Baritorja katolike për të Burgosurit Tiranë - Durrës

Baritorja katolike për të Burgosurit Tiranë - Durrës Këtu do të gjeni informacionet për aktivitetet me të burgosurit e dioqezës Tiranë Durrës.

Ka kaluar ca kohë që kur ndodhem në burg, i mbyllur këtu në pritje të gjykimit për një krim për të cilin më akuzojnë, po...
18/07/2026

Ka kaluar ca kohë që kur ndodhem në burg, i mbyllur këtu në pritje të gjykimit për një krim për të cilin më akuzojnë, por që nuk e kam bërë. Më vjen keq për atë që u ka ndodhur të tjerëve, por nuk kam qenë unë; thjesht u ndodha në vendin e gabuar, në momentin e gabuar. Pas arrestimit më sollën këtu.
Dritarja e dhomës sime është e vogël dhe e lartë: shoh vetëm një copëz qielli. E megjithatë, e quaj veten fatlum që mund të dalloj qoftë edhe atë pak hapësirë të kaltër.
Pa celularin me vete, kam filluar të ndërgjegjësohem për kohën që kalon dhe i jam kushtuar shumë dialogut me shokët e dhomës. Kam dëgjuar historitë e tyre, frikërat dhe ankthet e tyre; kam njohur fëmijët, gratë dhe prindërit e tyre. Sigurisht, jo nga afër, por përmes rrëfimeve të tyre; dhe ata, në të njëjtën mënyrë, kanë njohur historinë dhe jetën time. Kam pasur mundësinë të njoh më mirë edhe veten time: duke u rrëfyer tek ata dhe duke dëgjuar jetët e tyre, zbulova pjesë të vetes që nuk i njihja ose që i kisha mbajtur të fshehura prej vitesh. Shpesh zgjohem herët. Duke mos pasur shumë aktivitet fizik, gjumi është i pakët, dhe atëherë filloj të dëgjoj zhurmat që vijnë nga jashtë. Ka disa zogj që këndojnë pranë një shtëpie që sigurisht ka kopsht; janë shumë zogj dhe këndojnë edhe gjatë natës. Dëgjoj makinat që kalojnë, boritë, motorët e dërgesave që shkojnë e vijnë. Këtu brenda kam mësuar t'u kushtoj vëmendje zhurmave dhe aromave, gjë që jashtë nuk e bëja kurrë. Po, është e vërtetë, ndodhem këtu padrejtësisht, por në këtë padrejtësi kam gjetur kohën për të parë brenda vetes. Kam pasur kohë të reflektoj mbi atë që kam bërë të bukur dhe të mirë në jetë, por edhe mbi gabimet; mbi çdo herë që kam lënë pas dore detyrat e mia ndaj nënës, babait, gruas dhe fëmijëve të mi. Sa net kam kaluar jashtë me miqtë, në vend që t'i kaloja me fëmijët e mi! Sa zemërim kam shfryrë mbi gruan time, i ndikuar nga ankesat e miqve të mi në bar për gratë e tyre. Gruaja ime nuk ishte si gratë e tyre, historitë e tyre nuk ishin të mijat, por unë ndikohesha lehtësisht. Sa faj i kam bërë atyre dhe sa faj kam kundrejtë Zotit, që nuk u ndala kurrë për të çmuar bukurinë që Ai më kishte dhuruar. E kaloja kohën duke u ankuar për atë që nuk kisha, pa falënderuar kurrë për atë që më dhuronte çdo ditë: shëndetin, jetën, të mirën, familjen time. Po, tani jam këtu, dhe ndonëse është e padrejtë, e falënderoj Zotin sepse në këtë kohë pata mundësinë të shoh atë që është e drejtë dhe e bukur. Përmes kësaj bukurie dhe këtyre syve të rinj po rilind në një vend që nuk e kam zgjedhur, por kjo është rilindja ime. Ruajtja e këtij rrugëtimi më bën një njeri ndoshta jo më të mirë se të tjerët, por sigurisht më të vëmendshëm ndaj jetës dhe minutave që kalojnë. Kështu, përpiqem t'u dhuroj diçka të mirë shokëve të mi të dhomës dhe atyre të katit, dhe t'u drejtoj një fjalë të ngrohtë policëve, agjenteve dhe kuzhinierëve që na shërbejnë. Faleminderit Zot, sepse Ti bëhesh i ndjeshëm dhe Ti gjendesh edhe në ato vende ku nuk do të kisha menduar kurrë të të takoja.

Baritoria për të Burgosurit humbi një vullnetare shumë të dashur. Lutemi për shpirtin e saj dhe për shpirtin e të gjithë...
22/06/2026

Baritoria për të Burgosurit humbi një vullnetare shumë të dashur. Lutemi për shpirtin e saj dhe për shpirtin e të gjithë bamirësve që kanë kaluar në amshim. Zoti, i pasur në mëshirë, u dhuroftë pushimin e pasosur dhe drita e amshuar i ndriçoftë. U prehshin në paqen e Krishtit. Amen.

06/06/2026
Një nga kujdeset baritore më të bukura dhe më domethënëse të Imzot Arjan Dodajt është padyshim afërsia me vëllezërit dhe...
15/05/2026

Një nga kujdeset baritore më të bukura dhe më domethënëse të Imzot Arjan Dodajt është padyshim afërsia me vëllezërit dhe motrat e burgosur. Edhe në ditën e Zojës së Fatimës, pavarësisht angazhimeve të shumta pastorale që sjell drejtimi i Arqidioqezës Tiranë-Durrës, Arqipeshkvi dëshiroi të kremtojë Meshën e Shenjtë në burgun e Fushë-Krujës, duke u sjellë të burgosurve fjalë ngushëllimi, shprese dhe afërsie atërore. Është gjithmonë gëzim i madh të shohësh se si, sa herë që kërkohet kremtimi i Meshës në burgje, Imzot Dodaj gjen kohën për të qenë pranë tyre, atyre që jetojnë dhimbjen e privimit të lirisë. Prania e tij është një shenjë konkrete e kujdesit për dinjitetin njerëzor dhe për të drejtat themelore të çdo personi. Shumë të burgosur, pas këtyre takimeve, pyesin shpesh: “Kur do të vijë përsëri Ipeshkvi për të na vizituar?”. Një pyetje e thjeshtë, por që dëshmon se sa shumë ngushëllim dhe shpresë lë prania e tij në zemrat e tyre. Falënderojmë Imzot Dodajn për kujdesin e tij atëror, të përzemërt dhe plot mëshirë ndaj të gjithë atyre që vuajnë dhe që presin një fjalë feje, afërsie dhe shprese.

05/04/2026
27/02/2026

Address

Tirana

Opening Hours

Monday 09:00 - 12:00
Tuesday 09:00 - 12:00
Wednesday 09:00 - 12:00
Thursday 09:00 - 12:00
Friday 09:00 - 16:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Baritorja katolike për të Burgosurit Tiranë - Durrës posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share