23/01/2026
🟥 Gjykata “harron” që në Shqipëri ka Shërbim Përmbarimor Gjyqësor Privat
👉 Më 11 Gusht 2025, ditë e nxehtë vere, Gjykata jep një vendim të drejtë.✍️
📌 Policia ushtarake e Ministrisë së Mbrojtjes, e kthyer në “Polici Përmbarimore”, pasi ekzekutoi vënien në posedim të disa ambienteve/godina ku punonte një grup i njohur mediatik, tashmë detyrohej të shihte se si do ekzekutohej ligjërisht një vendim gjykate.
Vendimi detyronte “sulmuesit” e godinave të dorëzonin sendet dhe pajisjet e gazetarëve, që ata i kishin sekuestruar padrejtësisht. Veprim që do kryhej me shërbim përmbarimor.
👉 Por përmbarimi duhej të ishte vetëm shtetëror!!🤔
Gjykata harroi që Urdhri i ekzekutimit në Shqipëri, vihet në ekzekutim nga shërbimi përmbarimor gjyqësor, shtetëror ose privat, me anë të përmbaruesit gjyqësor, në bazë të kërkesës së kreditorit.
Në Gushtin e nxehtë, Gjykata vendosi që Ministri i Mbrojtjes të “ekzekutohej” nga Ministri i Drejtësisë.
Më datë 09.01.2026, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi për ngritjen në detyrë të znj. Alma Kodraliu, si gjyqtare në GJKKO. Suksese për znj. Kodraliu!
👉 Por vëmendje për KLGJ dhe Shkollën e Magjistraturës që t’i orientojë dhe trajnojë gjyqtarët se, Shërbimi përmbarimor gjyqësor privat në Shqipëri funksionon, është në efikasitet të plotë dhe, punon si në dimër ashtu dhe për verë!🌞