24/06/2026
Një derë e re mundësish është tashmë e hapur!
Falë mbështetjes së dhuruesve në Smile.al, në kuadër të projektit “Edukim dhe punësim për të tejkaluar varfërinë dhe stigmatizimin-Krijimi i Akademisë Profesionale për të Rinjtë Romë”, është krijuar platforma online e Akademisë Profesionale për të Rinjtë Romë.
Kjo platformë është më shumë se një faqe interneti – është një urë lidhëse mes potencialit të të rinjve dhe mundësive që i presin. Një hapësirë ku të rinjtë mund të informohen, të zhvillojnë aftësitë e tyre, të krijojnë lidhje të reja dhe të afrohen më shumë me tregun e punës dhe sipërmarrjen.
Çdo mundësi që do të krijohet përmes saj mban brenda solidaritetin e dhjetëra qytetarëve që zgjodhën të dhurojnë përmes Smile.al.
Faleminderit që u bëtë pjesë e këtij ndryshimi!
Për më tepër: 🌐 https://akademia.irca.al/