23/10/2026
SHOQNIA “TIRONA AUTOKTONE”
ME DHE PËR STUDENTËT! 🇦🇱
Shoqnia “Tirona Autoktone” shpreh solidaritetin e saj të plotë me studentët dhe të rinjtë që ngrenë zërin për të drejtat, dinjitetin dhe të ardhmen e tyre.
Studentët janë e ardhmja e këtij vendi, dhe zëri i tyre meriton të dëgjohet, të respektohet e jo të dhunohet!
Në bordin drejtues të Shoqnisë sonë janë edhe dy pedagogë të nderuar, Prof. Asoc. Dr. Flavia Kaba dhe Dr. Niuton Mulleti, të cilët, përtej misionit akademik, ndajnë bindjen se mbështetja e studentëve është një përgjegjësi njerëzore, qytetare dhe morale.
Dëshirojmë të theksojmë se Shoqnia “Tirona Autoktone” është dhe mbetet APARTIAKE! Qëndrimi ynë nuk ka asnjë qëllim politik apo partiak dhe nuk synon t’i shërbejë asnjë force politike.
Ne nuk mbështesim parti, mbështesim parime! Nuk mbrojmë interesa politike, mbrojmë dinjitetin njerëzor!
Jemi kundër çdo forme dhune dhe në mbështetje të protestës paqësore, të lirisë së shprehjes dhe të së drejtës së studentëve për t’u dëgjuar.
Sepse studentët nuk janë të askujt politikisht, por janë përgjegjësi e të gjithëve ne si shoqëri!
ME DHE PËR STUDENTËT! 🤍💙
Bordi Drejtues
Shoqnia “Tirona Autoktone”