03/06/2026
📚👧👦 1 Qershori – Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve në Shkollën "Murat Toptani" 👧👦📚
Në kuadër të projektit “Siguria e Para: Mbrojmë komunitetin tonë shkollor”, u zhvilluan sesione edukative dhe ndërgjegjësuese me nxënësit e Shkollës 9-vjeçare "Murat Toptani", duke shënuar njëkohësisht edhe atmosferën e veçantë të 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve.
Gjatë takimeve, nxënësit u përfshinë në diskutime interaktive mbi sigurinë në mjediset shkollore, parandalimin e bullizmit, përdorimin e sigurt të internetit dhe rëndësinë e respektit e bashkëpunimit mes bashkëmoshatarëve. Përmes aktiviteteve të përshtatura për moshën e tyre, fëmijët patën mundësi të shprehin mendimet, shqetësimet dhe idetë e tyre për krijimin e një mjedisi më të sigurt dhe më miqësor në shkollë.
Këto aktivitete synojnë të fuqizojnë fëmijët me njohuri dhe aftësi praktike për të identifikuar rreziqet, për të kërkuar ndihmë kur është e nevojshme dhe për të kontribuar aktivisht në ndërtimin e një komuniteti shkollor të sigurt për të gjithë.
Projekti “Siguria e Para: Mbrojmë komunitetin tonë shkollor” zbatohet nga Assist Albania Center me mbështetjen e Programit të Qeverisë Suedeze “Forcimi i Policimit në Komunitet në Shqipëri ”.
⚠️, , , ,
Toether, we build safer schools and stronger communities. 💙🏫✨