05/08/2026
Me Caritas Österreich dhe Caritas St. Pölten & NÖ-West ndajmë prej më shumë se 18 vitesh të njëjtin vizion: një komunitet më të fortë, më gjithëpërfshirës dhe me më shumë mundësi për të gjithë.
Këto ditë patëm kënaqësinë të mirëpresim në Pukë delegacionin e Caritas në një vizitë monitorimi, për të parë nga afër rezultatet e këtij partneriteti dhe ndikimin e tij në jetën e komunitetit. Vizita përfshiu aktivitetet e Qendrës Komunitare, takime me familjet përfituese, bashkëpunimin me Bashkia Pukë-Faqja Zyrtare dhe institucionet vendore, si dhe shërbimet që ofrohen çdo ditë për njerëzit më në nevojë.
Një moment i veçantë ishte takimi me mbi 80 fëmijët pjesëmarrës në Kampin Veror, të cilët mbushën sheshin e qytetit me energjinë dhe buzëqeshjet e tyre. Delegacioni vizitoi gjithashtu Qendrën e Turizmit dhe Zhvillimit Rural, ku të rinjtë kishin përgatitur gatime tradicionale për të promovuar mikpritjen dhe traditat pukjane, mori pjesë në mbledhjen e Komitetit Drejtues të Mekanizmit të Bashkërenduar të Referimit, vizitoi ambientet e kurseve të formimit profesional së bashku me Drejtorinë Rajonale të Punësimit Pukë, si dhe disa nga familjet që mbështeten në mënyrë të vazhdueshme nga Qendra.
Vizita ishte një mundësi për të ndarë rezultatet e punës sonë, për të dëgjuar nevojat e komunitetit dhe për të forcuar edhe më tej një partneritet që prej vitesh po sjell ndryshime konkrete në jetën e shumë familjeve në Pukë.
🙏 Faleminderit Caritas Austria, Caritas St. Pölten dhe Bashkisë Pukë për besimin, mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm. Së bashku vazhdojmë të ndërtojmë mundësi, shpresë dhe zhvillim për komunitetin tonë. 💚