23/10/2026
Për ne, kujdesi për trashëgiminë nuk mbaron te historia. Shtrihet edhe te natyra që na rrethon dhe te brezat që vijnë pas nesh.
Muzeu Besa lind brenda mureve të ish-Rezidencës së Toptanasve/Libohovitëve, të cilave u japim jetë të dytë.
Zgjidhjet me efikasitet energjetik, përdorimi i kujdesshëm i burimeve dhe praktikat miqësore me natyrën janë pjesë e çdo hapi, që nga ndërtimi deri te funksionimi i përditshëm.