluar aftësi praktike dhe eksploruar mënyra të reja për angazhimin e të rinjve në nivel vendor.

📅 Trajnimet do të vijojnë dhe në 11 qarqet e tjera të Shqipërisë deri në Dhjetor 2026.

🙌 Dëshiron të bëhesh pjesë? Regjistrohu përmes Google Form në linkun në bio dhe apliko për t’iu bashkuar trajnimeve në qarkun tënd!

Të gjitha kostot e trajnimit mbulohen nga projekti i financuar nga Bashkimi Evropian.

📢 Zëri Yt, Këshilli Yt!Si mund të kthehen idetë e të rinjve në ndryshime konkrete në komunitetet e tyre?Përmes projektit...
09/10/2026

📢 Zëri Yt, Këshilli Yt!

Si mund të kthehen idetë e të rinjve në ndryshime konkrete në komunitetet e tyre?

Përmes projektit “Zëri Yt, Këshilli Yt”, synojmë të fuqizojmë të rinjtë me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të marrë pjesë aktivisht në zhvillimin vendor, për të ndikuar në vendimmarrje dhe për të bashkëpunuar në krijimin e nismave që sjellin ndryshim.

📍 Nisim në Shkodër, më 12–13 tetor 2026!

Trajnimi i par dy-ditor do të mbledhë anëtarët të Këshillave Vendorë Rinorë të Qarkut Shkodër, organizatave të shoqërisë civile dhe aktorë të tjerë të përfshirë në proceset rinore, për të ndarë njohuri, zhvilluar aftësi praktike dhe eksploruar mënyra të reja për angazhimin e të rinjve në nivel vendor.

📅 Trajnimet do të vijojnë dhe në 11 qarqet e tjera të Shqipërisë deri në Dhjetor 2026.

🙌 Dëshiron të bëhesh pjesë? Regjistrohu përmes Google Form në linkun në bio dhe apliko për t’iu bashkuar trajnimeve në qarkun tënd!

Të gjitha kostot e trajnimit mbulohen nga projekti i financuar nga Bashkimi Evropian.

“Takim me Studentë Shqiptarë në New York” 🇦🇱🇺🇸Znj. Sara Bodo, Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Rinisë...
08/10/2026

“Takim me Studentë Shqiptarë në New York” 🇦🇱🇺🇸

Znj. Sara Bodo, Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Rinisë, ishte paneliste në “Albanian-American Student Summit 2026”, në Fordham University – The Great Hall.

Studentë shqiptarë nga New York, New Jersey, Connecticut dhe më gjerë u bashkuan për të ndarë ide, eksperienca dhe mundësi, si dhe për të krijuar lidhje të reja.

Znj. Bodo foli për rolin e të rinjve, rëndësinë e ruajtjes dhe forcimit të lidhjeve me Shqipërinë, si dhe mundësitë që ofrohen për të rinjtë brenda dhe jashtë vendit.

Diaspora shqiptare përfaqëson një urë të rëndësishme lidhëse me Shqipërinë, ndërsa të rinjtë e saj sjellin perspektiva, eksperienca dhe mundësi të reja.

Një falenderim i përzemërt organizatorëve të Albanian-American Student Summit 2026, për mikpritjen dhe për këtë hapësirë të rëndësishme bashkëbisedimi.

Address

Rruga “Naim Frashëri”, Nr. 37
Tirana
1023

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:30
Tuesday 08:00 - 16:30
Wednesday 08:00 - 16:30
Thursday 08:00 - 16:30
Friday 08:00 - 14:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Agjencia Kombëtare e Rinisë AKR posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Agjencia Kombëtare e Rinisë AKR:

Shortcuts

Share